Ndryshueshmëria antropologjike që i detyrohet përshtatjes (ndaj ambientit)

Disa shënime jo dhe aq të shkartisura të antropologjisë fizike, të rizbuluara rishtas ndërsa shpluhurosja librat.

Ndryshueshmëria antropologjike që i detyrohet përshtatjes (ndaj ambientit)

Përshtajte humane konsiston në kompleksin, tërësinë e modifikimeve somatike (trupore), funksionale dhe kulturore (tranzitore apo të përhershme) që i mundësojnë individit dhe të gjithë popullatës të mbijetojë dhe të riprodhohet në ambiente të ndryshme, apo edhe vetëm të përmirësoj raportet e veta me ambientin.

Përshtatja e njeriut është e dy llojeve të ndryshme: tranzitore dhe permanente (e përhershme).

  • Tranzitore – e kthyeshme (pra zhduket nëse ekspozimi ndalon) dhe e patransmetueshme tek pasardhësit (fenotipike).
  • E përhershme (permanente) – e pakthyeshme (zgjat edhe pas largimit të stimulit) dhe e transmetueshme tek pasardhësit (gjenotipike).

Përshtatja është nën influencën e presionit ambiental, i cili është një stimul për ndryshim fenotipik, dhe njëkohësisht nën influencën e trashëgimisë që priret apo ka tendencën e konservimit të gjenomit individual.

Ndërsa influencat e mësipërme janë të përbashkëta tek të gjithë kafshët në natyre, influenca e kulturës është ekskluzive e kafshës njeri, dhe e përshtatjes humane.

Përshtatjet fenotipike

Janë efekte të karakteristikave ambientale që veprojnë mbi individin e jo mbi popullatën.

Përshtatjet fenotipike janë tranzitore, dhe shpesh, kush është e mundur, pësojnë regres kur presioni ambiental që i ka stimuluar zhduket.

Përshtatjet fenotipike kanë të bëjnë me karakteristika që nuk janë nën kontroll gjenetik, ose më saktë pjesa pa kontroll gjenetik e atyre cilësive apo karakteristikave nën kontroll gjenetik.

Mund të jenë karakteristika funksionale. Për shembull: për sa i përket shfaqjes së menarkës në ambiente social-ekonomike të prapambetura, rritjes së metabolizmit bazal në klima të ftohta.

Po ashtu, përshtatjet fenotipike mund të jetë karakteristika metrike, apo thënë ndryshe variabla jo të vazhdueshme. Si për shembull: rritja e shtatëlartësisë tek subjektet që i përkasin një konteksti socio-ekonomik t privilegjuar.

Përshtatjet gjenotipike

Janë efekti i veprimit të presioneve ambientale të ushtruara mbi popullata, nëpërmjet mekanizmave të seleksionit natyror.

Ekziston një aksion i seleksionit natyror që favorizon disa variante pre-ekzistuese ndaj futjes së presonit ambiental selektiv, në disfavor të një fraksioni të popullatës.

Përshtatjet gjenotipike i transmetohen pasardhësve, pepse “thithen” nga trashëgimia gjenetike e popullatës.

Mund të jenë karakteristika metrike, apo variabla morfologjike. Për shembull, zvogëlim i indeksit hundor me gjerësinë gjeografike.

Mund të kenë të bëjnë me karakteristika anatomike; për shembull: zgjerim i ndryshëm i sinuseve parahundorë në varësi të temperaturës mesatare të vendit.

Mund të kenë të bëjnë me kkarakteristika funksionale, si për shembull: pravalenca e ndryshme e tipave të ndryshëm të mekanizmave termorregullatorë në gjerësitë e ndryshme gjeografike dhe në ambientet e ndryshme.

Përshtatjet kulturore

Karakteristikat ambientale nxisin reaksione kulturore, vetëm tek njeriu. Reagimet kulturore vihen në veprim për të kundërshtur presionet ambientale negative.

Këto reaksione kulturore janë oportune, të paramenduara dhe efikase.

Reaksionet kulturore veprojnë në nivel indiviidual dhe në nivel popullate.

Nuk janë të interesit mjekësor (!).

 …

Së shpejti do të botoj edhe disa shënime të tjera të antropologjisë, që kanë të bëjnë me llojet e përshtatjeve në varësi të ambienteve kryesore të banuara nga njeriu.

Rinstinkt

Advertisements

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s