Përballë Europës së ftohtë

Përballë Europës së Ftohtë

Para pak javësh pash filmin Europa Report. Mund të them me plotë gojën se filmi fantastiko shkencor është rikthyer.

Edhe pse Europa është disi larg nga Toka jonë, duket se teorikisht është e eksplorueshme. Gjithsesi aktualisht NASA nuk është se ka ndonjë qëllim eksplorimi apo investimi, duke konsideruar edhe kohët e vështira për ekonominë. Madje është e paqartë edhe koha kur mendohet se do të dërgojmë sërisht njerëz në Hënë, apo ndonjë trup tjetër që hera herës na vërtitet rrotull.

Kështu të përqëndruarit tek fqinji Mars duket një opsion më realist, meqë së fundmi falë makinerive të dërguara atje po mësojmë shumë mbi fiziologjinë e tij, të dikurshme dhe aktuale, duke mbledhur të dhëna të rëndësishme të cilat me shumë gjasa do të shfrytëzohen një të ardhme për qëllime praktike të eksplorimit njerëzor. [referenca mbi ujin dhe relievin e formësuar nga uji]

Parë kohët e vështira, efektet e të cilës ndihen si më sipër, unë e në përjgithësi të gjithë entuziastët e eksplorimeve hapsinore, mendoj, i marrim dozat stimuluese nga filmat fantastiko-shkencorë. Kuptohet që këto rreshta do të jenë për Europën realiste e njëkohësisht të mrekullueshme e, për shembull jo për Gravity-n me imazhet tërheqëse apo Trek-un e militarizuar në maksimum.

Europa Report

Europa Report

Europa Report është një film i gjatë rreth 90 minuta, që ka dalë në vitin 2013. Filmi është drejtuar nga Sebastian Cordero dhe është prodhuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ngjarjet e përshkuara tek /Europa Report janë në thelp ato që përjeton cilido astrunaut tjetër, qoftë edhe ai që qëndron në stacionin hapsinor ndërkombëtar.

Europa Report është perceptuar në formën e një dokumentari i cili ripërmbledh udhëtimin e një grupi austronautësh që vijnë nga kombe/shtete të ndryshme të Tokës; me një mision të përbashkët: eksplorimin e një prej hënave më të mëdha të planetit Jupiter, Europës. Në film tregohet se misioni eksplorues – të cilët, në terma absolutë e jo vetëm relativë, kushtojnë shumë – financohet nga një kompani private.

Gjatë misionit për në Europë, diçka nuk shkon siç duhet, e me këtë në vetëdije, gjatë filmit, pak e nga pak rindërtojmë atë se çfarë ka ndodhur. Nëpërmjet copëzavve të regjistruara nga kamerat e instaluara nëpër këndet e ndryshme të anijes kozmike…

Një gjë kurioze është se, anija kozmike, apo të paktën ambientet ku banon ekuipazhi, gjenden në një strukturë që vjen rrotull një boshti qëndror, me një frekuencë të caktuar, me qëllim induktimin e një force graviteti artificiale (edhe pse nga sa duket nga filmi frekuenca nuk është teorikisht e mjaftueshme – një “gabim” mbi të cilat mund të mbyllet një sy, padyshim).

Siç ndonjë mund ta dijë, uji konsiderohet, nga ne Tokë-centrikët, si një nga elementët thelpësorë për zhvillimin e jetës. E kështu ajo çka mund ta shtyjë njeriun në eksplorimin e trupave të tjerë të sistemit tonë diellor është gjetja e ujit. Europa është plotë me ujë, të ngrirë. Të paktën në sipërfaqe; sepse nën sipërfaqen e mbuluar me akull gjendet një oqean i vërtetë, në gjendje të lëngët e i mbajtur në këtë gjendje që teorikisht mundëson jetën nga aktiviteti vullkanik. Një ambient pra i ngjashëm, nëmos identik me atë të Tokës primitive, të hershme, ku mendohet se lindi jeta apo të përbërësit e saj themelorë, vetëreplikues.

Filmi është interesant, sepse ndër të tjera përshkruan më së miri ndjenjën e vogëlsisë e të parëndësisë që mbivendoset në mendjet e pse jo shpirtrat e individëve, duke e parë Tokën e njëkohësisht veten si një pikë në Sistemin Diellor, e mëpastaj në Univers. Duke qenë “me duar të lidhura” përballë problemeve të vogla të cilat në optikën e milingonës-njeri natyrisht kërkojnë resurse dhe energji të mëdha.

Astronautët përshkruhen siç janë zakonisht: të fortë, kompetentë, individë racionalë, racionalë-emotivë, që dinë të bëjnë zgjedhje të rëndësishme edhe nën presionin e të humburit të jetës së vet, për hir të përparimit të njohurive shkencore. Astrunautët na përshkruhen të gjendur në një peshore, e cila qëndron në balancë mes frikës dhe gëzimit që të jep eksplorimi.

Pjesa më e madhe e filmit zhvillohet brenda anijes kozmike… por nuk mungojnë skenat nga hapsira dhe as ato nga ambientet e mrekulleshme e të akullta të Europës.

Vetë filmin e kam parë në internet, në mënyrë legale, meqë para pak kohësh mu dha rasti të vizitoja një vend Europian ku shkarkimi i filmave është legal, pra.

Për ata që e konsiderojnë veten fansa të vërtetë të fanta-shkencës, do të sugjeroja që ta gjenin filmin në rrjet e ta shikonin. 🙂

Advertisements

Një mendim mbi “Përballë Europës së ftohtë

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s