Hernia – Herniet

Hernia/Herniet

Përkufizimi i hernies

Me hernie kuptohet dalja e një organi të përbrendshëm apo e një pjese të tij nga kaviteti (zgava) natyrore, në të cilën ndodhet normalisht, nëpërmjet një vrimë të preformuar apo të sapoformuar.

Herniet formohen kur të përbrendshmet zhvendosen jashtë nga kaviteti në të cilin ndodhen zakonisht, nëpërmjet zonave me rezistencë më të vogël. Herniet vihen re në sipërfaqe si enjtje, mbufatje, fryrje apo trashje.

Herniet e brendshme

Herniet e brendshme realizohen kur një organ i brendshëm futet në një vrimë apo kanal i cili vendos një komunikim mes dy zgavrash të brendshme. Për shembull: hernie cerebrale nëntentoriale (nëntendore), hernie të mediastinumit, hernie diafragmatike, hernie të vrimës së Winslowt, hernie duodenale etj.

Shkaqe të hernieve abdominale

  • Dobësi e strukturave anatomike të murit abdominal.
  • Pamjaftueshmëri e mbivendosjes së muskujve.
  • Mungesë muskujsh apo prani shenje kirurgjike apo vraje.
  • Dobësi e fituar nga shkaqe traumatike.
  • Rritje e presionit endoabdominal në rast kollitjeje, sforcimesh, apo zgjerim të organeve të brendshme.
  • Predispozicion gjenetik – kolagjeni i tipit III
  • Tymi i cigareve rrit mundësinë për të patur hernie.

Simptomatologjia e hernieve abdominale

Shfaqje e mbufatjes. Në pjesën më të madhe të rasteve është pikërisht shfaqja e mbufatjes/fryrjes nënlëkurore e cila e nxit pacientit të shkoi tek mjeku.

Në rastin e hernieve inguinale dhe krurale dhembja përkeqësohet gjatë sporcimeve fizike apo gjatë qëndrimit në këmbë. Ndërsa herniet epigastrike janë të dhimbshme edhe pse me përmasa të vogla.

Anatomia patologjike e hernieve abdominale

Trasta herniare – është e përbërë nga një jashtëdalje e peritoneumit parietal që vesh të përbrendshmen e herniuar. Në trastën herniare dallohen një qafë, një trup dhe një fund. Trasta herniare është jo e plotë një rastin e organeve brenda-abdominalë të cilët janë të mbuluar në mënyrë të pjesshme nga peritoneumi (fshikëza e urinës, pjesët fikse të kolonit.).

Përmbajtja – ndryshon në varësi të zonës së hernies. Zakonisht përbëhet nga epiploon, nga zorrë e hollë apo kolon. Tek herniet inguinale përmbajtja mund të përfaqësohet nga fshikëza e urinës apo nga shtojcat e mitrës.

Impulsi dhe zgjerimi

Pas reduktimit të hernies, gishti i futur në trastën herniare mundëson përcaktimin e natyrës herniare të mbufatjes së dyshuar. Në këtë rast i kërkohet pacientit që të kollitet. Ndjenjës së impulsit i bashkëngjitet ajo e zgjerimit të trastës herniare.

Pakësueshmëria e hernieve abdominale

Në pjesën më të madhe herniet me përmasa modeste mund të thjeshtohen (zvogëlohen) lehtësisht në abdomen, thjeshtë duke ushtruar presion mbi fryrjen/mbufatjen. Gjithsesi herniet me vëllim më të madh nuk janë të pakësueshme dhe kërkojnë ndërmarrjen e veprimevet të veçanta.

Ekzaminimi objektiv i një pacienti

Kontrolli (inspektimi)

Gjatë inspektimit pacienti qëndron në këmbë përballë ekzaminatorit. Gajtë inspektimit të thjeshtë mund të shpëtojnë pa u parë herniet me përmasa të vogla apo ato që janë ende në brendësi të kanalit, sidomos tek pacientët obezë.

Kalimi nga pozicioni i shtrirë me shpinë në atë të drejtë apo rritja e presionit endo-abdominal mund të vënë në dukje mbufatje herniare, mjaftë të vëllimshme, për të cilat përndryshe nuk do të dyshohej.

Gjatë kontrollit/inspektimit vlerësohen: vendi, forma, vëllimi, limitet, ndryshimet lëkurore, lëvizjet eventuale me ndryshimin e pozicionit.

Prekja me dorë (palpimi)

Gjatë prekjes me dorë/palpimit të pacientit vlerësohen temperatura e lëkurës, e cila është rritur në rast të një skuqje lëkurore apo nënlëkurore të trastës herniare.

Vlerësohet edhe konsistenca e hernies, e cila ndryshon në varësi të së përbrendshmes së pranishme në trastën herniare (pra epiploon, zorrë etj.).

Në disa raste mund të ndodh që në pjesën e zorrës së herniuar të jetë grumbulluar material i fortë, solid. Në këtë rast hernia është e pazvogëlueshme dhe mund të “mbytet”. Ndër simptomat e “mbytjes” së hernies janë dhembja, pa pakësueshmëria e papritur, tkurrja e murit abdominal (shenjë e peritonitit) etj.

Me mbytje të hernies, të përmendur më sipër, kihet parasysh një ngushtim i përmbajtjes së hernies që shkakton probleme në qarkullimin e gjakut të cilat shpien pazgjidhshmërisht në nekrozë të pjesës së herniuar.

Mes formave të ndryshme të hernieve ajo kruralja është forma që ndërlikohet më shpesh duke u mbytur në unazën fibroze që përkufizon lacuna vasorum-in.

Zonat herniare abdominale

Herniet e marrin emrin e tyre nga zonat ku kanë origjinën. Ekzistojnë hernie të linjës alba, hernie ombelikale, hernie inguinale, hernie krurale, dhe hernie oturatore.

Herniet epigastrike

Hernie të murit abdominal të përparmë; hernie epigastrike. (Netter)

Hernie të murit abdominal të përparmë; hernie epigastrike. (Netter)

Herniet epigastrike prodhohen gjatë linjës alba, nëpërmjet “çarjeve” të aponeurozës që shtrihet në skajet e mediale të muskujve të drejtë të abdomenit. Herniet epigastrike zakonisht përmbajnë epiploon, dhe rrallë herë kalojnë përmasat e një lajthie. Janë të prekshme nën lëkurë dhe jo gjithnjë të pakësueshme.

Herniet krurale

Herniet krurale zhvillohen në hapësirën e ndërmjetme (zonën e dobët) të lacuna vasorum-it, mes venës femorale dhe ligamentit të Gimbernat-it. Herniet krurale janë më të shpeshta tek seksi femër. Manifestohen me dhimbje në rrëzë të kofshës dhe mbufatje në zonën inguinale. Me anë të palpimit (prekjes me dorë) mund të vlerësohet konsistenca e mbufatjes.

Llojet e hernieve krurale: 1- anash në krahasim me enët e gjakut 2- ndërenëzore (e rrallë) 3- mediale (më e shpeshta) 4- nëpërmjet ligamentit të Gimbernati-it (e rrallë)

Llojet e hernieve krurale: 1- anash në krahasim me enët e gjakut 2- ndërenëzore (e rrallë) 3- mediale (më e shpeshta) 4- nëpërmjet ligamentit të Gimbernati-it (e rrallë)

© Rinstinkt, mbi tekstin

[Nëse postimi të pëlqeu, dhe do të qëndrosh i/e azhornuar, mos harro të vendoshësh një “Like” tek faqja e blogut në Facebook.]

—————————————————————————————

Një mendim mbi “Hernia – Herniet

  1. Si studente mjeksie postimi per mua ishte shume i detajuar dhe i mire. Flm per punen qe beni blogu me pelqen shum shume. Do ta kontrolloj cdo here qe te kem kohe

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s