Mikrobiologji: Çfarë është gonorreja?

Çfarë është gonorreja?

Gonorreja është një sëmundje seksualisht e transmetueshme (SST) e shkaktuar nga infeksioni nga bakteri Neisseria gonorrhoeae. Neisseria gonhorroeae infekton membranat mukoze të traktit riprodhues, përfshirë qafën e mitrës, mitrën dhe tubat e falopit tek femra, dhe uretrën tek femrat dhe meshkujt. Neisseria gonhorroeae mund gjithashtu të infektojë membranat mukoze të gojës, fytit, syve dhe anusit.

Ngjyroja e Gramit e qelbit uretral të një pacienti me gonorre. Vini re diplokokët gram-negativë brendaqelizorë në lekuocitët me bërthamë polimorfe (neutrofilët).

Sa e përhapur është gonorrea?

Gonorrea është një sëmundje infektive mjaft e përhapur. Përllogaritet se më shumë se 700,000 njerëz në SHBA-të infektohen çdo vit, dhe më pak se gjysma e tyre raportohen.

Si e merr njeriu gonorrenë?

Gonorreja transmetohet nëpërmjet kontaktit seksual me penisin, vaginën, gojën apo anusin e një parteri të infektuar. Që të transmetohet gonorrea, nuk është e nevojshme që të ndodh medoemos ejakulacioni. Gonorreja mund të transmetohet nga nëna tek fëmija gjatë lindjes. Njerëzit që kanë patur gonorrenë dhe kanë marrë trajtimin e duhur mund të infektohen përsëri nëse kanë kontakte seksuale me persona të infektuar me N. gonorrhoeae.

Kush rrezikon të preket nga gonorreja?

Të gjithë personat seksualisht aktiv mund të infektohen me gonorre.

Cilat janë shenjat dhe simptomat e gonorresë?

Shumë burra me gonorre janë asimptomatikë. Kur janë të pranishme, shenjat dhe simptomat e infeksionit uretral (të uretrës) tek meshkujt përfshijnë disuri ose shkarkime të bardha, të verdheme ose jeshile që zakonisht shfaqen një deri në 14 ditë pas infetimit. Në rastet kur infeksioni uretral ndërlikohet nga epididimiti, burrat me gonorre mund të ankohen për dhimbje skrotale apo testikulare.

Shumica e femrave me gonorre janë asimptomatike. Por edhe kur një femër ka simptoma, ato zakonisht janë aq jospecifike saqë ngatërrohen me infeksione të fshikëzës apo të vaginës. Simptomat dhe shenjat fillestare tek femrat përfshijnë disuri, rritje të shkarkimeve të vaginës, ose gjakosje vaginale gjatë dy periodave (menstruale). Femrat me gonorre janë në rrezik për zhvillimin e ndërlikimeve të rëndësishme, pavarësisht pranisë/ashpërsisë së simptomave.

Cilët janë komplikimet e gonorresë?

Tek gratë, gonorreja mund të përhapet drejt mitrës dhe tubave të falopit dhe të shkaktojnë sëmundjen e inflamacionit pelvik (pelvic inflammatory disease – PID). Kështu mund të dëmtohen tubat e falopit, mjaftueshëm sa për të shkaktuar jopjellori ose rritur rrezikun për shtatëzani ektopike.

Tek meshkujt gonorreja mund të ketë si komplikacione epididimitin. Në raste të rralla kjo gjendje mund të sjell jopjellori. Nëse lihet e patrajtuar gonorreja mund të përhapet drejt gjakut dhe të shkaktojë infeksione gonokokale të përhapura. Kjo gjendje mund të kërcënoj jetën e individit.

© Rinstinkt 2012, mbi tekstin

Advertisements

2 mendime mbi “Mikrobiologji: Çfarë është gonorreja?

  1. Pingback: SST – sëmundjet seksualisht të transmetueshme | rinstinkt

  2. Pingback: Sëmundjet seksualisht te transmetueshme (SST) | instinkt

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s