Erdhi gripi, erdhi homeopatia

Erdhi gripi, erdhi gripi. Çfarë do bëjmë? Gjithçka veçse jo të blejmë produkte homeopatike. Mund të përdorni aspirinën nëse nuk keni ndonjë problem po inat të pashpjeguar me firmat farmaceutike. 😉

Virusi i gripit (influencës) nuk ju ka kapur akoma?  Mirë.

Gjithsesi, kujdes! Ndonjë farmacist (që shet produkte homeopatike) mund t’ju këshillojë Oscillococcinum-in e famshëm (për të cilin do të flas edhe unë në të ardhmen më specifikisht). Kujdes, kujdes: rekomandohet një dozë në javë përndryshe mund t’ju lind diabeti – këshillë e imja kjo. 🙂 Kjo natyrisht është një batutë që ka baza, të vërteta; jo fallco si “bazat” e metodës homeopatike. Oscillococcinum-i ka një përbërje prej 60% glukoz dhe 40% laktoz; për ata që nuk marrin vesh fare nga kimia (elementare), do të thotë 100% sheqer. Pra, zotërinj dhe zonja, mos u gënjeni nga ata farmacistë që ju thonë të kuroni gripin me sheqer. Pak sens kritik ju lutem.

Nëse mendon se nuk mjafton, farmacisti (homeopat-ik) mund të thotë:“mund të merrni një preparat të Rosa canina-s: 15 pika në ditë të holluara me pak ujë për tre javë në muaj. Kjo kurë ju lejon të rrisni tej mase mbrojtjen nga viruset influencale (e gripit).

Por nëse pini herë pas here lëng portokalli apo limoni (mbase në mengjez) mund të jetë edhe më mirë…

Por për ata që janë të sëmurë?

Nuk ka fare fare problem. Farmacisti ju këshillon sërisht Oscillococcinum-in. Po po, Oscillococcinum-in, por kësaj radhe 2-3 herë në ditë, çdo 6 orë, por, vetëm për 2-3 ditë.

Nëse i qëndroni pranë një të sëmuri, ka rrezik që të infektoheni, kështu që Oscillococcinum edhe për ju… Oscillococcinum për të gjithë ore!

Farmacisti vazhdon: “në rast temperature më të lartë se 38 gradë celsius, për fëmijët por edhe për të rriturit këshillohen 5 kokrra të Belladona-s, çdo 2 orë…

Nëse e pyesni farmacistin (homeopat-ik), për sa kohë duhet të kuroheni, ai do të thotë: “në harkun e 3-5 ditëve simptomat e gripit zakonisht zhduken”.

Natyrisht natyrisht, 3-5 ditë. Aq sa koha e nevojshme që i duhet trupit për të nënshtruar simptomat e gripit (nëse nuk ka ndërlikime të tjera). Kështu që pasti trupi ka reaguar, ju të mund t’ia jepni meritat sheqerit që keni pirë… sheqer që e keni blerë shumë shumë më shtrenjt se sheqeri i zakonshëm. Pilulat me sheqer, që të vetmin efekt që kanë është ai placebo, marrin efekte të paqena kurative. Shkëlqyeshëm!

Pra, një pyetje: mendoni të kuroni gripin me produkte homeopatike?

Advertisements

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s