Të falenderojmë eksperimentim me kafshët

Të falenderojmë eksperimentim shkencor me kafshët

A e dini të nderuar lexues se ka sot në botë nga ata njerëz që duan që eksperimentimi shkencor me kafshët të mos ekzistojë më? Besoj keni dëgjuar për ta …

Më poshtë po jap ca argumente se përse këta individë, që kërkojnë rrëzimin e eksperimentimit me kafshët duhet, në të kundërt, ta falenderojnë atë.

A e dini se para se sëmundja e tërbimit të vendosej nën kontroll ajo përbënte një nga arsyet kryesore që njerëzit shmangnin qentë? Besoj se ata që janë pak më të mëdhenj e dinë. E dinë frikën e tmerrshme që i zinte kur shikonin një qen, frikë nga kafshimi, nga tërbimi.

Rasti i fundit kur është hasur sëmundja e tërbimit (urbane) as nuk mbahet mend.
Por si arriti njerëzimi ta kontrollonte sëmundjen e tërbimit? Me anë të vaksinës natyrisht.
Sëmundja e tërbimit shkaktohet nga një virus. Për këtë sëmundje është krijuar një vaksinë, dhe vaksina, për ata që nuk e dinë, është realizuar (edhe) falë eksperimentimit me kafshët. Pra janë përdorur disa kafshë në mënyrë që nga këto eksperimentime të përfitonin një masë e madhe gjallesash, njerëz e kafshë të tjera, përfshirë kafshët e shoqërisë.

Popullata e qenve ka pësuar një rritje të madhe numerike që kur ne, njerëzit, patëm në dorë mjete e metoda që zvogëluan vdekshmërinë në lindje. Po ashtu mund të thuhet për shumë sëmundje të tjera (psh: parvoviroza) që nuk përfaqësojnë më një problem të madh.

Dhe të gjitha këto rezultate janë përftuar falë eksperimentimit me kafshët.

PRO testimit me kafshët

PRO testimit me kafshët

Eksperimentimi me kafshët është i nevojshëm edhe për vet mirëqenien e kafshëve tona të shoqërise e jo vetëm atyre. Le të mos biemë pre e keqinformimit të qëllimshëm apo idiotesk të grupimeve animaliste të cilat përdorin fotografi e materiale të manipuluara për të prekur emocionalisht njerëzit e ndjeshëm.

Pra, eksperimentimi me kafshët është i nevojshëm. Eksperimentimi me kafshët, të nderuar animalistë (kafshistë), shpëton edhe kafshët tuaja me qime e pellush.

© Rinstinkt, Mars 2013

—————————————–

Advertisements

Një mendim mbi “Të falenderojmë eksperimentim me kafshët

  1. Pingback: Shfarojse po, eksperimentim jo – irracionaliteti animalist | instinkt

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s