Përshtatja në ambiente rreth-polare; përshtatja ndaj të ftohtit

Ndryshueshmëria njerëzore (e interesit mjekësor) që i detyrohet tipave të ndryshëm të ambienteve të banuara nga njeriu.

Tipat e ndryshëm të ambienteve të Tokës të banuara nga njeriu mund të klasifikohen si më poshtë: zona të ftohta (ambientet rreth-polare), zona të ngrohta e të thata (ambient i shkretë), zona të ngrohta të savanës, zona të ngrohta e të lagështa (pyjet tropikale), zona malore në lartësi të mëdha, zona të temperuara (urbane apo rurale). këtë të fundit nuk do ta trajtoj ngase, gjykohet se, është një kategori artificiale.

Përshtatja në ambiente rreth-polare; përshtatja ndaj të ftohtit

Ambienti: nga 60 në 70 gradë gjerësi gjeografike Veri (meqënëse në Antarktidë nuk ka popullata rezidente). Dimër me temperatura gjithnjë nën 0 gradë Celsius.

Popullata të marra si shembull: Laponët, Eskimezët.

Karakteristika përshtatëse anatomike (metrike ose jo)

Të gjitha karakteristikat somatike që, brenda skajeve të ndryshueshmërisë normale, tentojnë të zvogëlojnë shpërhapjen e nxehtësisë trupore në ambientin rrethues:

  • Shtatëlartësia e reduktuar; me zvogëlimin e shtatëlartësisë zvogëlohet, njëkohësisht, rrjedhimisht, edhe sipërfaqja lëkurore në raport me masën trupore, pra sipërfaqja nga e cila humbet nxehtësia.
  • Kafazi i kraharorit i zgjeruar.
  • Gjymtyrët e sipërme, e më pastaj ato të poshtme, të shkurtuar (reduktuar në gjatësi).
  • Fytyrë e sheshtë, me zgavra parahundore të gjera e të veshura (nën mukozë) me një sasi të konsiderueshme dhjami.
  • Hundë e lartë dhe e ngushtë.
  • Dhjam somatik i bollshëm.

 

Karakteristika përshtatëse funksionale

  • Djersitje e reduktuar, për shkak të reduktimit të funksionalitetit gjëndëror.
  • Rritje e metabolizmit bazal.

Karakteristika përshtatëse kulturore

Rinstinkt

——————————————————————————————————————–

Advertisements

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s