Sistemi riprodhues femëror

Sistemi riprodhues femëror

Sistemi riprodhues femëror përbëhet nga organet seksuale parësore dhe organet seksuale dytësore. Organet seksuale parësore janë dy vezoret. Organet e tjera janë dy oviduktet apo tubat e Falopit që gjenden një në të majtë dhe një në të djathtë të mitrës, dhe lidhin këtët të fundit me vezoret.

Tubat e Falopit përfaqësojnë zgjatime të mitrës. Janë të ndërtuar nga shtresa muskuli të lëmuar dhe epiteli me qerpikë, që lejon lëvizjet peristaltike të nevojshme për avancimin e oocitëve dhe të qelizës (qelizave) spermatike. Tubat e Falopit janë edhe vendet e pllenimit.

Mitra dhe vezoret

Mitra dhe vezoret

Mitra është një organ zgavror me formë dardhe me përmasa rreth 7.5 cm gjatësi dhe 5 cm gjerësi. Mitra përfshin një shtresë muskulore të lëmuar, të jashtme – miometrin – dhe një shtresë mukoze të specializuar, të brendshme – endometrin. Funksioni kryesor i mitrës është që të sigurojë fiksimin dhe rritjen e qelizës vezë zë pllenuar dhe ushqyerjen dhe zhvillimin e embrionit. Përfaqëson edhe një rrugëkalimi të spermatozoidëve që tentojnë të arrijnë vezën që duhet pllenuar. Mirta vazhdon me qefën e mitrës, që më tej vazhdon me vaginën.

Vagina është një tub muskulor, rreth 7.5 cm i gjatë. Vagina është e veshur (së brendshmi) me lëkurë të modifikuar, që është një epitel luspor (luspak) që shfaq ndryshime ciklike. Shtrihet nga qafa e mitërs e deri jashtë trupit. Është organi që pret penisin; shërben edhe si kanal i lindjes.

Organet gjenitale të femrës njihen si vulva; përfshihen klitorin që përputhet me penisin tek mashkulli, dhe pëbëhet kryesisht nga ind ngrehës (tendosës, erektues). Buzët (labia) ndahen në buzët e mëdha dhe buzët e vogla. Vulva përfshin edhe daljen jashtë trupit të uretrës femërore.

Gjendrat e gjoksit i përkasin organeve seksuale femërore dytësore. Janë të ndërtuara nga dukte dhe shakuj të rrethuar nga ind fibroz dhe lyror. Funksioni i tyre është që të prodhojnë qumësht pas lindjes për ushqyerjen e bebes.

Dy vezoret gjenden, pezull, në zgavrën pelvike, me anë ligamentesh. Vezoret përbëhen nga oocitë në faza të ndryshme zhvillimi. Çdo oocit rrethohet nga qeliza të specializuara që prodhojnë hormone. Kjo strukturë njihet si folikuli ovarian dhe përfaqëson strukturën bazë të vezoreve. Funksion kryesor i vezoreve është të prodhojnë oocitë, nga të cilët do të zhvillohen qelizat vezë. Vezoret kanë edhe një funksion endokrin: ato prodhojnë hormone si estrogjeni dhe progesteroni.

[Lexo dhe: Sistemi riprodhues mashkullor]

© Rinstinkt blog

[Të pëlqeu postimi? Nëse po, atëhere mos harro të vendoshësh një “Like” tek faqja e blogut në Facebook.]

——————————————————————————————–

Advertisements

10 mendime mbi “Sistemi riprodhues femëror

  1. Pingback: Të gjitha gratë (femrat) janë të sëmura | rinstinkt

  2. Pingback: Sistemi riprodhues mashkullor | rinstinkt

  3. Pingback: SST – sëmundjet seksualisht të transmetueshme | rinstinkt

  4. Pingback: Metoda e Ovulimit Billings | instinkt

  5. Pingback: Abdomeni (përkufizim) | instinkt

  6. Pingback: Biopsia | instinkt

  7. Pingback: Tumorët e qelizave germinative | instinkt

  8. Pingback: HPV – llojet e kancereve të shkaktuar nga Human Papilloma Virus | instinkt

  9. Pingback: Si përcaktohet seksi i individit | instinkt

  10. Pingback: Gjeni dhe trashëgimia | Rinstinkt

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s