Si freskohen koalat gjatë verës?

Si freskohen koalat gjatë verës?

E dimë, vera është e nxehtë… Gjithashtu dimë se koalat kanë goxha pellush… Ndonjë, pa dyshim do të ketë pyetur veten: po a kanë vapë koalat, gjatë verës, dhe si ia dalin ta përballojnë?

Pyetje e zgjuar, dhe që kërkon një prëgjigje. Për koalat, si gjithë kafshët e tjera me pellush, një nga mënyrat se si freksohen dhe përpiqen të përballojnë vapën është duke lëpirë pellushin e tyre dhe duke gulçuar – jo më kot populli ka dhe shprehjen “gulçoj nga vapa”. Megjithatë, kjo nuk është një mënyrë edhe aq e zgjuar për të përballuar vapën meqë mund të çojë në humbje të tepërta uji nga organizmi.

Koalat kanë edhe një mënyrë tjetër. Një grup shkencëtarësh prej Australisë, ku koalat gjenden me shumicë, kanë vëzhguar se, këto kafshë interesante gjatë ditëve me temperatura të larta, kacavirren nëpër pemë dhe e pozicionojnë trupin e tyre ngjitur me atrungun; për më tepër duke i lënë gjymtyrët të lira të lëkundeshin poshtë.

Si freskohen koalat gjatë verës?

Si freskohen koalat gjatë verës? (Biol. Lett. June 2014vol. 10 no. 6 20140235)

Çfarë lidhje ka kjo sjellje e koalave me vapën? E thjeshtë! Shkencëtarët i kanë vëzhguar koalat dhe pemët në trungun e të cilave koalat mbështeteshim nëpërmjet një kamere termike. Kamera termike është një lloj kamere që pamjet i paraqet duke i kodifikuar në varësi të nxehtësisë që emetojnë. Objektet që janë më të nxehta e që emetojnë mës humë nxehtësi përfaqësohen me të kuqe më të zjarrtë, ndërsa objektet më të ftohta me gradacione bluje.
Të dhënat e përftuara treguan se trungjet e pemëve të gjëra kishin një temperaturë mesatare rreth 5 gradë më të ulët se temperatura e ajrit. Kjo shpjegon edhe sjelljen e koalave.

Koalat e mbështesin bustin e tyre në trungjet e pemëve të mëdha të cilat janë më të ftohta krahasuar me ajrin, në mënyrë që të lëshojnë pak nga nxehtësia e tyre. Trungjet e pemëve janë më të greskëta ngase, mendohet se, thithin ujë nga nëntoka, i cili ka padyshim një temperaturë më të ulët meqë nuk është i ekspozuar ndaj rrezeve të diellit.

Ndërsa fakti që koalat i lëshojnë gjymtyrët e tyre të lëkunden të lira, është edhe ky jo fort i vështirë për t’u kuptuar. Lënia e gjymtyrëve të lira, ashtu të lëkundura, rrit sipërfaqen e trupit që është në kontakt me ambientin rrethues; kështu rritet sipërfaqja e shkëmbimit të nxhetësisë.

Kjo është një zgjidhje e mirë për koalat, të cilat gjatë verës, për shkak të pellushit të tyre të dendur – i cili i mbron mirë gjatë të ftohtit dimëror – janë disi të penalizuara.

Biol. Lett. June 2014vol. 10 no. 6 20140235

 

[Nëse postimi të pëlqeu, dhe do të qëndrosh i/e azhornuar, mos harro të vendoshësh një “Like” tek faqja e blogut në Facebook.]

———————————————————————————-

 

Advertisements

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s