Patenta e gjeneve

Patenta e gjeneve – Gjenet me patentë

gjeneDje, Gjykata e Lartë Amerikane vendosi me unanimitet se gjenet njerëzorë nuk mund të patentohen. Pra, nuk mund të kihet apo kërkohet privilegji mbi gjenet, apo izolmimin e tyre, përjashtuar rastet kur ky material është mjaft i tjetërsuar krahasuar me atë që ekziston në natyrë.

Rreth 40% e gjeneve të mia, dhe tuaja (rreth 4000 gjene), janë tashmë të patentuara nga shoqëri të ndryshme private amerikane.

Në çështjen gjyqësore në fjalë u përballën, nga njëra anë Watson dhe American Civil Liberty Union, që ishin të idesë se patentat (për “shpikjen”) mbi gjenet janë një pengesë ndaj kërkimit shkencor, dhe nga ana tjetër kompania bioteknologjike dhe farmaceutike (Myriad Genetics) që mbështeste idenë se pa patenta, pra pa privilegjin e “zbulimit”, izolimit, (firmat) nuk kanë asnjë motiv për të investuar në kërkimin shkencor gjenetik, sepse nuk kanë përfitime.

Në rastin specifik Myriad Genetics, në vitet ’90 ka patentuar dy  gjene mjaftë të famshëm, BRCA1 dhe BRCA2, të kancerit të gjirit; kjo pasi ka zbuluar se disa mutacione në këta gjene krijonin predispozicion për kancerin e gjirit dhe të vezoreve.
Më pas Myriad Genetics patentoi edhe një metodë diagnostike për të gjetur këto mutacione. Myriad Genetics ka monopolin mbi këtë test, që kushton “vetëm” 3000$. Përtej kësaj, patentimi i gjeneve bën që kërkimi shkencor në këtë fushë, të mos avancoj, le të themi, pa “lejen” e firmës në fjalë.

Një situatë absurde, sepse gjenet janë objekte jo të shpikura, por ekzistuese në natyrë dhe mbi to nuk mund të aplikohet asnjë lloj patente.

Gjykata pati si motivacion të vendimit të marrë, faktin se, materiali gjenetik i izoluar nuk mund të patentohej sepse nuk është një produkt i njeirut apo firmës bioteknologjike në fjalë, por një produkt natyror. Fenomenet natyrore nuk mund të patentohen. Si të thuash, janë të të gjithëve dhe shërbejnë si bazë për punën shkencore kërkimore, bioteknologjike etj.

Vendimi i Gjykatës së Lartë amerikane ka vlerë të jashtëzakonshme sepse mund të përdoret si precedent për çështje të tjera, ndaj firmave të tjera, që kanë apo kërkojnë petenta mbi gjenet.

Rinstinkt 2013

——————————————————————————————–

Advertisements

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s