Arnimi i realitetit dhe koha – Majlinda Sinani Lulaj

[…] Vetëm për vetëm, është pak e rëndësishme se ç’rrugë marrim, e ç’fat kemi, por nuk ka si të jetë i parëndësishëm fati i përgjithshëm i kombit dhe vendit dhe rruga që ndiqet. Në këtë kontekst, ata që janë të veshur me autoritet e pushtet, e kanë përgjegjësinë  dhe detyrimin për të ndjekur ato udhë që nuk çojnë andej kah daljet janë qorre. Natyra njerëzore legjitimon faktin se secili mendon ndryshe  dhe s’mund të ketë një rend a normë juridike që do të kënaqte qëllimet e secilit, shpeshherë kundërthënëse në thelb. Çelësi i funksionimit të shoqërive dhe shteteve është që të vihen ekuilibra mes qëllimeve dhe interesave dhe të krijohet baraspesha me hapin e kohës dhe sendërtimin e synimeve të përgjithshme.

 Në njërën nga esetë e tij të filozofisë historike dhe politike, Immanuel Kant flet për principet e krijimit të shtetit. Mes tjerash, ai bën krahasimin mes një qeverie atërore (imperium paternale), e cila sillet me nënshtetasit sikur me fëmijë që nuk dijnë ç’është e favorshme për lumuturinë e tyre, e mbeten në pritje të vullnetit miradashës të udhëheqjes së shtetit, gjë të cilën Kanti e quan shfuqizim të cdo lirie dhe të drejte. Kësaj qeverie atërore, Kanti i vë përballë një qeveri patriotike (imperium non paternale sed patrioticum). Qeveria patriotike ka të bëjë me mënyrën e të menduarit, ku secili në shtet (përfshirë dhe udhëheqjen e shtetit) e sheh vendin si prehër nëne a si dheun atëror, prej të cilit ai përparon, e që duhet ta lërë pas vetes, si një amanet të shtrenjtë. Në një mënyrë të tillë të të menduarit, sipas Kantit, secili e sheh veten të autorizuar të  mbroj të drejtat e vendit nëpërmjet ligjeve të dala nga vullneti i përbashkët, por jo ta përdorojë vendin e ta vërë atë nën prangat kënaqësive të veta. (Immanuel Kant “Ese në filozofinë historike dhe politike”) […]

 

Për më shumë, këtu: Arnimi i realitetit dhe koha – nga Majlinda Sinani Lulaj

 

—————————————————————————————————————-

 

Advertisements

Një mendim mbi “Arnimi i realitetit dhe koha – Majlinda Sinani Lulaj

  1. Pingback: ARNIMI I REALITETIT DHE KOHA | Muranë fjalësh...

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s