Pjer Simon Laplas

Laplas (Laplace), Pjer Simon (1749-1827) – astronom, matematikan dhe fizikan francez. Në vitin 1790 Laplasi u emërtua president i Pallatit të Masave dhe Peshave; ai udhëhoqi punën për futjen e sistemit të ri metrik të masave.

universi i laplasitTrashëgimi shkencor i Laplasit lidhet kryesisht me fushën e mekanikës qiellore. Atij i takojnë gjithashtu mjaft punime që lidhen me disa fusha të matematikës dhe fizikës matematike.

Laplasi zhvilloi metodat e mekanikës qiellore dhe përfundoi të gjitha ato që nuk kishin bërë paraardhësit e tij për sqarimin e lëvizjes së trupave të sistemit diellor, në bazë të ligjit të gravitacionit univesal të Njutonit.

Ai vërtetoi se ligji igravitacionit universal e shpjegon plotësisht lëvizjen e planetëve, në qoftë se bashkëvveprimet reciproke (trazirat) paraqiten në formën e serive matematike. Ai vërtetoi gjithashtu se trazirat kanë karakter periodik.

Në vitin 1780 ai propozoi një metodë të re për llogaritjen e orbitave të trupave qiellorë. Studimet e Laplasit vërtetuan qëndrueshmërinë e sistemit diellor për një kohë shumë të gjatë. Më vonë Laplasi arriti në përfundimn se unaza e Saturnit nk mund të jetë e plotë, mbasi në këtë rast ajo do të ishte e paqëndrueshme dhe parashikoi zbulimin e shtypjes së Saturnit në polet.

Në vitin 1789 Laplasi shqyrtoi teorinë e lëvizjes së satelitëve të Jupiterit nën veprimin e trazirave reciproke dhe të tërheqjes së ushtruar nga Dielli. Ai arriti një përputhje të plotë të teorisë me vrojtimet dhe përcaktoi një sërë ligjesh të këtyre lëvizjeve. Një prej sukseseve kryesore të Laplasit është zbulimi i shkakut të nxitimit në lëvizjen e Hënës. Në vitin 1787 ai tregoi se shpejtësia e lëvizjes së Hënës varet nga jashtëqëndërsia e orbitës tokësore, ndërsa ko e fundit ndryshon nën veprimin e tërheqjes së plenetëve. Ai vërtetoi se kjo trazirë nuk është shekullore, por me periodicitet të gjatë dhe se, në vonë, Hëna do të rrotullohet më ngadalë. Duke u nisur nga çrregullimet në lëvizjen e Hënls, Laplasi përcaktoi madhësinë e shtypjes së Tokës në polet. Atij i takon gjithashtu përpunimi i teorisë dinamike të baticave.

Mekanika qiellore u detyrohet shumë punimeve të Laplasit, të cilat janë përgjithësuar prej tij në veprën klasike “Traktat mbi mekanikën qiellore” (1798-1825).

Hipoteza kozmogonike e Laplasit pati një rëndësi të madhe filozofike; ajo u paraqit prej tij si një shtesë në librin “Paraqitja e sistemit të botës” (1796).

Qysh në vitin 1755 Kanti, në hipotezën e tij mbi formimin e trupave qiellorë nga mjegullnajat, e paraqiti sistemin diellor të formuar si rezultat i zhvillimit natyral të materies. Megjithatë, Kanti supozonte gabimisht se nga një lëvizje kaotike mund të lindë nnjë lëvizje rrotulluese e grimcave në të njëjtën vend. Në hipoteën e vet Laplasi heq dorë nga kjo – nga ekzistenca e masës së gatshme (mjegullnajës), që gjendet e përhapur tej kufijve të sistemit diellor që do të lindë më vonë prej saj, si dhe nga aftësia rrotulluese e saj. Në “Dialektikën e natyrës” Engelsi shkruante se “vepra e Kantit mbeti pa ndonjë rezultat të drejtëpërdrejtë derisa pas shumë vitesh, Laplasi dhe Herdhelli e zhvilluan përmbajtjen e saj dhe e argumentuan më me hollësi, duke pregatitur kështu dalëngadalë pranimin e “hipotezës nebulare”. Zbulimet e mëvonshme i sollën më në fund fitoren”.

Argumentimi matematik i hipotezës së Laplasit u bë vetëm në shekullin XIX, por shpejt u vunë re fenomene që nuk shpjegoheshin nga kjo hipotezë. Hipoteza e Laplasit, progresive atë kohë, në fillim të shekullit të 20 u bë e paqëndrueshme.

Për nga pikëpamjet filozofike, Laplasi, bashkohej me materialistët francezë të shek. XVIII. Pyetjes për vendin e zotit në sistemin e tij, ai iu përgjigj me krenari: “Nuk pata nevojë për të”. Materializmi i tij mekanicist duket nga fakti se ai mundohej të përdorte ligjet e mekanikës për shpjegimin e të gjitha fenomeneve të natyrës, ku ekzistojnë ligje më të ndërlikuara. Ai mundohej të shpjegonte në mënyrë mekaniciste fenomenet fiziologjike bile edhe problemet shoqërore.

——-

Advertisements

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s