Vaksina NUK i ngjan sëmundjes

Vaksina nuk i ngjan sëmundjes

Po i rikthehem një çështjeje të cilën e njoh disi më mirë se të tjera, edhe për shkak të interesave personale mirëfilli intelektuale. Asaj të vaksinave. Muaj më parë (25 maj 2013) Ardian Vehbiu botonte në blogun e vet (Peizazhe të Fjalës) një shkrim, -ese letrare e quan ai me të drejtë-, në të cilin ndër të tjera pohon(te) edhe se:

Më vonë do të mësoja se, nga pikëpamja biologjike, vaksina i ngjan sëmundjes vetë; meqë kur na vaksinojnë na futin në trup baktere ose viruse të dobësuara, ose të ngordhura, ose të neutralizuara; për të zgjuar mekanizmat mbrojtës dhe për të nxitur prodhimin e antitrupave.

Më vonë do të mësoja se, nga pikëpamja biologjike, vaksina i ngjan sëmundjes vetë; meqë kur na vaksinojnë na futin në trup baktere ose viruse të dobësuara, ose të ngordhura, ose të neutralizuara; për të zgjuar mekanizmat mbrojtës dhe për të nxitur prodhimin e antitrupave.

Kritika që ngrita asokohe qartësisht nuk u mirëprit, në daç për shkak të faktit se ishte kritikë, në daç për faktin se tërhiqte vëmendjen nga qëllimi origjinal i shkrimit, siç edhe shprehet vetë Vehbiu në koment-replikat e veta. Gjithsesi më duhet për arsye të kësaj përsiatje të shkrurtër shpresoj, të citoj edhe vetveten, pa kërkuar gjithsesi përfshirje të të tjerëve në debate ku nuk kanë qejf të marrin pjesë. Kështu, kritika e ngritur kishte të bënte me këtë shprehje: “nga pikëpamja biologjike, vaksina i ngjan sëmundjes vetë;”. Nëse shprehja përdoret nga një individ që është i fushës biomjekësore, do ta konsideroja të pafalshme. Po e pafalshme është edhe përdorimi i kësaj shprehje nga qarqe të caktuara, lobe e individë të lidhur ekonomikisht e pse jo familjarisht me firma që prodhojnë përbërje homeopatike; të cilat unë refuzoj t’i quaj ilaçe.

Një digresion i vogël: prodhuesit e përbërjeve homeopatike, gjiganti Boiron për shembull,  pretendojnë se kurojnë ndër të tjera edhe mbi bazën e “i ngjashmi kuron të ngjashmin”, e këtu u shërben jashtëzakonsiht mistifikimi se vaksina i ngjan sëmundjes. Në kuptimin që, (për ilustrim), meqë kinina shkakton dhimbje koke, kinina e holluar, shumë shumë herë, pra e holluar në mënyrë ekspponenciale po them, shërben si një kurë për dhimbjen e kokës. Rrejshmëria  logjike këtu mund të mos jetë e qartë për shumë vetë ndaj këshilloj leximin e serisë së shkrimeve, të përshtatur nga i nënshkruari, mbi Legjendën Homeopatike. tani, pa u ndalur më gjatë tek homeopatia, po argumentoj se përse të thuash se “vaksina i ngjan sëmundjes vetë” është jo vetëm e gabuar po edhe mistifikim që i shërben mashtrimeve mbi konsumatorin.

Vaksinimi, pa nevojë përkufizimesh, është procesi nëpërmjet të cilit evokohet një përgjigje imunitare specifike kundër një mikroorganizmi . veksinimi realizohet nëpërmjet ekspozimit të sistemit imunitar ndaj një forme apo një përbërësi jo patogjen të vetë mikroorganizmit – vaksina pra. Nuk ka dyshim se vaksina, vaksinimi është një nga arritjet më të mëdha të imunologjisë, dhe më tej dijeve njerëzore teorike. (Çfarë janë dhe si bëhen vaksinat?)

Kalojmë tani tek sëmundja. Me sëmundje zakonisht, në terma të përgjithshëm, kihet parasysh një çrregullim i rendit normal të funksionimit të gjërave në organizmin një gjallese. Kështu sëmundja mund të njohë shkaqe traumatike, gjenetike, infektive e më tej akoma. Nuk mendoj aspak të jetë vendi që të flas mbi sëmundjen/et si abstraksione; do të ishte tepër e ndërlikuar. Shpesh në perceptimin publik, kur thuhet sëmundje sillen ndër mend imazhe apo kujtime sëmundjesh infektive, andaj një nga shkaqet themelore mbi të cilin lind mistifikimi natyrisht i pabazë se “vaksina i ngjan sëmundjes”. Vaksina nuk i ngjan sëmundjes. Vaksina ka të përbashkët me sëmundjen infektive vetëm entitetin infektiv, apo ndonjëherë pjesë të tij. Po natyrisht sëmundjet nuk janë vetëm infektive; e sikur të mos mjaftonte kjo edhe sikur sëmundja të ishte infektive ajo nuk ngjan me vaksinën, apo anasjelltas. Sëmundja ka të bëjë me çrregullimin, me  mekanizmin patologjik, i cili kthehet në patologjik. Agjenti etiologjik, i dobësuar ose jo, është një gjë e sëmundja, në tërësinë e saj, është një gjë tjetër.
Ky është thembi i gjësë.
Më poshtë, po bashkëngjis një pjesë të një prej komenteve të mi, të lënë mbi shkrimin e Ardian Vehbiut të cituar në fillim.

Kam përshtypjen se ti flet për mekanizmin, “filozofinë” e funksionimit apo entitetin, po e quaj kështu, që qëndron, si pas vaksinës po ashtu edhe pas sëmundjes (infektive); që është mikroorganzimi. Ndërsa unë i jap, detyrimisht, një kuptim të caktuar sëmundjes, që është tërësia e çrregullimeve në funksionimin dhe anatominë normale të organizmit, ti me sa kuptoj, këtu ke parasysh me sëmundje thjesht e vetëm pjesën infektive të saj. “dhe kjo ngjashmëri madje nuk kufizohet vetëm në faktin që të dyja infektojnë dhe sëmurin.” Sëmundjen infektive në përbërësin e vet infektiv, eksternalizues të agjentit etiologjik, dhe jo sëmundjen si sëmundje si mekanizën fiziopatologjik, siç shpresoj ta ketë parasysh çdonjëri prej atyre që na lexon. Sepse nuk ka vetëm sëmundje infektive, sado që ti fole kryesisht për ato, meqë tema ishte imunizimi “i detyruar”. Nuk e di nëse nga ana gjuhësore ka ndonjë term që përkufizon një përdorim të tillë të pjesshëm të fjalës, si në rastin e “sëmundjes”, të përdorur për komponentin infektiv të saj.

Rinstinkt, tetor 2013

————————————————————————————————————-

Advertisements

6 mendime mbi “Vaksina NUK i ngjan sëmundjes

    • Jo more z Baki, vërtetë mendoni?
      E kujt i plasi; argumentet nuk njohin “lartësi” në demokraci, më kanë mësuar.

  1. Njëfarë Nandi (me këto të dhëna: google.com; rrugetimi@yahoo.com; 188.248.49.212 – Submitted on 2013/10/27 at 13:46) më lë komentin e mëposhtëm, në një faqe tjetër. Komenti meqë është një fake (fals), për qëllime të mbrapshta, përfundoi detyrimisht në SPAM, çka më jep të drejtën e demaskimit të karagjozit spamues duke i bërë publike mjetet që përdor. Komentin po e vendos këtu meqë është postimi më i fundit që trajton të njëjtën temë dhe me të gjitha gjasat ai që e ka nxitur:

    Pershendetje Rinstinkt
    Desha me pyet per dicka se mbase nuk eshte tamam rubrika per pyetje porse jam i shqetesuar shume per ceshtjen e vaksinimit te femijeve.
    Kam lexuar shume materiale ne internet dhe kam shum shoke e miq qe si kane vaskinuar femijet e tyre sepse vaksinat jane teper te demshme dhe reklamimi per perdorimin e tyre eshte vetem se nje monopol i Bill gates me FBI-ne qe si e si te “lopezojne” njerzit e globit krejt, edhe kete skandalin e fundit e pame me vaksinen H1N1 te nxjerre nga laburatoret e CIA-s qe te eskperimentonin dhe te shtonin prurje te majme. Po ashtu nga punonjesit qe prodhojne vaksinat ne USA kane rrjedhur informacione qe ato jane te demshme dhe sduhen aplikuar sepse rezultatet e mira qe kane ardhur ne popullsi nuk eshte per shkak te vaksinave porse per shkak te kushteve me te mira te higjenes kanalizime dhe jeteses ne pergjithesi.
    Tani ju qe jeni ekspert per kete fushe them se i dini keto edhe me shume se kaq cfare me rekomandoni per vaksinat? Ju vete i keni vaksinuar femijet tuaj?
    Faleminderit

    Është e qartë se Nandi, kushdoqoftë, është dikush që për të komentuar përdor një IP të rremë, e cila të shpie në Lindjen e Mesme si në përrallat e Ali Babait. Jo vetëm kaq, por edhe pse i lexuar i lejon vetes të tallet duke shkruar një koment gjysmak, dhe për më tepër tallës në drejtim të inteligjencës së lexuesit të blogut të këtushëm.

    Gjithsesi, edhe pse janë jo të pakët ata që e kanë një ide se kush është karagjozi që qëndron pas këtij komenti-maskara, unë personalisht i uroj gjithë të mirat. 😉

  2. ishe shum i qarte… falemnderit…
    do te lexoje edhe postet mbi homepatin. Po mendoje se ne ketu ne Shqipri shume njerz nuk e dine se ca eshte vaksina e jo me te marrin vesh se homepatia eshte nje gje e kote, nje mashtrim qe u merr parate

  3. ky ARdian Vehbiu eshte kokrre e delirantit!!!
    per cfare nuk ka shkruar…. yhyyy per histori, per gjeografi, per fizik, per kimi, per mjeksi, per psikollogji, per politik, per gjuhsi, per shkenc… tani na paska shkruajtur edhe per vaksinat…. Paska mare diplom imunologu tek Wikipedia… cfar njeri i shplare…

Komentet janë mbyllur.