Çfarë është një animalist?

Çfarë është një animalist?

Një përkufizim për animalistët

ANIMALIST

Imazhi që kanë animalistët, shqiptarë ose jo, në mendjet e njerëzve racionalë.

Imazhi që kanë animalistët, shqiptarë ose jo, në mendjet e njerëzve racionalë.

1. Qenie njerëzore që i dashuron fort kafshët. Flitet gjithsesi për një nënspecie të qenieve njerëzore e emërtuar si Homo përkafshët vrasnjerëz. Animalistët kanë një kuocient inteligjence shumë të lartë [mungon citimi!!!!11!] , gjë që u mundëson të çajnë trapin e 99% të popullatës botërore, me kërkesat e veta foshnjërake.
2. Qenie, kryesisht e seksit femër, e cila është gati që për hir të pellushit që ka tek shpia të refuzojë statusin e vet të species që mbizotëron në zinxhirin ushqimor. (Megjithatë mund të ngushëllohemi me faktin se deri më sot nuk kemi parë ende nëna/mama që të vrasin fëmijët e vet për hir të mirëqenies së kafshve. Ky do të ishte kulmi i emancipimit!!!1!!)
3. Nazi-komun-malistë. Nënspecie animalisti; mendohet se janë pasardhës ideologjikë të lëvizjeve totalitariste si nazizmi/komunizmi, të cilët në emër të barazisë absolute, sikundër komunistët, dhe mirqenies së kafshve, sikundër nazistët, janë gati të akuzojnë dhe shfarosin gjithë njerëzit nga faqja e dheut, në emër të barazisë me kafshët.

Citime dhe aforizma mbi animalistët

Animalistë të shquar kanë thënë:

Vdekje njerzve që vrasin kafshët!!!11!!!
Animalist albanez në protestë

Unë, edhe bar ha, vetëm lopa të vdes nga pleqëria!!1!!!!
Animaliste lopë-dashëse

Më mirë një kulish me peliçe, që të mban ngrohtë, sesa një burr që e ka kraharorin me qime!!1!1!
Animaliste anonime, dhe përherë singël, duke folur mbi tema dashurore me shoqërinë.

Im at ishte një gjuetar i madh… dhe kur e kundërshtoja, njerëzit më pyesnin duke më bërë gjithnjë të njëjtën pyetje budallaqe: “Po nëse yt at vdes në një incident gjatë gjuetisë?”Përgjigjja ime: meqënëse është im at, padyshim që do të më vinte keq për të, megjithatë bota do të kishte një gjuetar trap më pak!!1!!!
Një animaliste që e do shumë të atin

Jeni ju që jeni të panevojshëm!!1!!!1 Përse nuk vrisni veten dhe i lini qentë të lirë????? Jeni vetëm skllevër të lobive të shpive farmaceutike… ndërsa ne, animalistët, dimë të vërtetën e madhe!!! Ne jemi e vërteta dialektike!!!1!!!!! Ne jemi të emancipuar, rrofshin kafshët, vdekshin njerëzit!!111!
Një animalist shqiptar, në mbrojtje të qenve të rrugës

Kanë thënë për animalistët

Animalistët i tres me shumë vështirësi…
I mirënjohuri Hannibal Lecter mbi animalistët

Animalistët nuk kuptojnë se kërkimi shkencor mund të kurojë edhe vonesën e tyre mendore.
Një njeri që ka qejf shkencën

Animalistët, duke kërkuar materien e vet gri: “Error 404, object not found!”
Qenie me inteligjencë artificiale mbi animalistët

 

vazhdon…

 

————————————————————————-

Advertisements

2 mendime mbi “Çfarë është një animalist?

    • Në fakt, shkrimi është humoristik, apo përpiqet të jetë i tillë, pavarësisht faktit se lëvizjet animaliste janë si hordhi që shkatërrojnë gjithçka u del përpara…
      Frymëzimi për shkrimin vjen nga shumë ndodhi që kanë si protagonistë animalistët (kafshistët), brenda dhe jashtë vendit; këshillohet leximi i shkrimeve 1.) 2.) 3.) 4.) etj.

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s