Mes animalistëve shqiptarë…

Një udhëtim në botën e animalistëve shqiptarë

Të martën, mësoj se në Tiranë, përpara Bashkisë, është bërë një protestë nga një grup njerëzish, të cilët protestonin për vrasjen e qenve të rrugës nga institucione të lidhura me qeverisjen lokale.

animal cheBashkia e Tiranës duket se ka ndërmarrë një fushatë pastrimi të rrugëve të qytetit nga qentë endacakë dhe të papronarë apo të braktisur nga pronarët. Nisma e Bashkisë së Tiranës është një nismë e nevojshme, por që nga mënyra e procedimit kërkon debat, me të drejtë.
Është e nevojshme si nismë sepse qentë e rrugës janë një problem për qytetarët që jetojnë përditë në Tiranë, e gjetiu. (Se përse janë problem këtë bëni mirë t’ua kërkoni atyre që aktualisht jetojnë në Tiranë.)
Nga ana tjetër kërkon debat sepse siç e tregojnë edhe këta njerëz që protestojnë, mënyra e zgjedhur nuk përshtatet me botëkuptimin e tyre, apo të një pjese specifike të popullsisë.

Duhet thënë se protestuesit kërkonin që kafshët të mos vriteshin, por nga ana e tyre nuk jepnin ndonjë propozim më të mirë, më sustainable, pra të përballueshëm dhe racional, për zgjidhjen e këtij problemi akut dhe pse jo kronik.

Që do të thotë, se, nëse ka kërkesa që ato kafshë endacake të trajtohen si mbretër, këta protestueseë duhet t’i paraqesin qeverisjes lokale apo qëndrore fondet me të cilat të përballohet ky trajtim i kafshve endacake sikur të ishin mbretër.

Personalisht më duket se qeverisja lokale apo ajo qëndrore kur ballafaqohet me të tilla problematika duhet ta zgjidhi çështjen me racionalitet dhe me sa më pak klithma e ulërima.

Nëse ekziston një mënyrë tjetër për të zgjidhur problemin e qenve të rrugës, atëhere këta protestues do të bënin mirë që t’ia propozonin qeverisjes, lokale apo qëndrore. Thjeshtë protesta nuk mjafton, meqë nesër mund të dalë ndokush dhe të pretendojë se ngjyra e qiellit nuk i pëlqen… dhe do të qielli, bie llafi, të ketë një ngjyrë mavi apo manushaqe.

Pra të pretendosh ngritjen e “shtëpive të pushimit” për qentë e rrugës, kjo më duket krejt foshnjarake, dhe ngjason me qëndrimi i kalamajve që u kërkojnë prindërve të vet, gjëra të pamundura pa dashur t’ia dinë se si dhe se çfarë implikimesh kërkon një gjë e tillë. Përse? Sepse ngritja e këtyre qëndrave do të kërkonte fonde, të cilat ma ha mendja se mund të përdoren në mënyra të tjera në shërbim të drejtëpërdrejtë të njerzve. Të ndërtosh këto qendra, do të thotë se do t’u jepet qenve një vend qëndrimi në pritje të një adoptimi. Gjë që është shumë pak propabël, meqë po të sihte kështu nuk do të kishim përfunduar këtu ku jemi… Pra nuk do të kishte patur arsye që njerzit t’i braktisnin kafshët…

Por krahasimi i mësipërm çalon, sepse protestuesit për nga mosha nuk janë foshnje; duket se janë goxha të rritur. Me gjithatë, këta protestues nuk e kuptojnë, apo nuk duan ta kuptojnë se administratorët qëndrorë dhe/apo lokalë duhet të kenë disa përparësi. Njerëzit që kemi vendosur në administratë, apo që janë katapultuar në administratë në një mënyrë apo në një tjetër, mendohet se qeverisin njerëzit, dhe jo kafshët.
Pra administrata lokale apo qëndrore duhet të ketë në thelp të politikave të saja mirëqenien e njerëzve. Që do të thotë, me pak fjalë, se nëse për të patur apo mbërritur në një gjendje më të mirë për njerëzit, kërkohet edhe burgimi apo edhe vrasja e qenve endacakë, atëhere nuk shikoj se përse kjo nuk duhet të bëhet.

Kjo mund të shtrohet ndryshe kështu, mes kafshve dhe njerzve, kë duhet të zgjedhim? Unë zgjedh, njerëzit, pa dyshim!

Tani le të bëjmë udhëtimin mes animalistëve (#nazimalistëve) shqiptarë…
Ja disa pamje të komenteve të lëna në faqen e lëvizjes së tyre në Facebook; pamjet e mëposhtëme janë marrë, dje mbërma datë 25.03.2014 në faqen Facebook të AnimalRescueAlbania. Në momentin e fiksimit komentet e mëposhtëme ishin publike. Ndërkohë këto komente mund edhe të jenë fshirë, nga administratorët apo nga personat përgjegjës.

animalistët 1

Zonja apo zonjusha duket se për të mbrojtur qentë, pavarësisht faktit nëse këta qenër janë problem apo jo për shoqërinë dhe njerëzit që jetojnë në Tiranë, uron me vdekje, siç edhe mund të shihet më sipër, disa njërëz, që ndryshe nga kafshët, për të ngrënë bukën e ditës apo për të mbajtur fëmijët e vet, u duhet të punojnë…

 

animalistët 2

Ndërsa kjo zonjë/zonjushë tjetër, u uron një vdekje të ngjashme. Mund të themi, pa dyshim, se personi në fjalë në një luftë hipotetike për mbijetesë mes njerzve dhe kafshve, do të zgjidhte kafshët. Megjithatë, nëse pohimi apo supozimi i bërë nga unë nuk qëndron, do të jem mjaft i kënaqur që ta modifikoj…

 

animalistët 3

Kjo zonja/zonjusha tjetër, u uron funksionarëve të administratës një kancer… shpresojmë që të mbetemi në nivel urimi. Përndryshe psersoni në fjalë, sipas ligjeve, europiane mund të përndiqet penalisht. Madje, për këtë dhe raste të tjera të ilustruara policia e shtetit nuk do të bënte keq të hetonte.

animalistët 4

Një urim tjetër. Shpresoj shërisht, të mbetemi në nivel urimi, pa kaluar në praktikë…

animalistët 5

Ky është një koment emblematik, që ilustron më së miri atë që analistët dhe filozofët që merren prej kohësh me lëvizjet majtiste për të drejtat e kafshve, e quajnë një formë të re feje, që kërkon apriori të drejta të barabarta mes kafshve dhe njerzve. Për më shumë mund të lexohet një artikull i botuar në këtë blog, disa kohë më parë: “Reflektime etike mbi “të drejtat e kafshëve

 

animalistët 6

Ky është urimi më i bukur që mund të marri një njeri nga një tjetër njeri… që do kafshët.

Meqë këtu në këtë blog, së bashku me miq, kemi kohë që merremi me këto fenomene të irracionalitetit njerëzor, për këto lëvizje të reja pothuaj-fetare e dogmatike… më poshtë po shtojmë një listë modeste me artikuj që kanë të bëjnë thelpësisht me marrëdhënien e njeriut me kafshët.

>Reflektime etike mbi “të drejtat e kafshëve”
>Sterilizimi dhe pseudombrojtësit e kafshëve
>Anestezia në eksperimentimin me/mbi kafshët
>Shfarojse po, eksperimentim jo – irracionaliteti animalist
>Himnizimi i Dhunës
>Antiviviseksionistë si Kreacionistë

Rinstinkt, 2014

——————————————————————————–

 

Advertisements

2 mendime mbi “Mes animalistëve shqiptarë…

  1. Autori i shkrimit duhet te shprehet qarte nese eshte dakort me VRASJET MASIVE te qenve apo jo. Ky eshte thelbi per ate qe po ben Bashkija e Tiranes. Njerzit jane te vetmet qenie ne rruzullin tokesor qe vrasin per pasion dhe jo per mbijetese si ndodh ne natyre. Dhe ky pasjon nuk ka te beje vetem me vrasjet e kafsheve por edhe brenda llojit te qenies NJERI. Pasjon ky shume i theksuar sidomos mes shqiptareve. Ne nje kohe qe ne vende me demokraci te perparuar perfshi edhe tempullin e Demokracise SHBA ekzistojne ligje te posacme jo vetem per vrajen por edhe per keqtrajtimin e kafsheve te rruges, por edhe shtepiake ka edhe zera mjeran si ky autor qe kerkon te jete ORIGJINAL sic jane shume ORIGJINALITETE shqiptare. Nuk dua lope une por merrje edhe komshiut.
    Ndjej keqeardhje por nuk i ve faj se ZOTI nuk ti jep te gjitha

    • Z Maks Abazaj, autori është shumë i qartë, jeni ju që me shumë gjasa nuk dinë të lexoni, e që mund të përkufizoheni nën termin e analfabetit funksional.
      Ju më pyesni, nëse jam pro apo kundër vrasjes masive të qenve? Por çështja i nderuar zotëri analfabet funksional, nuk është kjo. Çështja që shtrohet është: a janë një problem qentë endacakë e të braktisur nëpër rrugët e Tiranës? Mesa duket po, qenkan poblem, përndryshe qytetarët nuk do të ishin ankuar në administratën lokale apo qëndrore. Pra, njëherë që sqayrohet kjo pikë, kalohet tek pika tjetër, që është: si do t’a zgjidhim problemin? Qeveritarët zgjedhin një mënyrë të gjithëpëhapur nëpër botë, atë të shfarosjes. Vetë PETA, organizatë botërore për “mbrojtjen” e kafshve shfaros çdo vit qindra mijëra kafshë, qen dhe mace… Po juve, animalistëve shfarosja nuk ju pëlqen. E drejta juaj. (Por përse nuk dilni të protestoni edhe për vrasjen e lopëve, që therren çdo ditë për mish?)
      Por a keni ju ndonjë propozim më të mirë? Jo, ju nuk keni. Ju doni që këta qenër të mbahen nëpër “shtëpi qensh” të financuara me paratë publike të taksapaguesve. Dhe kjo nuk është një gjë e mirë fare, për shumë arsye. E para, sepse ju, një grup njerëzish tekanjozë, nuk mund të vendosni që paratë publike të harxhohen për qentë e rrugës, të cilët kafshë, për më tepër i keni braktisur po ju, pronarët. E dyta, sepse ato para publike mund të shpenzohen në shumë mënyra të tjera. E kështu me rradhë…

      Pastaj thoni se: “Njerzit jane te vetmet qenie […]qe vrasin per pasion dhe jo per mbijetese si ndodh ne natyre.”
      Edhe për sa i përket rastit në fjalë e keni kryekëput gabim. Sepse qentë e rrugës, sikundër minjtë e pusetave, janë një problem. Dhe nuk e them unë, por e thonë ata që banojnë dhe kalojnë përditë nëpër rrugët e Tiranës, apo të kujtdo qyteti apo fshati tjetër. Që do të thotë, se këta qenër janë kthyer në një problem për njeriun, të cilit i kufizojnë lirinë, dhe ndikojnë drejtëpërdrejtë apo tërthorazi në mirëqenien e njerëzve. (Sikundër janë një problem minjtë që kur rriten shumë në numër shfarosen…)

      Kështu, ky efekt i qenve të braktisur, endacakë etj. është një problem për njeriun. E kështu, në analizë të fundit, vrasja e këtyre qenve nuk bëhet për pasion, por për nevojë, për mbijetesë… nëse duam me patjetër ta përkufizojmë në këtë mënyrë.

      Thoni: “ka edhe zera mjeran si ky autor qe kerkon te jete ORIGJINAL sic jane shume ORIGJINALITETE shqiptare.”
      Gjykimi juaj, që më quani zë mjeran është tejet patetik. Duket se ju, sikundër qeniet e mësipërme, në një luftë hipotetike mes qenve dhe njerëzve do të rreshtoheni përkrah të parëve… Dhe në këtë rast, qeniet mjerane do të ishit ju, meqë për hir të një sentimentalizmi patetik do të shfarosnit në mënyrë absurde specien tuaj… Pse jo, për qentë e rrugës, ju mund fare mirë edhe të quani mjeranë fëmijët tuaj… pse jo, emancipim është edhe ky…

      Dhe një gjë tjetër. Vrasja e këtyre qenve, është plotësisht e legjitimuar për sa kohë realizohet në një mënyrë që nuk u shkakton dhimbje të panevojshme.
      Po protesta juaj nuk ishte kundër mënyrës së vrasjes apo kundër mënyrës së trajtimit; protesta juaj, ishte patetike, pikërisht për faktin se ju impononi dëshirën tuaj, emocionet tuaja, ndaj pjesës tjetër të popullsisë që i ka ardhur në majë të hundës Tirana e mbushur plotë me kafshë endacake, të braktisura nga pronarë që kur lodhen së i mbajturi të mbyllura brenda katër mureve i hedhin në mes katër rrugëve… Nëse i doni kaq shumë këto kafshë, merrini në shtëpitë tuaja.

      Unë kam aktualisht një mace cilën e dua shumë, për aq sa duhet një mace. Më parë kam patur edhe një hardhucë. Por, unë në asnjë mënyrë nuk vendos jetën e kafshës apo mirëqenien e kësaj përpara jetës apo mirëqenies time apo të kujtdo njeriu tjetër, qoftë ky edhe një i panjour.
      Ndërsa komentet e treguara në pamjet e mësipërme janë të qarta fare. Ato zonja i urojnë nënpunësve, pra qenieve njerëzore që nuk janë dakord me botëkuptimin e tyre, një vdekje të ngjashme me atë të kafshve. Ato zonja, mbështetës i të cilave jeni edhe ju që vini e komentoni këtu me arrogancë dhe pafytyrësi, barazojnë kafshën me vlerën e njerëzve.
      Nuk do mend, se diçka u mungon atyre zonjave, dhe pse jo juve vetë. Po e prish etikën, dhe po ua them hapur: jeni qenie perverse, që për hir të kafshve dhe hipokrizisë tuaj jeni gati të vrisni, dhunoni, stigmatizoni dhe kërcënoni edhe njerëz. Kjo po që është jo-njerëzore.
      Në fund, citoni edhe zotin. Zoti, natyra, evolucioni, era, shiu apo çfarëdo tjetër të besojë një njeri, na ka dhënë disa afëtsi që kafshët e tjera nuk i kanë. Dhe meqë këto aftësi i kemi vetëm ne, atëhere ne kemi të gjithë të drejtën e botës, natyrore apo hyjnore që të sillemi me kafshët sipas interesave që i shërbejnë mirëqenies tonë.
      A e keni pyetur ndonjëherë veten, se çfarë do të bënin qentë me ju, apo se çfarë bëjnë qentë mes tyre kur një tjetër u kërcënon mirëqenien? A i keni parë se si turren, të tërbuar? A do ta aplikonin qentë, apo cilado kafshë tjetër e egër, këtë mëshirim ndaj jush, sikur të ishit ju qenia më “e ulët”? Jo aspak. Qeni apo kafshë të tjera nuk njohin etikë. Etika është një veti e njeriut dhe e shoqërisë njerëzore, dhe kafsha mund vetëm ta gëzojë të drejtën etike kur i mbivishet nga njeriu dhe interesi i këtij… atëherë dhe vetëm atëherë.

      Arsyeja e mbroftë njeriun dhe shoqërinë njerëzore nga qenie si ju që nuk dini të dalloni mes njeriut dhe kafshës! Po na kujtoni nacionalsocialistët (nazistët)! Hiteri do të ishte krenar për ju!

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s