Disa mendime mbi 40 mjekët e famshëm por të panjohur të Partisë

Disa mendime jo edhe aq sintetike mbi 40 mjekët e famshëm por të panjohur të Partisë

Dyzetë… si dyzetë hajdutët e Ali Babait, edhe pse pretendohet të jenë të virgjër

Po qarkullon nëpër gazeta një lajm i cili më thotë, jo vetëm mua shpresoj, se Krymeministri Edi Rama së bashku me Ministrin Ilir Beqja paskan mbeldhur ditën e djeshme një numër të caktuar mjekësh të famshëm të cilët  pretendohet se do të zgjidhin hallet e shëndetësisë shqiptare.

“Mapo” raporton se Rama ndër të tjera ka thënë se: “tumori agresiv i korrupsionit mban peng të ardhmen e sistemit shëndetësor shqiptar”. Një konstatim që është plotësisht i saktë. Këtë gjë e shprehin në masa të ndryshme të gjithë ata që kanë të bëjë me shëndetësinë shqiptare, pra ata të cilët halli i përplas nëpër spitale po klinika publike.
Kështu, nisur nga konstatimi, meqënëse një deklaratë e tillë bëhet në një mbledhje me mjekë shqiptarë të cilët kanë arritur sukses në perëndim (sipas gazetave të ndryshme), pretendohet direkt ose indirekt se zgjidhja sipas kryeministrit Rama na qëndroka edhe tek ekspertiza apo ekseprienca e këtyre 40 mjekëve.

Për mendimin tim modest këtë pretendim nuk ka logjikë që e mban në këmbë. Së pari e mbi të gjitha sepse deklarata e kryeministrit Rama është e një hipokrizie të pafytyre, kur ky kryeministër ka në koalicion dhe ka ardhur në pushtet nga një parti si LSI që ka patur në duart e veta administrimin e shëndetësisë në këto vitet e fundit, që e ka katandisur në këtë gjendje korruptive.

Përtej kësaj, pra përtej demagogjisë që është normale tek ne, e po mos të kishte ndopak të tillë do të ishte e çuditshme, problemi im është sepse nuk kuptoj sesi një mjek që thuhet se ka patur sukses jashtë mund të ndihmojë për të përmirësuar shëndetësinë brenda… Shëndetësia jonë nuk vuan nga mungesa e azhurnimit apo e importimit të kësaj apo asaj eksperience. Kjo është tërësisht irilevante për gjendjen në të cilën jemi aktualisht. Shëndetësia jonë, sot, vuan së pari në politizimi i saj. E kjo siç e përmenda varet së pari nga ata që marrin në dorë dikasterin e Shëndetësisë, në lojën e pisët të ndarjes së pushtetit.

Gjykoj se një përqasje e tillë, pra ftesa për 40 mjekët e bën edhe më flagrant politizmin e gjësë sepse dukshëm Kryeministri imponohet ndaj mjekëve që punojnë përditë nëpër spitalet tona, duke përzgjedhur mjekë “të famshëm” mbi disa kritere, të panjohura për publikun, të suksesit jashtë e jo të atij brenda. Korolari i kësaj mbledhjeje është së pari fjalimi i palogjikë i kryeministrit Rama –i cili në muajtë e shkuar të fushatës elektorale, përtej nja dy klisheve e dy fjalive të mësuara përmendësh nuk dinte të shprehte me argumenta se si dhe çfarë do të ndryshonte ai në sistemin shëndetësor – e së dyti e jo më pak i rëndësishëm vazhdimi në hullinë e politizmit të problemit, kur problemi duhet të depolitizohet, e mëpastaj të kërkohet një zgjidhje, jo nga politika por nga mjekët vetë. Politizimi qëndron në faktin se akti ësthë i imponuar nga politika, nga ajo që Rama përfaqëson pra një marrëveshje politike qeverisëse. Nuk është se kjo nismë vjen nga një grup pune i mjekëve që kanë punuar me vite në Shipëri dhe i dinë plagët, e për këto mund të ofrojnë nëmos kura përfundimtare, të paktën lehtësm të simptomave.

Importimi i këtyre mjekëve “të famshëm” por të panjohur për publikun, përveç një emri,  është një akt propagandistik, pa thelp, pa zgjidhje të vërtetë, sepse nuk ofron një mekanizëm se si do të zgjidhet problemi shqiptar. Ngjason me aktet e “mjekëve” të mesjetës e para, të cilët më shumë se mjekë ishn magjistarë e gjithologë, e për të kuruar ndonjëherë edhe bënin sikur kuronin, duke recituar ndonjë formulë magjike.
Për më tepër që unë nuk e kuptoj se si mund të lidhet ky importim me premtimet e Edi Ramës gjatë fushatës elektorale…

Zgjidhja mendoj, e jam fort i bindur, nuk mund të vijë nga politika, e as nga mjekët e huaj.
Pavarësisht susksesit të tyre, këta mjekë duhet medoemos të kenë qenë të shkëputur nga realiteti shqiptar për njëfarë kohe. Kjo, a priori, i bën këta mjekë pavarësisht suksesit të tyre, pra, jo të duhur për rolin që pretendohet se do të luajnë. Në të kundërt jam i idesë se ka plotë mjekë që punojnë nëpër spitalet tona dhe që e njohin mirë dobësinë dhe pikat nga rrejdh gjaku i sistemit tonë anemik. Përse kryeministri, nuk i rijep jetë kokëfortësisë së tij të dikurshme, kur dilte me sëpatë në dorë për të rrëzuar shtyllat e Tiranës,  por kokëfortësi për të imponuar pastrimin e sistemit arsimor nga tentakulat partiake, nga emërimet e drejtorave e të mjekëve me anë miku apo Partie, kokëfortësi për të refuzuar mbledhje apo festa të këtilla bajate, ku mbidhen disa koka të zgjedhura nga Partia e na bëhet propagandë se përplasje e gotave do të zgjidhin diçka.
Mbledhja e këtushme, vuan edhe për transparencë; po ku i dihet mbase është faji i gazetarëve të cilët kanë qenë të paaftë apo nuk kanë pyetur mbi emrat, arsimimin apo më tej eksperiencën e këtyre mjekëve.
Rama thotë se korrupsioni mban peng, por këta mjekë të virgjër nuk e dimë nëse do t’i rezistojnë dot mëkatit korruptiv. Janë me eksperiencë të jashtme. E më tej, kush na thotë, kur nuk dimë as emrat apo kriteret e vlerësimit të suksesit nëse këta mjekë janë ata që janë?

Edhe njëherë Rama thotë se korrupsioni mban peng, por kjo mënyrë të bëri të gjërave ka në vetvete shumë cilësi korruptive, të fshehta, të paqarta. Korrupsioni kryhet shpesh nëntavolinë për interesa të ngushta, e ky grupim në afatgjatë, përtej propagandës së momentit, nuk ka për të gjiidhur asnjë gjë në sistemin arsimor shqiptar.

Dyzetë… si dyzetë hajdutët e Ali Babait, edhe pse pretendohet të jenë të virgjër

Advertisements

3 mendime mbi “Disa mendime mbi 40 mjekët e famshëm por të panjohur të Partisë

    • Pa problem, vetëm se nuk kam shumë kohë në dispozicion pa do të shkruaja më shpesh mbi maskarallëqet që bëhen tek ne.

      Gjithsesi, faleminderit që ma sinjalizove D.

      Ajo që do të kisha shtuar, e që mund ta bëj në një moment të dytë, është të ndalesha pak tek arsimimi, pra formimi dhe eksperienca e këtyre mjekëve. Edhe pse në pikëvështrimin e zgjedhur nga unë lihet pa trajtuar kjo gjë sepse kritikoj më shumë rrugën dhe mënyrën e afrimit të problemit.

      Rruga është totalisht jo e duhura. Dopio standardi është evident, sepse nga njëra anë Rama thotë se ka korrupsion e korrupsioni kryhet në shumicën e rasteve nga ata që drejtojnë, pak duke emëruar shokët, miqtë e të afërmit e shumë duke vjedhur ato pak fonde që shpërndajen.

      Argumenti që rrezik do të përdor ndonjë militant, nëse reagohet ndopak ndaj kësaj mënyre të bërit të gjërave sipërfaqësore, sa për sy e faqe, do të jetë se: këta të huajtë kanë shumë eksperiencë, dhe duke dalë në nr të madh mbështetësit e tyre do të flasin hapur dmth pa dorashka mbi integritetin e tyre. Sikur këta të huajtë, naivët, të unë i quajta pak nxitimthi të virgjërit, nuk ndoten nga korrupsioni.

      Po akti korruptiv gjendet që në gjenezë; mbi cilat kritere janë zgjedhur këta? Njohja personale me Ramën apo Beqajn? Apo me ndonjë nga shërbyesit e administratës së re? Ku është pavarësia e mjekëve?

      A kemi ne mjekë në Shqipëri? Po padyshim që kemi… përse nuk provohet tu lihet këtyre në dorë administrimi, apo të paktën t’u jepet shansi i paraqitjes së problemeve sipas vizionit të tyre…

      Nejse, se po filloj të shkruaj sërisht… 😀

  1. Ideja dhe argumenti qe ke perdorur jane te pakundershtueshem. Mbledhja e Piktorit eshte akt i paster propagande, po e ke zgjat cik si shume… ti kishje rene me shkurt ne ca paragrafe…

    Me behet qejfi qe ke filluar te shkruash gjera mbi aktualitetin… vetem shiko se mos te hane shume kohe R. 😉

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s