Prapa kthehu…

Përshëndetje lexues(e)!

Shpesh  kërkoni informacione apo materiale mbi një temë apo një tjetër.

Ka një problem, shumë të madh, në përqasjen tuaj, të nxënësve, studentëve dhe më tej atyre që ua kërkojnë këto projekte apo punë kërkimore interneti.

mbi libraProblemi i parë qëndron se, unë nuk kuptoj çfarë informacioni kërkoni… Pra, kërkoni që unë të bëj punën tuaj, dhe ta kërkoj, përkthej, përshtas materialin për ju? Nëse më kërkoni këtë, ktheni majat nga keni thëmbrat, dhe lamtumirë.
Puna ime e këtushme është personale, vullnetare po deshët, aspak e paguar, aspak fitimprurëse për mua. “Fitimin” e vetëm, në pamje të parë, e kanë trumcakët që kopjojnë infromacione, i printojnë e ia lënë profesorit mbi tavolinë.

Problemi tjetër qëndron tek mendësia juaja dhe e profesorëve tuaj. Juaja sepse siç thash më sipër kërkoni që punën tuaj ta bëjë një tjetër, e ju ta merrni si llokume. Nuk shkon, aq më tepër që këtu, ma merr mendja, shëtisin studentë të degëve bio-mjekësore. Duhet të aftësoheni vetë në kërkimin e informacionit, selektimit të atij të duhurit, gjykimit të tij, studimit të referencave, artikulimit apo përdorimit të tij në mbështetje të tezës tuaj etj etj.

Gjithsesi nëse ndonjëherë kërkoni dhe mbërrini në abstraktin e një studimi tek i cili nuk keni akses, atëherë unë ofrohem që nëse kam mundësi kohore e mjetesh t’ua gjej dhe dërgoj me e-mail. Por  jo për disa të panjohur, që vijë këtu krejt rastësisht. Mund ta bëj për një komentues bie fjala. Por, sërisht, për sa kohë çështja është njëdrejtmiëshe, pra vetëm merr, se është falas, nuk shkon. Fare!

Një problem tjetër, i juaji, imi e i të gjithë studentëve, është se nuk ka akses tek studimet shkencore. Nuk ma ha mendja se kur bëhen zgjedhjet e drejtuesve të universiteteve i kërkoni kandidat-rektorit (apo ndonjë tjetri) një sallë multimediale me akses tek revistat shkencore. Kjo sallë mbase edhe ekziston tashmë, por çelësat i ka në dorë miku i filanit, apo duhet të pagoni 500 lekshin etj. Ku qëndron problemi? E thjeshtë fare, është sistemik… nuk kërkon askush punën apo premtimet e arsyeshme e të realizueshme por gjykohet mbi disa baza farefisnore, klanore, politike, dogmatike në më të shumtën e rasteve të trashëguara nga rrethi familjar apo shoqëror.

E fundit, problemi i profesorëve tuaj, që u kërkojnë mrrekullira pa mjete… Nuk realizohet asgjë vetvetiu. Studenti po nuk pati mjetin. le të jetë i zgjuar sa të dojë nuk prodhon asgjë prej gjëje. Harrojeni. Gënjeni, gjënjejmë, veten me notat  e mira që na vënë.

***

Tani diçka mbi organogjenezën; Organogjeneza nga sa di unë është temë që trajtohet në lëndën e Histologjisë apo Anatomisë. Embriogjeneza nga Histologjia dhe gjeneza e organeve specifikë në lëndën e Anatomisë. Kush nuk ka njohuri mbi këto lëndë është e kotë që t’i futet valles, kjo në gjykimin tim. Përndryshe do përfundoni si një letrare që në vend të mekanizmave homeostatike më pyeti për mekanizmat homeotianike – mbi të cilat edhe sot e kësaj ditë nuk ia kam haberin se ç’janë.

Advertisements

5 mendime mbi “Prapa kthehu…

  1. Jam me cel e nuk e lexova dot pergjigjen deri ne fund.Une si lexuese dhe si studente e deges se bilogjise jam shume e interesuar ndaj faqes tuaj.Lexoj me shume vemendje cdo e-mail qe vjen ne adresen time elektronike.Kerkova me pare per orgagjenezen ne faqen tuaj por sme dilte asnje informacion mendova se mos e kisha une gabim e u drejtova tek ju thjesht nqs e keni si informacion ne faqen tuaj.Nuk po kerkoj qe te me gjeni ju absolutisht,eshte dicka e ulet sipas meje.Ju faleminderit qe me kthyet pergjigje,e te me falni nqs ju shqetesova! Urime per kete qe keni krijuar Instikt!

    • Nuk ka asnjë problem.

      Përgjigjia nuk është vetëm për ty, si Mikaela.
      Nuk duhet të të prek fare. E kisha në përgjithësi.

      Me lejen tënde, unë emrin mbi komentet e tu, do ta zëvendësoj me vetëm “Mikaela” për pak privatësi. OK?
      Suksese me mësimet!

  2. Tani qe munda ta lexoj me vemendje them qe keni plotesisht te drejte.Por duhen ndare personat qe i bejne copy paste qe e dorezojne pa ndonje gje tek pedagogu.Une kete projekt qe kam ,kam per ta prezantuar e sme intereson dicka e tille gjithashtu asnjehere se kam bere dicka te tille, pasi vetem veten time nuk kam deshire ta genjej e vecanerisht tek studimet. ..Gjithsesi mos te zgjatem. Faleminderit per mirekuptimin!
    p.s per vendosjen e emrit nuk ka problem.

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s