Teoria e modelit (2)

Në praktikë, variantet që i interesojnë Mjekësisë praktike janë ato:

  1. Që kanë implikime (implikacione) klinike ose edhe vetëm diagnostike, domethënëse
  2. Që varen nga seksi (gjinia)
  3. Që varen (ndikohen) nga mosha
  4. Që kanë vlerë filogjenetike dhe krahasimore
  5. Që varen nga zakone të veçanta jetese dhe/ose të punës
  6. Që kanë variacione raciale domethënëse

Që kanë implikime klinike ose edhe vetëm diagnostike, domethënëse

Brinja “e tepërt” çervikale

Që varen nga seksi (gjinia)

Mosha e ndalimit të aktivitetit metafizar (mbyllja e indit kërcor lidhës në kockat e gjata). Shkaktojnë: dimorfizëm seksual në shtatlartësi dhe përcaktojnë edhe karakteristika të tjera të përgjithshme si: shtatlartësia; pesha; sipërfaqja trupore; aftësia e shpërhapjes së nxehtësisë trupore.

Që varen (ndikohen) nga mosha

Karakteristika si: shtatlartësia; pesha, pulsacionet në një minutë; presioni i gjakut.

Që kanë vlerë filogjenetike dhe krahasimore

Të gjitha “variantet atavike”. Shembuj: këmba e sheshtë (jo patologjike); prematurizëm i sistemit të frmëshkëmbimit në lindje.

Që varen nga zakone të veçanta jetese dhe/ose të punës

Të gjitha variantet e “fiksimit” të muskujve në skelet, të lidhura edhe me aktivitete të veçanta.

Që kanë variacione raciale domethënëse

Për shembull: gjatësia më e madhe, në inaktivitet, e muskujve binjakë tek veriafrikanët; mungesa e varianteve ipo-aktive të Alfa-1-antitripsinave  tek melanodermët.

Advertisements

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s