Mantisi, helmi dhe Vemja

Mantisi, helmi dhe vemja e fluturës monarkë

Pjesa më e madhe e njerzve nuk i shikojnë dot me sy të brendshmet e gjallesave të tjera, me të cilat ushqihemi normalisht. Kjo kryesisht për shkaqe “stomaku”. Interesante është se nuk jami të vetmmit që heqim apo largojmë të përbrendshmet e kafshëve që hamë. Të paktën edhe një gjuetar tjetër bën të njëjtën gjë, por supozohet për arsye kret të tjera. Gjuetari në fjalë është mantisi kinez (një lloj insekti, me pamje tepër të veçantë) që, si me thënë, ka pushtuar edhe Amerikën që nga viti 1896.

Mantisi kinez është ndër gjuetarët e paktë që mund të ushqehet me vemjet e fluturave monarkë (Danaus plexippus), që kujtojë është një insekt teër i nohur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës aq sa në shumë prej tyre është edhe “flutur” apo “insekt nacional”.

Majtas, mantisi duke ngrënë një vemje. Djathtas lartë, flutura monarkë; djathtas poshtë, vemja e fluturës monarkë.

Majtas, mantisi duke ngrënë një vemje. Djathtas lartë, flutura monarkë; djathtas poshtë, vemja e fluturës monarkë.

Vemjet e fluturave monarkë janë mjaft helmues, aq sa milingona gjuetare e madje zogj që zakonisht ushqehen me insekte nuk guxojnë t’i hanë. Në fakt vemjet e fluturave monarkë nuk e prodhojnë vet helmin që përmban trupi i tyre, por janë evoluar në mënyrë që të grumbullojnë cardenolide, substanca kardiotoksike që janë të pranishme në bimët me të cilat ushqehen.

Mantisi kinez ka mësuar të bëjë vemjet copa copa, duke veçuar të përbrendshmet nga pjesa tjetër e trupit. Mantisi i çan barkun dhe mëpastaj e shtrydh vemjen në mënyrë që t’i dalin të përbrendshmet. Në këtë mënyrë mantisi hedh poshtë rreth 40% të presë së vet.

Duket sikur mantisi vepron në këtë mënyrë për të larguar toksinat (helmet) që vemja e fluturës monarkë ka grumbulluar, por kjo nuk është e vërtetë, meqë shërndarja, pra përqëndrimi i toksinave kardenolidoike është i njëjtë si në të përbrendshmet ashtu edhe në pjesën tjetër të trupit të vemjes.

Një hipotezë është se mantisi i largon të përbrendshmet për të njëjtat arsye të njerzve, sepse ia shpifin. Të ërbrendshmet e vemjeve janë plot me materiale bimore të patretura, të cilat mantisi me sa duket nuk i asimilon dot e kështu i hedh poshtë. Për më tepër të ërbrendshmet janë më të varfra me proteina krahasuar me pjesën tjetër të trupit të vemjes së fluturës monarkë. Kuptohet, se si rrjedhojë e një sjellje të tillë, mantisi ha sasi më të vogla të vemjeve, duke gëlltitur më pak kardenolide kardiotoksike.

Ekziston edhe një shpjegim tjetër, por që e nxjerr mantisin si tepër dinak dhe të frikshëm. Mantisi sipas këtij shpjegimi është tepër i ndjeshëm ndaj një klase të veçantë të këtyre toksinave, të cilat gjenden më të përqëndruar në të përbrendshmet e vemjeve dhe më pak në pjesën tjetër të trupit. E kështu, mantisi kinez, është tepër i indergjegjshëm për çfarë po bën – tek e fundit këtë traditë kulinare e ka marrë me vete në Amerikë që nga Kina.

RAFTER, J. L., AGRAWAL, A. A. and PREISSER, E. L. (2013), Chinese mantids gut toxic monarch caterpillars: avoidance of prey defence?. Ecological Entomology, 38: 76–82. doi: 10.1111/j.1365-2311.2012.01408.x

[Nëse postimi të pëlqeu, dhe do të qëndrosh i/e azhornuar, mos harro të vendoshësh një “Like” tek faqja e blogut në Facebook.]

 

 

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s