Anamneza

Anamneza

Anamneza, pothuajse gjithnjë, përfaqëson hapin e parë që hap takimin mes mjekut dhe pacientit. Mjekët e vjetër klinikë tregojnë se “diagnoza e saktë vjen nga një anamnezë e imët” apo se “diagnoza bazohet para së gjithash mbi annamnezë”.

Pavarësisht progresit të shpjetë teknologjik është ende mjaft e vështirë të kundërshtosh vërtetësinë e thënieve të sipërcituara. Kështu, anamneza qëndron akoma në themel të vizitës së pacientit.

Një pjesë e mirë e kulturës mjekësore që zotërojmë sot bazohet mbi trashëgiminë e vyer të përfaqësuar nga kartelat klinike spitalore.

Mbledhja e të dhënave dhe krijimi i një kartele, pra ndërtimi i saktë i anamnezës, është një dokument me rëndësii të jashtëzakonshme për studimin e shfaqjes të formave të ndryshme të sëmundjeve.

Anamneza e shikon përfaqësimin e vet më të plotë, në kartelat klinike të të shtruarve spitalorë, por do të duhej të ndërtohej, po me të njëjtën imtësi dhe saktësi, nga çdonjë mjek jashtë kontekstit spitalor.

Shtrirësi(përpiluesi) i çdo anamneze duhet të jetë i ndërgjegjshëm për faktin se, përveçse po plotëson një dokument që do të shërbejë për kurën e pacientit, njëkohësisht, po u transmeton mjekëve të tjerë që mund të vizitojnë pacientin në avenir një dokument që mund të përmbajë lajme me rëndësi të madhe.

Eksperienca ka këshilluar që anamneza të ndahet në disa sektorë, për ta bërë leximin/këshillimin e saj më të thjeshtë, më praktik. Sektorët kanë një rend kohor apo kronologjik, i cili duhet respektuar. Ndarjet janë:

1-   anamneza familjare

2-   anamneza personale fiziologjike

3-   anamneza personale patologjike e shkuar (e largët)

4-   anamneza personale patologjike e tashme (e afërt)

Anamneza familjare

Në anamnezën familjare vendosen të gjitha ngjarjet patologjike më të rëndësishme, nga të cilat kanë vuajtur përbërësit e bërthamës familjare: babai, mamaja, vëllezërit, motrat. Në rast patologjish me familjaritet të veçantë (patologjik) eksplorimi shtrihet edhe tek anëtarët kolateral të familjes, të fisit me fjalë të tjera.

Kështu hetohen, në vepaçanti, patologjitë e trashëgueshme (me përbërës të qartë trashëgimor), si patologjitë tumorale, hipertensioni arterioz, diabeti mellit, kardio-vaskulopatitë etj.

Po ashtu, në rast se ndonjë nga përbërësit e bërthamës familjare ka vdekur, në anamnezën familjare shenohet edhe shkaku i vdekjes. Për shembull: Pacienti referon se babai me hipertension ka vdekur në moshën 65 vjeçare nga një iktus cerebral. Apo: Mamaja pa probleme të rëndësishme. Etj.

Anamneza personale fiziologjike

Përmban zhvillimin apo më saktë etapat e zhvillimit të pacientit që drejtohet tek ne. Anamneza personale fiziologjike hartohet në vepanti për pacientët e rinjë në moshë, tek të cilët është më e mundshme një bashkëlidhje mes patologjisë aktuale (për të cilën pacienti ankohet) dhe një ngjarjeje të ndodhur gjatë zhvillimit. E kundërta mund të thuhet për personat e moshuar, për të cilët anamneza personale fiziologjike nuk luan ndodnjë rol të madh…

Për hartimin e anamnezës personale fiziologjike fillohet nga lindja, duke specifikuar muajt e jetës brendamitrore dhe llojin e lindjes. Për shembull: lindje fiziologjike, apo lindje jo e rregullt.
Vazhdohet më tej me rregullshmërinë  e zhvillimit në vitet e para të jetës dhe më saktësisht me regjistrimin e vonesave të mundshme që subjekti mund të ketë patur në deambulacion, dhëmbëzim, dhe fonacion. Në rast normaliteti shënohet se, kanë ndodhur në epokë fiziologjike.

Shënohen po ashtu edhe vonesa të mundshme të zhvillimit psikik të cilat evidentohen në shumicën e rasteve në epokën shkollore.

Rëndësi të madhe kanë zakonet e jetesës si:

  • Pirja e duhanit – është mirë nëse shënohen vitet dhe numri mesatar i cigareve/ditë.
  • Alkoli – është mirë nëse specifikohet tipi i pijes alkolike (verë, birrë, likuor) dhe sasia.
  • Aktiviteti fizik  – (jetë sedentare, aktivitet fizik modest etj.)

Në seksin femër shënohen gjithashtu edhe epoka e shfaqjes së ciklit menstrual, ritmi, sasia dhe kohëzgjatja e fluksit. Numri i shtatëzanive dhe mënyra e përfundimit të tyre (prania e aborteve etj.). Epoka e menopauzës.

Anamneza personale patologjike e largët

Përmban të gjitha ngjarjet patologjike kryesore të vuajtura nga pacienti përpara episodit patologjik që e drejton pacientin në fjalë drejt mjekut. Duhet të përshkruhen në mënyrë sintetike nëse bëhet fjalë për episode të cilat pasohen nga shërimi… Për shembull: pacienti ka vuajtur nga shtytat në moshën x vjeç. Apo: pacienti i është nënshtruar apendiksotomisë në moshën 16 vjeçare.

Nëse në të kundërt bëhet fjalë për ngjarje patologjike me njëfarë rëndësie, pra kronike e kësisoj të pakurueshme, është mirë që të tregohemi më të saktë, më specifikë duke u thelluar më shumë në detaje rreth sëmundjes, bazuar në ato që na thotë pacienti apo të afërmit e tij.

Nëse pacienti u është nënshtruar ekzaminimeve të mëparshme, edhe nën kontrollin e mjekëve të tjerë, nëse është e mundur dhe nëse pacienti është treguar i kujdesshëm duke ruajtur një kopje të dokumentacionit në fjalë, kihet parasysh një sasi e madhe informacioni shtesë, detaje të tjera jashtëzakonisht të rëndësishme. Ndër to mund të gjenden kartela të vjetra klinike, diagnoza të bëra nga të tjerë mjekë, rezultate ekzaminimesh laboratori apo instrumentale etj etj.

Anamneza personale patologjike e afërt

Anamneza personale patologjike e afërt përmba historinë që tregon pacienti dhe që e ka shtyrë këtë të fundit të drejtohet tek mjeku. Duhet të jetë e pasuur me detaje sepse mundëson njohjen e mirë të lindjes dhe riakutizimit të ngjarjes patologjike. Prania dhe tipologjia e shenjave si temperatura, duket të shënohet me kujdes të veçantë duke shënuar me saktësi tipologjinë, kronologjinë e variacioneve etj. Gjithsesi pa harruar shenjat dhe simptomat e tjera të bashkëlidhura.

Duhet të shënohet me saktësi terapia që pacienti kishte në ditët që paraprinin ngjarjen patologjike apo riakutizimin e kësaj. Kjo është shumë e rëndësishme duke qenë se ilaçet kanë efekte anësore të shumtë. Kështu duhet të shënohet lloji dhe emri i ilaçit dhe posologjia.

Rinstinkt 2013

——————————————————————————————————–

Advertisements

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s