Kundër Lacanit

 Kundër Lacanit

 Dy kritikat kryesore ndaj autorit postmodern Jacques Lacan

Jacques Lacan

Jacques Lacan

Jacques Lacan-ni është një ndër shumë autorët që mund të grumbullohen në termin post-modernizëm. Post-modernizmi është një rrymë letrare filozofike në rrënjë të së cilës mund të identifikohet kritika ndaj modernizmit. Modernizmi dhe postmodernizmi si kritikë (edhe pse shpesh e pavlefshme) e modernizmit, në fusha të ndryshme të aktivitetit njerëzor kanë kuptime dhe nuanca të ndryshme. Në terma të shkencës dhe metodësh shkencore, postmodernizmi tenton të kritikojë metodën shkencore dhe konceptimin modern të njeriut dhe aktiviteteve të tij.

Jacques Lacan-i vetë nuk e ngre veprën e tij si kritikë ndaj metodës shkencore, edhe pse përdor gjerësisht në të terma dhe koncepte të matematikës për të cilat nuk jep ndonjë shpjegim mbi mënyrën se si përdoren.

Teoritë e Jacques Lacan-it, që prej fillimit janë tentuar të përdoren si bazë për të njohur njeriun, mendjen e këtij dhe kulturën si prodhim të njeriut. Një nga përdorimet që është tentuar klasikisht t’i bëhet veprës së Jacques Lacan është ajo në fushën e psikiatrisë. Pra psikanaliza Lacaniane në trajtimin e problemeve psikiatrike.

Dua të theksoj, paraprakisht se, psikiatria sot është aq e zhvilluar sa të mos ketë nevojë thelpësore për psikanalizën Lacaniana. Mirëpo, përtej kësaj, psikiatria si një praktikë, apo më gjerë si një teknikë (aplikim i dijeve shkencore) ka, aktualisht në korpusin e saj të trajtimeve edhe psikoterapinë, e cila përfaqësohet nga e shtuquajtura CBT. Mirëpo CBT-ja ndryshe nga konkurrenteja e saj, psikanaliza Freudiane apo Lacaniane (kjo e fundit si ripunim i të parës), ka dhënë prova për efektshmërinë e vet, në trajtimin e disa shqetësimeve të lehta psikologjike. (Mbi këtë aspekt mund të lexoni një shkrim përmbledhës të autorit Pauper Zero).

Kështu, psikanaliza Lacaniane (Freudiane) edhe pse nuk jep prova për efektshmërinë e saj praktike, trumpetohet nga rrethe të caktuara, kryesisht letrare-filozofike, si një terapi për problemet e shëndetit mendor-psikologjik të popullatës.

Kritika e parë pra, ajo më imediatja, që i drejtohet veprës së Lacanit, apo më mirë të them atyre që pretendojnë të nxjerrin aplikime praktikë nga kjo, ka të bëjë pikërisht me rendimentin e saj të dështuar, duke patur një konkurrente të fortë, si CBT.

Psikanaliza Lacaniane nuk jep prova për efektshmërinë e saj; e gjithsesi nuk ka një rendiment të atillë sikundër CBT. Kjo është një pikë thelpësore, meqë zakonisht çdo praktikë kurative apo edhe lehtësuese (simptomatike), përpara se të futet në korpusin e praktikave mjekësore rutinare duhet të japi prova për efektshmërinë e vet. Këto prova duhet të plotësojnë disa kritere objektive, të cilat diskutohen dhe analizohen në komunitetin shkencor. Analiza e efekteve objektive të çdonjë terapie që pretendon të kurojë, duhet të kryhet medoemos nga një grup autërosh dhe subjektesh të fushës në fjalë (në këtë rast psikologjisë dhe pskiatrisë), meqë këta janë të vetmit që mund të gjykojnë thellësisht dhe në mënyrë kritike mbi këto. Mirëpo, në psikiatri, ose më mirë të them në problemet e mëdha psikiatrike, të cilat janë në totalitetin e tyre të zhvilluara mbi një substrat fiziko-kimik, kjo formë e pretenduar terapia (psikanalitike) nuk ka vend. Ndërsa në psikologji, është tërësisht margjinale, dhe Freudi trajtohet dhe u mësohet studentëve vetëm në terma të historisë së psikologjisë.

Kritika e dytë që i drejtohet veprës së Jacques Lacan, ka të bëjë me mënyrën se si ky e ndërton teorinë e vetë. Kjo kritikë drejtohet duhet thënë, më shumë në planin teorik pra të procedimit të mendimit dhe zhvillimit të një teze. Kritikët e Jacques Lacan-it vënë re se ky nuk ka një thelp në veprën e vet. Pra në veprën e Jacques Lacan nuk mund të identifikohte një bazë reale nga mëpastaj të ngrihet teoria, qoftë edhe spekulative.
Freudi i ndërtoi teoritë e veta (të cilat nuk janë domosdoshmërisht të gjitha të rreme!) mbi një natyrë njerëzore dhe të mendjes njerëzore të gabuar. Kjo duhet kuptuar, meqënëse në kohën kur Freudi punonte shumë nga faktet që njohim sot mbi evolucionin e species njeri, mbi evolucionin e trurit, mendjes dhe mbi neuropsikologjinë nuk njiheshin. Për më tepër, kanë thënë kritikët, Freudi nuk arriti t’u përgjigjej në mënyrë shkencore kritikave që qëndronin pezull mbi veprën e tij. Fatkeqësia e Freudit ishte se vepra e tij, u mor nga dishepujt dhe u trajtuar në mënyrë spekulative edhe më tej, duke u zhvirëgjëruar totalisht nga ajo pak shkencë që kishte brenda.

Lacani vetë, fillon dhe e trajton psikanalizën duke tentuar një përqasje matematike, ku fut edhe koncepte të topologjisë. Unë vet nuk jam as ekspert matematike e as psikologjie, por di se kritika që i ngriehet Lacanit ka të bëjë me mënyrën se si merr nga shkencat ekzakte terma e koncepte, të cilave edhe pse vet ua di kuptimin, i implementon në teorinë e tij pa dhënë ndonjë shpjegim mbi domethënien e tyre. Vënë re kritikët, se këto terma e koncepte matematike, nuk mund kurrsesi të shërbejnë për zhvillimin e teorisë së tijë, çfarëdo domethënieje që kjo të ketë, meqë ai nuk jep ndonjë shpejgim mbi domethënien e koncepteve të huazuara.

Shënim: Deklaroj se nuk kam ndonjë konflikt interesi, as me psikiatrinë, as me CBT apo me ndonjë gjë tjetër të ngjshme.

Rinstinkt, 2013

Advertisements

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s