Dhëmbët

Dhëmbët

Kur bebet janë rreth gjashtë muajshe, dhëmbët fillojnë e dalin prej mishit të dhëmbëve të tyre (nullës, trysës). Këta dhëmbë, të quajtur dhëmbët e qumështiti, fillojnë e bienë aty nga mosha pesë vjeçare, dhe zëvendësohen nga 32 dhëmbë të përhershëm. 12 dhëmbët e përparëmë (dhëmbët prerës) janë të mprehtë, për të këputur dh prerë ushqimin. 20 dhëmbët e pasëm janë të sheshtë, për të bluar dhe përpunuar mekanikisht ushqimin.

Brenda një dhëmbi

  • Rrënja në fund të dhëmbit, e fikson atë në mishin e dhëmbëve (edhe pse kjo nuk është plotësisht e saktë!).
  • Poshtë enamelit, pjesa kryesore e dhëmbit është e përbërë nga dentina.
  • Në qendër të dhëmbit gjendet palca, që përmban enë gjaku dhe nerva.
  • Kurora është pjesa e dukshme e dhënbit, mbi mishin e dhëmbëve.
  • Veshja e jashtme e bardheme është e përbërë nga një substancë e fortë e quajtur enamel (zmalt).

Dhëmballë

Fakte mbi dhëmbë të shëndetshëm

  • Bakteret ushqehen me pjesë ushqimesh të mbetura në gojën tuaj.
  • Bakteret, ushqimi dhe pështyma formojnë një shtresë mbi shëmbët tuaj e quajtur pllakë (pllakë e dhëmbëve).
  • Pllaka mund të bëjë që enameli i dhëmbëve tuaj të dëmtohet dhe dhëmbët të prishen.
  • Prishja e dhëmbëve mund të zvogëlohet duke i larë dhëmbët dy herë në ditë për të hequr pllakën e dhëmbëve.
  • Zvogëlimi i ushqimeve dhe pijeve dhe sheqerna, gjithashtu, ndihmon në reduktimin e dëmtimit të enamelit, sepse sheqeri inkurajon bakteret që të rriten.

 

© rinstinkt, tetor 2012

———————————————————————————————-

Advertisements

Një mendim mbi “Dhëmbët

  1. Pingback: Mbi aparatin tretës | rinstinkt

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s