Teoria e modelit (4)

Variantet e ndryshme të të njëjtit karakter kanë “domethënie” të ndryshme, në varësi të vlerës krahasimore që çdo variant merr.

Sipas Le Double-it (që rimerr Testut-in) variantet dallohen në:

  • Regresive (ose atavike apo primitive)
  • Progresive (ose evolutive apo përmirësuese)

Variantet regresive (atavike apo primitive)

Tregojnë një dispozicion ose një funksion që karakteristika ka patur gjatë filogjenezës njerëzore; pra, rishfaqen tek njeriu (me raste) struktura dhe funksione tipike të njerëzve arkaikë ose kafshëve që qëndrojnë më poshtë në shkallën biologjike.

Variantet progresive (evolutive apo perfeksionuese)

Tregojnë  morfologji, dispozicione, funksione që për momentin janë të pranishme me raste në popullatë, dhe drejt të cilave anon e ardhmja evolutive e njeriut.

E njëjta karakteristikë mund të shfaqet me variante primitive dhe progresive në të njëjtën popullatë.

Por, çdo popullatë karakterizohet nga një frekuencë tipike e çdonjërit prej varianteve të një karakteri të caktuar.

“Domethënia” regresive apo progresive e çdo karakteristike – tek individi ashtu edhe tek popullata – është e limituar, me përkufizim, në vlerën e vet filogjentike dhe nuk mund të përbëjë bazën për formulimin e klasifikimeve të popullatave pak a shumë “primitive” apo pak a shumë “të avancuara”.

Ky problem rihap çështjen etike në Antropologji dhe imponon një përkufizim të venosur të popullatës krahasuar me përcaktimin “racë”.

Advertisements

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s