Enzimat si leva biokimike

Enzimat si leva biokimike

Popla dhe energjia e aktivizimit

Një analogji do të më lejoji që të ravijëzoj marrëdhënien mes enzimave dhe energjisë së aktivizimit. Një popël e madhe që qëndron në paqëndrueshmëri buzë një gremine (në zgrip) përmban goxha energji potenciale, por nuk ka për të rënë poshtë duke lëshuar energjinë e vet derisa diçka ta ngacmojë. Mund të ngacmohet vetvetisht ndërsa shkëmbi nën të gërryhet, por kjo mund të ndodh në një kohë mjaftë të gjatë. Lëvizja e poplës me anë të një qysqie do ta rrëzonte atë poshtë, përgjat faqes së greminës, e drejtuar nga momenti i vet.

Nëse e lidhim këtë analogji me kimikatet, substancat reaguese (reaktantët) janë popla në majë të greminës, energjia e aktivizimit është energjia e nevojshme për të lëvizur poplën, enzima është leva (qysqia, llozi), dhe produkti i reaksionit është popla në rrëzë (bazë) të greminës.

Sikundër leva (qysqia), enzima bën të mundur që një reaksion i caktuar të ndodh më shpejtë duke kaluar sipër “pengesës” energjetike. Edhe pse kjo analogji e ilustron konkretësisht konceptin e energjisë së aktivizimit, është në fund të fundit me një cen (të metë); në atë që enzima ndryshe nga njeriu që përdor qysqinë, duke shtuar energji në sistem, nuk shton asnjë lloj energjie në sistem.

Ky fenomen mund të përfaqësohet me anë të një grafiku, nëpërmjet enegjisë së reaksionit dhe drejtimit të reaksionit. Lakoreja e reaksionit tregohet në grafik.

grafik energjia e aktivizimit

Grafik mbi energjinë e aktivizimit të një reaksioni model

Reaktantët (reaguesit) duhet të mbikalojnë energjinë e aktivizimit (Eact) që reaksioni të mund të vazhdojë. Kur është i pranishëm një katalizator, ai zvogëlon energjinë e aktivizimit (Eact). Këtë e bën duke u dhënë reaktantëve një rrugëkalim të ndryshëm, alternativ, që kërkon më pak energji, për të mbërritur në gjendej përfundimtare. Vini re se produktet përfundimtare kanë (apo mbërrijnë), në fund, të njëjtën gjendje energjitike, pavarësisht përdorimit ose jo të enzimës.

 

© Rinstinkt 2013

——————————————————————————————————–

Advertisements

2 mendime mbi “Enzimat si leva biokimike

  1. Pingback: Fjalorth | rinstinkt | rinstinkt

  2. Pingback: Membrana qelizore (plazmatike) | rinstinkt

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s