Diferencimi (përdallimi) qelizor

Diferencimi (përdallimi) qelizor

Një karakteristikë e rritjes dhe shumëfishimit të qelizave është diferencimi (apo specializimi). Diferencimi konsiston në modifikime të rëndësishme të vetive fizike dhe funksionale të qelizave, të cilat ndërsa rriten në embrion evoluojnë në mënyrë të diferenciuar (përdalluar) për të ndërtuar strukturat e ndryshme të organizmit.

Një eksperiment i rëndësishëm.

Bërthama e një qelize të mukozës intestinale të bretkosës izolohet dhe pastaj futet kirurgjikisht në një vezë bretkose, nga e cila më parë ishte hequr bërthama. Nga fekondimi i një veze të tillë, zakonisht zhvillohet një bretkosë normale. Kjo tregon se edhe një qelizë e mukozës intestinale, edhe pse mjaft e diferenciuar, përmban ende të gjithë informacionin gjenetik të nevojshëm për zhvillimin e të gjitha strukturave trupore të bretkosës.

Sot është e qartë se diferencimi është rezultati, jo i humbjes së gjeneve, por i represionit selektiv të operonëve të ndryshëm. Vëzhgime me mikroskopi elektronike sugjerojnë se disa segmente të helikës së ADN-së të përdredhura përreth histoneve kondensohen deri në pikën sa të mos jenë më në gjendje për t’u shpërdredhur dhe për të formuar molekula ARN-je. Një hipotezë për shkakun e kësaj dukurie është kjo: supozohet se në gjenom, një gjen rregullator në njëfarë stadi të diferencimit qelizor fillon dhe prodhon një proteinë rregullatore, e cila që nga ai moment e më pas kufizon aftësinë e shprehjes së një grupi të caktuar gjenesh. Këta gjene të ndrydhur (të frenuar) nuk do të mund, për këtë arsye, të aktivizohen më.

Nga kërkime mbi embrionë është parë se disa qeliza embrionale, kontrollojnë po në embrionin në zhvillim, diferencimin e qelizave fqinje. Për shembull, kordomezoderma e kryehershme emërtohet si organizatori kryesor i embrionit, sepse përbën një qendër, përreth të cilit zhvillohet gjithë embrioni.

Një tjetër shembull i induksionit verifikohet kur fshikëza optike, në formim e sipër, hyn në kontakt me ektodermën e rajonit të kreut dhe bën që të trashet në një lente të sheshtë, që duke u përthyerë së brendshmi formon thjerrëzën e syrit. Kështu, pjesa më e madhe e embrionit zhvillohet si pasojë e induksioneve të tilla të një pjese mbi një tjetër dhe të kësaj të fundit mbi një tjetër akoma.

Edhe pse njohuritë tona mbi diferencimin qelizor janë ende mjaft të cekëta, njihen deri më sot shumë mekanizma kontrolli me anë të të cilëve mund të realizohet diferencimi qelizor.

© Rinstinkt, 2012

Advertisements

Një mendim mbi “Diferencimi (përdallimi) qelizor

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s