Matja e presionit arterioz nëpërmjet toneve të Korotkoff-it

Matja e presionit arterioz nëpërmjet  dëgjimit të toneve të Korotkoff-it

Tonet e Korotkoffit dhe presioni arterioz

Dëgjimi i toneve të Korotkoff-it mundëson përcaktimin me saktësi të lartë të presiont arterioz. Presioni arterioz është një parametër klinik me rëndësi madhore. Për të matur presionin arterioz me anë të kësaj teknike duhet një sfigmomanometër dhe një stetofonendoskop i thjeshtë.

Një manikotë prej gome, e futur në një dorezë, e pozicionuar në krah në lartësinë e zemrës në mënyrë të tillë që të lihet i lirë artikulacioni i bërrylit, fryhet me arjër me anë të një “pompe” dore.

Madhësia e dorezës brenda së cilës gjendet manikota prej gome që fryhet me ajër është e madhësive të ndryshme, kjo në varësi të konstitucionit fizik të subjektit të cilit duhet t’i matet presioni (me anë dëgjimit të toneve të Korotkoff-it). Zakonisht doreza ka përmasa prej 12-13 x 35 cm.

Ndërsa fryhet me ajër, presioni brenda manikotës prej gome rritet. Kjo rritje e presionit transmetohet dhe paraqitet me anë të një manometri prej zhive, i cili është në gjendje të masë nivelin e presionit në një shkallë të graduar (shkallëzuar) nga 0 deri në 300 mmHg.

Teknika në fjalë ilustrohet në pamjen e mëposhtme.

Matja e presionit arterioz nëpëmjet dëgjimit të toneve të Korotkoffit

Matja e presionit arterioz nëpëmjet dëgjimit të toneve të Korotkoffit (Dioguardi – Sanna)

Krahu, i shtrirë, pozicionohet në lartësinë e zemrës. Koka e fondendoskopit (stetofonendoskopit) pozicionohet në pjesën e brendshme të artikulacionit të bërrylit, në mënyrë që të dëgjohen tonet e Korotkoff-it të prodhuar nga gjaku që kalon në arterien homerale. Ndërkohë njëra dorë mund të vendoset mbi artetien radiale (në afërsi të artikulacionit radio-karpik) për të ndjerë pulsin e pacientit.

Kur presioni i arjrit në brendësi të manikotit prej gome rritet dhe kalon presionin që gjaku ushtron mbi arterien e krahut, pra mbi arterien homerale, kjo e fundit kolapson plotësisht dhe në të nuk ka më fluks gjaku. Në këtë moment në fonendoskop nuk dëgjohet asnjë lloj “zhurme”, detyrimisht.

Duke lejuar një çfryrje të  lehtë, të ngadaltë të manikotit prej gome, me anë të valvulës që zakonisht gjendet në afrësi të pompës, presioni që manikoti ushtron mbi arterien homerale (humerale) bie, pak nga pak. Kështu, në një moment të caktuar, fillon edhe kalimi i gjakut vetëm në fazën sistolike. Njëkohësiisht fillon dhe ndihet edhe pulsi në arterien radiale. Zskonisht tonet e para ndihen nëdërmjet 120-140 mmHg.

Duke vazhduar çfryrjen e manikotit prej gome, pra duke u zvogëluar presioni që manikoti ushtron mbi arterien e krahut, dëgjohen impulset sistolike, fillimisht me intensitet rritës, dhe mëpastaj zbritës, derisa nuk dëgjohet më asnjë lloj toni. Zhdukja e toneve të K, dhe jo dobësimi i tyre, tregon për presionin diastolik. Kjo ndodh ndërmjet 70-90 mmHg.

Presioni diastolik sot ka një rol po aq të rëndësishëm sa ai sistolik, madje  më të madh në individët me hipertension. Matja e presionit arterioz në të dy krahët, majtas dhe djathtas, mundëson dallimin e çrregullimeve të mundshme, si për shembull: ngushtimit të arterieve, stenozës etj.

Sipas OBSH-së (Organizata Botërore e Shëndetësisë) vlera e presionit arterioz rekomandohet të jetë, apo të mbahet, nën 130-85.

© mbi tekstin, Rinstinkt 2013

————————————————————————————-

Advertisements

2 mendime mbi “Matja e presionit arterioz nëpërmjet toneve të Korotkoff-it

  1. Pingback: Hipertrofia kardiake | Rinstinkt

  2. Pingback: Shock; shoku | Rinstinkt

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s