Vegjetarianët nuk janë edhe aq të shëndetshëm

Vegjetarianët nuk janë edhe aq të shëndetshëm

Studimi tregon se ata që ndjekin një dietë vegjetariane (pra jo të balancuar) nuk kanë një shëndet të mirë…

Lexuesi i nderuar i blogut tim, i vogël si ndërmarrje personale por i madh si influencë, do të ketë dëgjuar dhe lexuar padyshim mbi pohime të hedhura si fakte, sipas të cilave thuhet përafërsisht se: ata që ndjekin një dietë vegjetariane kanë një jetë më të shëndeshme dhe jetojnë më mirë, duke patur edhe më pak sëmundje.

Zarzavatet sot janë të lumtura sepse do të jetojnë më gjat, ngase darka për autorin e këtyre rreshtave do të gatuhet me mish viçi. :)

Zarzavatet sot janë të lumtura sepse do të jetojnë më gjatë, ngase darka, për autorin e këtyre rreshtave, do të gatuhet me mish viçi.🙂

Ky pohimi i fundit, si çdo legjendë tjetër ka një bazë të vërtetë meqë studime të botuar dhe konfirmuar në vitet e fundit falasn për një lidhje/relacion mes konsumit të tepruar të mishit të kuq gjatë disa periudhave të jetës së njeriut dhe kancerit të zorrës së trashë. Megjithatë, kjo lidhje nuk implikon se, me të ndaluar ngrënien e mishit të kuq shuhet edhe risku i zhvillimit të kancerit të zorrës së trashë, meqë ndryshoret e përfshira në këtë “ekuacion të shëndetit” janë të shumta.

Por këto legjenda mbi të mirat absolute të dietës vegjetariane, hera herës të shitura edhe si fakte po fillojnë të bienë, si kështiellat prej rëre.

Sipas një studimi të realizuar nga një ekip kërkimor shkencor i Universitetit austriak të Graz-it, ku janë ekzaminuar1320 qytetarë, dieta vegjetariane nuk ësthë dhe aq e shëndetshme, ose më mirë të them se, një dietë jo e ekuilibruar si ajo vegjetariane është e lidhur me një jetesë më pak të shëndetshme.

Sipas studimit në fjalë, ata që refuzojnë të hanë mish, pra që ndjekin një ditë vegjetariane, kanë më shumë probleme alergjie, probleme mendore e madje edhe tumore; këto në krahasim me subjektet që hanë edhe proteina me origjinë shtazore brenda një diete të ekuilibruar, pra gjithçkangrënëse (omnivore).

Ekspertët nga Universiteti i Graz-it, në studimin e tyre, dhe në përfundimet e tij, vënë në dukje se, personat që zgjedhin dietën vegjetariane janë më aktivë dhe më pak të prirë për të ndjekur stile jetese apo zakone të dëmshme për shëndetin si pirja e duhanit apo pirja e alkolit. Por, njëkohësisht, këta individë që ndjeklin një dietë të çbalancuar vegjetariane, kanë më shumë rrezik për të zhvilluar probleme ankthi, depresioni dhe alergjie. (Të shihet Tabela më poshtë.)

Tabelë e nxjerrë nga studimi.

Tabelë e nxjerrë nga studimi. (Burkert NT, Muckenhuber J, Großscha¨dl F, Ra´sky E´, Freidl W (2014) Nutrition and Health – The Association between Eating Behavior and Various Health Parameters: A Matched Sample Study. PLoS ONE 9(2): e88278. doi:10.1371/journal.pone.0088278)

Në seksionin e diskutimit dhe të përfundimeve, autorët e studimit në fjalë thonë se, vegjetarianët raportojnë shëndet më të dobët, kërkojnë trajtim mjekësor më shpesh dhe se kanë një cilësi jete më të dobët krahasuar me subjektet e tjerë nën analizë. Për më tepër, kur u analizua frekuenca e sëmundjeve kronike, u gjet se incidenca e kancerit ishte më e lartë tek vegjetarianët sesa tek subjektet me zakone dietike të ndryshme nga vegjetarianizmi.

Studime të ndryshme, thonë shkencëtarët, kanë treguar efektet e dietës vegjetariane mbi shëndetin mendor. [9.15.16] Vegjetarianët në studimin e autorëve në fjalë vuajnë, në mënyrë domethënëse, nga çrregullime të ankthit dhe/apo të depresionit. Për më tepër, vazhdojnë shkencëtarët, të dhënat e mbedhura nga individët në fjalë tregojnë se vegjetarianët kanë një cilësi jete më të varfër në terma të shëndetit fizik, marrëdhënieve shoqërore dhe të faktorëve ambientalë.

Këto të dhëna nuk duan të thonë medoemos se problemet shëndetësore të vegjetarianëve vijnë ekskluzivisht nga ndjekja e një diiete vegjetariane, por mund të jenë edhe rezultat i fenomenit sipas të cilit, shpjegojnë shkencëtarët, vegjetarianët e studimit në fjalë apo edhe më gjerë e ndjekin një dietë të tillë për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore… meqë shpesh nëpër media kjo dietë apo të ngjashme të saj prezantohen nga jo-profesionistët si një metodë për të menaxhuar peshën trupore dhe shëndetin.

Megjithatë, përtej rezultateve, shkencëtarët nuk harrojnë të tregojnë një kujdes të veçantë në theksimin e limiteve të një studimi të tillë; kur të dhënat nuk janë mbledhur në vijimësi por janë marrë në një moment specifik (cross sectional), duke kryer njëfarë prerje tërthore. Të dhënat e marra në një të tillë mënyrë nuk japin mundësi për ndërtimin e një lidhjeje shkakësore mes ndryshoreve apo fenomeneve të bashkëlidhura. Pra, përfundojnë autorët, nuk mund të bëhen pohime nëse shëndeti më i dobët i vegjetarianëve në studimin në fjalë i detyrohet dietës së tyre apo nëse kjo formë diete ndiqet (nga subjektet vegjetarianë) për shkak të problemeve të tyre të shëndetit.

Burkert NT, Muckenhuber J, Großscha¨dl F, Ra´sky E´, Freidl W (2014) Nutrition and Health – The Association between Eating Behavior and Various Health – Parameters: A Matched Sample Study. PLoS ONE 9(2): e88278. doi:10.1371/journal.pone.0088278

[Nëse postimi të pëlqeu dhe do të qëndrosh i/e azhornuar, atëhere mos harro të vendoshësh një “Like” tek faqja e blogut në Facebook.]

————————————————————————————-

 

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s