Antropologji: Karakteristika antropologjike somatike sasiore; pesha trupore

Karakteristika antropologjike somatike sasiore (2)

2-pesha trupore

Pesha trupore është një ndryshore e tipit të vazhdueshëm. Pesha trupore është shumë e kombinuar e masës së skeletit, të masës muskulore, të dhjamit nënlëkuror dhe të organeve të brendshme. Kështu pesha trupore konsiderohet shprehje sintetike e zhvillimit volumetrik të individit, e në veçanti, siç përmendet më sipër, të zhvillimit të sistemit skeletik e muskulor.

Shprehja fenotipike e peshës trupore është fortësisht e ndikuar nga faktorët ambientalë, sidomos nga mënyra e ushyqyerjes së subjektit. Nëse për shtatëlartësinë trashëgimia ka një influencë mes 90-94%, për peshën e trupit kjo influencë është shumë shumë më e vogël.

Interesante është që pesha e trupit të të porsalindurit varet nga lartësia mbi det e vend-lindjes, me një peshë më të lartë të të porsalindurve të nivelit të detit krahasuar me ata të lindur në një lartësi mei 2500 m mbi nivelin e detit.

Pesha më e vogël trupore në lindje përfaqëson një avantazh në momentin e lindjes, pra. Kjo, meqënëse lindja kryhet më me lehtësi. Por njëkohësisht përfaqëson një dis-avantazh në periudhën peri-lindje, vetëm në vendet e prapambetura, pra të nën-zhvilluar dhe në zhvillim e sipër.

Pesha trupore varet edhe nga seksi i individit, me një diferencë ndërseksuale në Europë prej 10-12 kilogramësh.

Po ashtu pesha trupore varet edhe nga mosha dhe raca e individit, por ndikojnë gjithashtu edhe ora e ditës, gjendja e hidratimit etj.

Rinstinkt

Advertisements

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s