Veshkat (Anatomia e veshkave)

Veshkat

Sistemi ekskretor përfshin dy veshkat, dy ureterët, fshikëzën e urinës dhe uretrën.

Veshkat gjenden në zgavrën abdominale, nën diafragmë, në të dyja anët e shtyllës vertebrore. Veshkat kanë një formë të ngjashme me atë të fasules. Kanë një gjatësi pre 10-12 cm dhe një gjerësi pre 5-6 cm.

Ilustrim i një seksioni të veshkës (Sobotta)

Ilustrim i një seksioni të veshkës (nga Sobotta) – klikoni përsipër për ta zmadhuar

Në një seksion gjatësor të veshkës mund të dallohen: korja e veshkës, palca e veshkës dhe pelvisi i veshkës. Projeksionet e kores (korteksit) së veshkës – kolonat veshkore – zgjaten deri në palcën e veshkës duke e ndarë atë në 8-16 piramida. Pelvisi i veshkës (apo kupshorja e veshkës) pret kupat veshkore, arterien veshkore dhe venën.

Veshkat furnizohen nga arteria e veshkës (arteria veshkore) e cila ndahet në arterie interlobulare. Arteriet interlobulare bëhen arterie të harkëzuara, të cilat i japin fillesë arterieve të drejta. Arteriolat aferente (arteriola hyrëse) lindin nga arteriet e drejta dhe ndahen në kapilarë. Kapilarët formojnë glomerulën e veshkës (lëmshëzin veshkor). Nga lëmshëzi veshkor , gjaku kalon në arteriolat eferente për të përfunduar në venën e veshkës (veshkore).

Lëmshëzi veshkor

Lëmshëzi veshkor

Njësia funksionale e veshkës është nefroni. Çdo nefron përbëhet nga një trupëz veshkor dhe nga tubuli veshkor. Çdo trupëz veshkor përbëhet nga një lëmshëz në kapsulën e Bowmanit. Glomeruli (lëmshëzi) i veshkës është një tufë kapilarësh që lindin nga arteriola prurëse dhe përfundojnë në arteriolën nxjerrëse. Ndërsa kapsula e Bowmanit vazhdon me tubulin veshkor (renal).

Një nga funksionet kryesore të lëmshëzit (glomerulit) të veshkës është filtrimi. Nga ana tjetër, tubuli veshkor shërben për thithjen.

Ndërsa gjaku kalon në glomerulin e veshkës, disa nga substancat e tij kalonë në tubulin veshkor. Ky proces njihet si filtrimi. Këto substanca së bashku me ujin formojnë urinën. Urina kalon nëpër tubthin e parë të përdredhur (gypthi i përdredhur i afërt) dhe lakun e Henleit. Laku i Henles (Henleit) përfshin një krah zbritës dhe një krah ngjitës. Nga këtu urina kalon në tubthin e dytë të përdredhur (gypthi i përdredhur i largët), i cili mëpastaj vazhdon me duktin mbledhës. Tubuli i veshkës është i përqafuar nga dy arteriolat e lëmshëzit të veshkës – ajo hyrëse (prurëse) dhe ajo dalëse (nxjerrëse) – dhe kjo lejon thithjen e substancave drejt gjakut. Urina e mbetur, e formuar, mbërrin në duktet mbledhës dhe derdhet më pas në pelvisin (kupshoren) e veshkës. Nga pelvisi i(kupshorja e) veshkës urina kalon në ureter.

 

© mbi tekstin, Rinstinkt 2013

————————————————————————————–

Advertisements

4 mendime mbi “Veshkat (Anatomia e veshkave)

  1. Pingback: Sëmundja policistike autosomike dominante e veshkave | rinstinkt

  2. Pingback: Akromegalia | instinkt

  3. Pingback: Ndryshime të membranës bazale | instinkt

  4. veshka eshte organi me thelbesor dhe i rendesishem ne jeten e njeriut ,prandaj duhet kujdese dhe trajtim te vecant per ti mbajtur sa me te shendetshme ,dhe te keni nje jete sa me te mire dhe te shendetshme.

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s