Radiografia RX

Radiografia RX

Çfarë është radiografia me rreze X?

Radiografia RX është më “e vjetra” ndër metodat moderne të hetimit anatomik. Radiografia mundëson parjen e të gjithë trupit pa ndërhyrë kirurgjikisht në të.

Një shembull radiografie

Një shembull radiografie

Teknika radiografike përdor një tufë rrezesh X që prodhohet (gjenerohet) nga një rrymë elektrike me tension të lartë, që duke kaluar përmes një tubi nën vakum mbërrin në një pjastër mobildeni apo tungsteni. Tufa me rreze e prodhuar në këtë mënyrë drejtohet drejt pjesës së trupit që duhet hetuar/vëzhguar. Trupi apo pjesa e trupit i thith rrezet në mënyra të ndryshme, në varësi të përbërjes së vet -inde “të buta”, inde kockore, apo zgavra organesh. Tufa e rrezeve që del nga trupi, pra që ka arritur ta kalojë atë, përfundon mbi një pelikul apo ndonjë lloj tjetër receptori që është në gjendje të dallojë intensitetin e rrezatimit. Për shembull, nëse tufa me rrezet X drejtohet nga krahu, rrezet që kalojnë vetëm përmes indit muskulor thithen më pak dhe e nxijnë pelikulën më shumë nga sa bëjnë rrezet që kanë kalojnë përmes indit kockor që ka densitet radiologjik më të madh. Në këtë mënyër përftohet një imazh në “negativ”.

Me indet që i thithin pak rrezet X ka një problem të vogël. Duke qenë se rrezet thithen pak duhen përdorur “mjete kontrasti”, pra substanca opake apo gjysmëtransparente ndaj rrezatimit që kur futen në indet qpo organet që duhen hetuar, krijojnë një kontrast artificial me indet rrethues.

Mjetet e kontrastit në radiogafi përforen në shumë raste, për shembull në hetimin radiografik të zemrës, të arterieve dhe venave, të tubit tretës, të bronkeve e bronkiolave, të enëve limfatike, të fshikëzës të tamblit, të rrugëve urinare, të gurëve në veshka, të fshikëzës së urinës dhe të kanalit spinal.

Duke qenë se rrezet X janë valë elektromagnetike të pasura me energji, ato mund të provokojnë dëme reale apo potenciale permanente, jo vetëm në inde por edhe në trashëgiminë gjenetike të subjektit që i nënshtrohet radiografisë. Kështu, sot  pajisjet radiologjike ndërtohen sipas disa kritereve strikte në maksimum të radio-mbrojtjes duke i reduktuar plotësisht efektet e dëmshme për pacientin.

Gjithsesi kush ekspozohet në mënyrë të vazhdueshme ndaj rrezeve X, si për shembull punonjësit që menazhojnë aparatet, duhet të bëj kujdes të madh. Sepse përsa minimale të të jenë dozat e ekspozimit, këto rrezatime janë kumulative, dhe një ekspozim i rregullt në dosa edhe të vogla mund të ketë pasoja në terma afatgjatë.

Çfarë mund të shihet me anë të radiografisë?

Me anë të radiografisë mund të shikohet struktura e brendshme e indeve apo organeve, prania jo-normale e ajrit, lëngjeve apo trupave të huaj me densitet radiografik të ndryshëm nga ajo e indit përreth.

Kur përdoret radiografia?

Radiografia përdoret kryesisht në ortopedi dhe traumatologji për të parë nëse ka apo jo probleme me  kockat dhe artikulacionet. Radiografia përdoret edhe në ekzaminimet rutinë për kapjen e hershme të tumoreve të gjoksit (mamografia).

© Rinstinkt, Prill 2013

——————————————————————————————————————–

Advertisements

Një mendim mbi “Radiografia RX

  1. Pingback: Marie Curie dhe radiografia | instinkt

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s