Himnizimi i Dhunës

Himnizimi i Dhunës

 

“When the law is wrong, the right thing to do is break it.”

(“Kur ligji është i gabuar, gjëja e duhur për të bërë është ta thyesh atë.”)

Steve Best

Një nga eksponentët më të lartë të mendimit mbi “lirimin e kafshëve”

Transkriptimi i videos (përkthyer nga italishtja):

Lëvizja për të drejtat e kafshëve është lëvizja më e rëndësishme, më dinamike dhe më e fuqishme në planet, në këtë moment. Nëse shikoni, të gjitha lëvizjet për të drejtat e njeriut, ku janë tani? Ku janë feministet? Ku është lëvizja për të drejtat civile? Ku janë pacifistët? Iu është mbyllur goja. Janë margjinalizuar, janë zhdukur, nuk ekzistojnë. Por nëse pyesni se ku ndodhet lëvizja për të drejtat e kafshëve? Është kudo!

Për të ndalur dhunën dhe tragjedi të tmerrshme, ka nevojë për më shumë sesa lutja për paqen.

Nuk është e pamundur që kjo lëvizje të evoluojë në një diçka të ngjashme me IRA-në (ushtrinë republikane irlandeze), duke iu drejtuar përdorimit të taktikave terroriste. Taktika të vërteta terroriste! {buzëqesh me vetkënaqsi} Jo ajo që është përdorur deri më tash, që nuk është terrorizëm. Përdorimi i taktikave të vërteta terroriste si plagosja e një civili apo e ndonjërit që është i përfshirë në eksperimentimin mbi kafshët. Pasojat e kesaj ndonjëherë janë të pashmangshme. Në rast se unë do të duhej të zgjidhja midis mbrojtjes së një personi dhe mirëqënies së tij dhe një kafshe në vuajtje,  gjithsesi do të mbroja kafshën. Kushtet për luftën krijohen kur arsyeja, bindja dhe dialogu dështojnë; kur krijohet një konflikt mes palëve dhe shndërrohet në dhunë. Në shekullin e XIX në SHBA-të u zhvillua një luftë civile për çështjen e skllavërisë. {Ky është shpjegimi skolastik, arsyet historike janë më komplekse dhe të karakterit ekonomik.} Mund të ketë një ditë, gjatë shekullit të XXI ose më vonë, në të cilën do të ketë një luftë civile për të drejtat e kafshëve. {Dyshoj, sepse kur të mbarojë nafta do të ketë një varfëri të atillë, që të gjitha gjykimet sipërfaqësore të tanishme të perëndimit, mes të cilave edhe antispecieizmi, do të zhduken plotësisht.}

Pra ky është, siç thotë “Occupay Green Hill”, një nga eksponentët më të lartë të mendimit mbi “lirimin e kafshëve”… do të thoja se, lëvizja për lirimin e kafshëve nuk paraqitet mirë nëse përfaqësuesit e saj më të lartë janë të këtij lloji.

Videoja komentohet vetë. Por fraza në fotografi ka nevojë për analizë. Të thuash se, “kur ligji është i gabuar, gjëja e duhur për të bërë është ta thyesh atë”, ndoshta, a nuk është nxitje për (minimumi) një akt kriminaliteti?

Kush është që vendos nëse ligji është i drejtë apo i gabuar? “Animalistët” (kafshistët)? Po atëherë, përse kafshistët (“animalistët”) po dhe ata që vrasin gruan, apo ndonjë lloj tjetër krimineli, jo?

Nëse pretendohet se një ligj është jo i drejtë, atëherë një popull (grupim) me sens civil i futet punës për ta ndryshuar në rrugë institucionale.

Është veçanërisht ironike të konstatosh se pjesa më e madhe e kafshistëve (“animalistëve”) që vlerësojnë personazhe si Best-i, thonë se vlerësojnë edhe personazhe “të kundërt” si Gandi, i cili është emblemë e jo-dhunës…

© In Difesa della Sperimentazione Animale (MV)

© Rinstinkt, 2012, për përkthimin në shqip.

Reklama

Një mendim mbi “Himnizimi i Dhunës

  1. Pingback: Mes animalistëve shqiptarë | Rinstinkt

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s