Carl Friedrich Gauß (Gauss)

Carl Friedrich Gauß 

Carl Friedrich Gauß (Gauss) – (1777 – 1855)

Quhet edhe “princi i matematikës”; manifestoi që i vogël prirjen e vet për matematikën.

Rrëfehet se në shkollën fillore, ndërsa mësuesi merrej me nxënësit e tjerë në një operacion mbi shumën e numrave nga 1 në 100, Gaussi vuri re se shuma e çifteve të termave të “kundërt” jepte të njëjtin rezultat (1+100=101, 2+99=101, 3+98=101) dhe kështu mbërriti  menjëherë tek rezultati përfundimtar (50*101=5050), mes mahnitjes së shokëve të klasës dhe të mësuesit.

Gaussi ishte matematicien, fizikan, astronom. Në moshën 22 vjeçare dha demonstrimin e teoremës themelore të algjebrës.

Nga 1801 në 1816, duke u marrë me astronomi, iu dedikua, mes të tjerave, edhe kalulimit me saktësi të diametrit të hënës.
Me surprizë Gaussi zbuloi se vlerat e përftuara nëpërmjet teleskopit ishin lehtësisht të ndryshme në çdo matje që ai realizonte (pra, nga matja më matje).

Lakorja e Gaussit

Lakorja e Gaussit

Duke i paraqitur këto vlera në një sistem boshtetsh kartezianë, përftohej një lakore në formë këmbane, në të cilën pjesa më e madhe e vlerave përqëndrohej në afërsi të qendrës (pra që zinin qendrën e shpërndarjes) ndërsa vlerat që largoheshin nga mesatarja ishin gjithnjë e më pak të shpeshta (pra më të rralla).

Gauss-i pati intuitën se, matjet e kryera nga ai vetë, përbënin në të vërtetë një mostër të të gjitha matjeve të mundshme të pafunda. Mostra ishte e vullnetshme ndaj gabimit, natyrisht, por absolutisht e vlefshme për të dhënë një vlerësim (llogaritje, të përafërt) për vlerën e saktë të pamatshme të realitetit.

Rinstinkt 2013

————————————————————————–

Advertisements

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s