Antropologji: Karakteristika antropologjike somatike sasiore; sipërfaqja trupore

Karakteristika antropologjike somatike sasiore (3)

3-sipërfaqja trupore

Antropologji fizike – sipërfaqja trupore

Sipërfaqja lëkurore përbën pjesën më të madhe të sipërfaqes trupore në kontakt mes masës së trupit dhe ambientit të jashtëm.

Sipërfaqja trupore është një faktor i rëndësishëm, themelor, veçanërisht për shkëmbimet termike, pra për procesin e termorregullimit (humbje dhe konservim i nxehtësisë), për shkëmbimin e gazeve e të lëngjeve me ambientin e jashtëm.

Rëndësia e sipërfaqes trupore në procesin homeostatik termorregullues

Nxehtësia e prodhuar nga proceset biokimike në qelizat e trupit të njeriut shpërhapet nëpërmjetë lëkurës falë katër fenomeneve: rrezatimit, përçimit, konveksionit dhe avullimit.

Nga pikëpamja termorregulluese mekanizmi më i rëndësishëm është ai i avullimit, i vetmi proces i tipit “aktiv”. Për të krijuar një ide mbi efikasitetin e një procesi të tillë, mjafton të thuhet se: një individ që peshon rreth 90 kg mund të humbas rreth 2 litra djersë në orë, ose një i ri që merret me aktivitet fizik intensiv mund të humbas deri në 8 litra/ditë në ambient të thatë në temperaturën 30 gradë Celsius.

Numri i gjëndrave të djersës të pranishme në lëkurë për njësi sipërfaqeje është konstant, pra nuk varet nga raca. Kështu njeriu, ose më saktë përshtatja humane, për të rregulluar, moduluar nivelin e djersitjes ka në dispozicion të vetin vetëm variacionin e sipërfaqes totale të lëkurës.

Sipërfaqja mesatare e lëkurës është 1,7 m2 (mes 1,5 dhe 2,0 m2).

Rinstinkt

Advertisements

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s