Etika e krishterë dhe roli i femrës

Etika e krishterë dhe roli i femrës

Tek Peshku pa ujë – një blog emigrantësh shqiptarë të mërzitur, siç e kanë quajtur – më zunë sytë një fragment interesant, jo dhe aq nga përmbajtja sa sa nga stimuli që më dha. Duke qenë se kam patur prej kohësh ndërmend të shkruaj dy rreshta mbi temën, po e bëj tani.

Komenti është i përdorueses finisterre; thotë (nënvizimi im):

Dha para nja dy ditesh nje nga keto emisionet divulgative per seksin ne kohen e Romes antike. Edhe mes te tjerash thoshte qe per romanet, homoseksualiteti mashkullor s’perbente asnje lloj problemi, kurse per femrat ai ishte i denueshem me vdekje. Interesant ishte problemi i marredhenies paramartesore, i cili mesa duket lidhej thjesht me friken e burrit se mos gruaja sillte ne shtepi trashegimtarin e dikujt tjeter. Natyrisht per burrin marredheniet jashtemartesore ishin te lejuara, si ne hapesirat brenda shtepise (fut ketu skllavet dhe konkubinat zyrtare), ashtu edhe ne ato jashte shtepise (prostituta, gra te burrave te tjere etc). Gruaja premtohej qysh ne moshe te njome: shpesh shkonte ne shtepine e bashkeshortit te ardhshem qysh 12-vjeç. Vdiste me se shumti per shkak te lindjeve. Mesatarisht nje grua jetonte 29 vjet, nje burre 41.

Nga keto dhe nga te tjera, kuptohet mire pse grate qene nder mbeshteteset e para te krishterimit qe lindi. Ne nje fare menyre, ky barazoi shtrengesat. Se paku formalisht.

Duke e marë si të mirëqenë premisën, do të them nja dy gjëra për paragrafin e fundit. Pa dashur të bëj ndonjëfarë analize për mënyrën e strukturimit dhe nxjerrjes së thelbit, apo “argumentit”, se në fund të fundit është vetëm një koment blogu, vihet re se pika kulmore vjen vetëm në dy-tre fjalitë e fundit. Pjesa më e madhe është premisa, përshkrimi i të shkuarës. Pjesa që jep mesazhin e gjithë komentit përbën vetëm dy fjalitë t fundit.

Sidosi, mua më intereson pikërsiht paragrafi i fundit. Sërisht pa dashur të t’i bëj profilin blogeres, thuhet diçka pa thënë se si kryhet. Pra pas gjithë premisës përshkruese mbi gjëndej e femrave e grave, thelbësisht para krishtërimit, kalojmë tek pas-gjatë krishtërimit me një gjendje të re për gratë. Siç thotë finisterre-ja, me shtrëngesa të barazuara. Edhe kjo hedhur ashtu pa kujdes.

Ajo çka më nxit të komentoj mbi këtë koment, është fakti se aty përveçse ka padyshim manipulim të kujdesshëm të paraqitjes së fakteve nga ata që kanë realizuar “emisionin tellallisës” ka edhe trumbetim në publik të diçkaje jo fort të saktë.

Mund gjithsesi që raporti mes mashkullit dhe femrës të ketë ndryshuar pas apo gjatë implementimit të etikës “kristiane”, por se cili faktor ka ndikuar dhe më e rëndësishmja si ka ndkuar është mjaft e vështirë për t’u përcaktuar. Pra, gjithnjë me marrjen si të mirëqenë të barazimit të shtrëngesave, ishte feja apo për shembull përmirësimi për një arsye apo një tjetër i kushteve të jetesës që ndikuan në reformimin e raportit, të pretenduar? Apo mos vallë ndodhi një evoluim për shkaqe komplet të ndryshme?, shoqërore, të balancimit dhe rritjes së detyrave, përgjegjësive dhe si pasojë influencës së sekksit femër?

Le t’i lemë këto pyetje kështu; unë po bëj nja dy komente mbi etikën e krishterë.

Është e gjithëditur historia e Jezusit që shëtiste i shqoqëruar nga dymbëdhjetë apostujt e vetë. Posaçërisht të zgjedhur meshkuj, sipas vullnetit të zotit. Po ashtu bënë edhe apostujt me zgjedhjen e bashkëpunëtorëve të vetë, të gjithë kategorikisht meshkuj. Historia na mëson se ky zakon, kjo traditë, kjo sjellje e zotit Jezus është ndjekur dhe ndiqet me rigorozitet edhe sot e kësaj dite. Kështu kisha është e kufizuar nga kjo zgjedhje e Jezusit. Dogma duhet respektuar deri në fund… femrat nuk mund të pranohen në urdhrat drejtues të kishës.

Në të gjithë librat e shenjtë flitet vetëm e vetëm për meshkujt, gjithçka lind dhe përfundon në një rreth vicioz me qene se mashkulli është mjeti ie zgjedhur nga i madhi. Kështu, deri në epokën moderne, për gratë nuk flitet kurrkund; nuk kishin të drejta autonome, si pronë e burrit dhe e babës.

Këtu lind edhe problemi tjetër që komentuesja finisterre, nuk arrin ta inkuadrojë mirë. Në fakt këtë gabim, pra filozofinë e perceptimit të femrës nga krishtërimi, e vë në dukje komentuesi I_Pakapshëm, duke i kujtuar “origjinën e femrës”, “rolin e femrës” (mbase pa thonjëza) në etikën e krishterë.

Femra e krijuar nga brinja e mashkullin, femra si rruga drejt djallit (u josh nga gjarpri per te ngrene frutin e pemes se ndaluar), femra si tempulli i ndertuar mbi gjiriz (Tertuliani) etj.

Etika e krishterë duke i dhënë një ngjyrim të theksuar virgjërisë, dëlirësisë, pastëritisë nuk bëri gjë tjetër veçse dobësoi/frenoi rolin e femrës si aktore e pavarur. Me qenë se morali bëhej nga meshkujt, zgjedhje e zotit, femra del si provokuese, joshëse. Rolet mund fare mirë edhe të ishin të anasjelltat – siç pohon Russell.

Rinstinkt, Maj 2013

——————————————————————————————

Advertisements

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s