Yersinia pestis dhe Murtaja

Yersinia pestis

Yersinia pestis agjenti etiologjik i Murtajës

Morfologjia mikroskopike e Yersinia pestis-it

Bakter i vogël, gram-negativ, me kapsulë. Qelizat zakonisht ngjyrosen më shumë në pole (ngjyrim bipolar).

Identifikimi i Yersinia pestis-it

Me reaksionin e Gram-it; nga morfologjia; nga teste biokimike dhe serumologjike (sierologjike). Udhëtimi i pacientëve në zonat endemike ndihmon në diagnostikimin e sëmundjes.

Habitati i Yersinia pestis-it

Y. pestis gjendet në më shumë se 200 brejtës të vegjël, të cilët nuk zhvillojnë sëmundje por shërbejnë si rezervuari i parë endemik i bakterit. Pleshtat janë atrtopodët (këmbënyjëtuarit) vektorë kryesorë, dhe e përhapin bakterin nga pritësit e parë drejt pritësve dytësorë amplifikatorë si minjtë, ketrat dhe lepujt.

Faktorët e virulencës së Y. pestis-it

Proteinat kapsulare bëjnë që Yersinia pestis-i të mbijetojë dhe të shumëfishohet në qelizat fagocitare. Bakteri prodhon koagulazën, një enzimë që koagulon gjakun dhe shkakton bllokim (obstruksion) të enëve të gjakut. Yersinia pestis ka një dozë infektive të vogël, mjaftojnë 3-50 qeliza që të mund të shfaqet patologjia. Yersinia pestis-i prodhon ekzotoksinë dhe endotoksinë.

Sëmundja që shkakton Yersinia pestis – Murtaja

Yersinia pestis është agjenti etiologjik (eziologjik) i Murtajës. Njerëzit e marrin murtajën nëpërmjet kafshimit të një pleshti të infektuar, duke prekur kafshë të infektuara, lëkura, mish apo duke rënë në kontakt me pikëza pështyme të infektuar.

Simptomat e murtajës bubonike përfshijnë temperaturë, dhembje koke, lodhje dhe zmadhimin e nyjeve limfatike  të quajtura bubonë. Septicemia e murtajës arrihet nga rritja masive e baktereve në gjak dhe lëshimi i faktorëve të virulencës që shkaktojnë koagulim brendavaskulat të shpërhapur, hemorragji nënlëkurore dhe nekrozë. Emri “Vdekja e Zezë” vjen nga errësimi i lëkurës në atë pikë të infeksionit, për shkaqet e treguara më sipër. Në murtajën pneumonike, infeksioni lokalizohet në mushkëri dhe përhapet me anë të pështymës dhe aerozolëve.

Kontrolli dhe trajtimi i Murtajës

Murtaja mbahet nën kontroll nëpërmjet karantinave gjatë periudhave epidemike të sëmundjes dhe duke reduktuar popullatën e pritësve endemikë të bakterit. Gjithashtu bëhet edhe reduktimi, vrasja e pleshtave nëpërmjet përdorimit të helmeve dhe insekticidëve. Trajtimi i murtajës duhet të fillohë sa më herë sepse vdekja mund të vijë në më pak se 2 ditë pas shfaqjes së simptomave.

Streptomicina, gentamicina dhe kloramfenikoli janë të efektshme. Sëmundja e trajtuar rezulton në një shkallë mbijetese prej 90 deri në 95%.

 

© Rinstinkt, nëntor 2012

————————————————————————————————-

Advertisements

3 mendime mbi “Yersinia pestis dhe Murtaja

  1. Pingback: Shfarojse po, eksperimentim jo – irracionaliteti animalist | instinkt

  2. Pingback: Kontrolli mikrobik në kohët e lashta | instinkt

  3. Pingback: HIV AIDS dhe Murtaja (Vdekja e zezë) | instinkt

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s