Neuronet jetojnë përpara se ne të jetojmë, dhe vdesin pasi ne vdesim

” Neuronet jetojnë që para se ne të jetojmë, dhe vdesin pasi ne vdesim”.

neuronDisa neurone kanë aftësinë që të jetojnë shumë më shumë kohë nga sa mund të bëjë organizmi që i ka prodhuar. Ky është rezultati në të cilin kanë mbërritur kërkuesit italianë të Universitetit të Pavias dhe Universitetit të Torinos, që i ilustrojnë rezultatet e kërkimi shkencor në një artikull të botuar në PNAS –  “Proceedings of the National Academy of Science” . Artikulli mban firmat e Lorenzo Magrassi, Ketty Leto dhe Ferdinando Rossi.

Eksperimenti u krye duke prelevuar prekursorë të qelizave neurale dhe gliale nga embrione të një lloj miu me jetë të shkurtër. Këto qeliza u trapjantuan në sistemin nervor të embrioneve të disa minjve me jetë të gjatë. Qelizat prekursore arritën të integrohen dhe përdallohen (diferenciohen) në indin mik duke ruajtur gjithsesi, karakteristikat morfologjiike tipike të llojit të origjinës.

Në ambientin  e ri, neuronet e trapjantuar nuk vdiqën në harkun kohor të jetëgjatësisë maksimale të organizmit donator, që ishte prej 26 muajsh, por mbijetuan për gjithë jetën e miut akseptor, marrës – një kohë prej 36 muajsh.

Artikulli mund të shikohet këtu: Lifespan of neurons is uncoupled from organismal lifespan

Rinstinkt mars 2013

Robert Koh (Robert Koch)

Robert Koh (Robert Koch)

Robert Koh

Robert Koh duke vëzhguar në mikroskop

Robert Koh ishte mjek dhe bakteriolog gjerman që lindi në Clausthal, Hanover në vitin 1843 dhe vdiq në Baden në vitin 1910.

Robert Kohu e kaloi pjesëm në të madhe të jetës së vet në Berlin, si drejtor i zyrës perandorake për higjenën dhe më pas si profesor i higjenës dhe drejtor i institutit për sëmundjet infektive (1891).

Robert Kohu solli në fushën bakteriologjike mundësi të reja studimi, të pa eksploruara gjer atëherë: pregatitja e terreneve të kulturës transparentë dhe të ngurtësueshëm që u mundësuan kërkuesëve zbulimin e shumë mikroorganizmave patogjenë; me risitë e sjella në mikroskopi nga lentet me zhytje; proceset e ngjyrosjes së mikrobeve; metoda të riprodhimit fotografik të preparateve mikroskopike etj.

Mes kërkimeve e zbulimeve të Robert Kohut janë edhe ato rreth raporteve mes disa karakteristikave biologjike të bacilit të plasjes (antraksit) dhe patogjenezës së sëmundjes, që kanë rëndësi sepse përbëjnë shembullin e parë të një studimi të tillë. Më pas zbulimi i bacilit të tuberkulozit (1882), që u quajt bacili i Kohut e më pas në vitin 1884 me zbulimin e vibrionit të kolerës.

Robert Kohut, në vitin 1905 iu dha çmimi Nobel për kërkimet dhe zbulimet (e reja) mbi tuberkulozin.

[Postulatet e Kohut]

 

Rinstinkt, Mars 2013

——————————————————————————————————

Cfare eshte giardia lamblia (intestinalis)?

Giardia lamblia eshte nje parazit i flagjeluar qe kolonizon dhe riprodhohet ne zorren e holle. Giardia lamblia eshte shkaktari i te ashtuquajtures xhardiaza.

Per me shume lexo kete shkrim: Giardia intestinalis (lamblia)