Struktura epidermike normale

Struktura epidermike normale

Epiderma është një lloj epiteli i shtresëzuar, i keratinizuar dhe luspor, me disa shtresa kerationocitësh.

Shtresat e lëkurës (epidermës) janë:

  1. Shtresa bazë (bazale) e qelizave dyzuese, shumëfishuese.
  2. Shtresa e qelizave gjëmbore, me qeliza poligonale dhe kapje (fiksim) desmozomik të spikatur
  3. Shtresa kokrrizore me qeliza të sheshta që përmbajnë kokrriza kerationicitësh.
  4. Shtresa korneale me keratinocitë të diferenciuar të cilët bien (largohen) nga sipërfaqja e lëkurës rreth 28 ditë pas prodhimit.

Struktura e epidermës normale. Epiderma është pjesa më sipërfaqësore e lëkurës.

Përveç keratinocitëve lëkura përmban edhe tipe të tjerë qelizash:

  • Melanocitët janë qeliza me dendrite të shumtë, që gjenden kryesisht në shtresën bazale të keratinocitëve. Këto qeliza sintetizojnë pigmentin melaninë që është përgjegjës për mbrojtjen nga rrezet ultravjollcë (UV), dhe janë pararendësit e melanomave malinje.

Melanocitët

  • Qelizat e Langerhansit janë qeliza dendritike (me dendrite) me prejardhje nga palca e kockave dhe që gjenden kryesisht në pjesën e poshtëme dhe të mesme të epidermis. Qelizat e Langerhansit procesojnë antigjenët dhe janë të rendëdidhme në një sërë dermatozash pezmatuese. Nuk mund të vëzhgohen me mikroskopët e zakonshëm, por mund të vëzhgohen imunoimikisht, dhe duke përdorur mikroskopinë elektronike.

Qeliza te Langerhansit

  • Qelizat e Merkelit janë qeliza neuroendokrine përgjegjëse për mekanorecepsionin (perceptimin e stimujve makanikë). Edhe këto qeliza nuk mund të vëzhgohen me anë të mikroskopit të zakonshëm, por vetëm me rrugën imunokimike. Këto qeliza mund t’u japin fillesën kaçinomëve (karçinomave) të rralla neuroendokrine.

———————————————————————————————-

Advertisements

2 mendime mbi “Struktura epidermike normale

  1. Pingback: Hyrje mbi Sistemin Imunitar | instinkt

  2. Pingback: Ngjyra e lëkurës dhe seleksioni natyror | Rinstinkt

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s