Teoria e modelit (1)

Teoria e modelit

Në anatomi: studimi i modeleve teorike (që nuk ekzistojnë në realitet).

Në antropologji: studimi i variacioneve krahasuar me modelet teorike (variante që përbëjnë popullatën reale).

Luhatjet nga modeli përbëjnë popullatën reale që, për çdo karakteristikë të konsideruar (metrike ose jo metrike), tregon një variabilitet të vetin.

Luhatjet nga modeli ndodhin edhe për karakteristikat jo metrike (morfologjike jo të vazhdueshme).

Tërësia e karakteristikave të ndryshueshme përbën biodiversitetin njerëzor, që përfaqëson avantazhin më të madh selektiv të zotëruar nga specia (lloji) ynë.

Çdo zvogëlim (reduktim) i biodiversitetit njerëzor (përfshirë rikombinimin gjenetik) ngushton biodiversitetin njerëzor dhe zvogëlon mundësinë për mbijetesën e llojit tonë.

Biodiversiteti është një avantazh!

Teoria e modelit dhe ndryshueshmëria normale.

Reduktimi i ndryshueshmërisë nëpërmjet zvogëlimit të biodiversitetit është një fenomen që verifikohet (ndodh, realizohet) nëpërmjet rikombinimeve të vazhdueshme të popullatave të ndryshme (përzierje)(“metisëzim”), dhe që brez pas brezi shpie deri në të ashtuquajturin metamorfizëm.

Karakteristikat antropologjike janë njësitë themelore që, të kombinuara në mënyra të ndryshme midis tyre, si tek individët po ashtu edhe tek popullatat, përbëjnë ndryshueshmërinë totale, pra biodiversitetin njerëzor.

Karakteristikat antropologjike janë të gjitha karakteristika anatomike dhe funksionale që mund të kenë ndryshueshmëri nga një individ tek tjetri dhe nga një popullatë në tjetrën.

Ato, nuk kanë asnjëherë domethënie patologjike, dhe subjektet që zotërojnë një variant të një karakteri të caktuar duhet të konsiderohen të shëndetshëm.

Çdo individ karakterizohet nga një kombinim tipik karakteristikash të ndryshueshme.

Çdo popullatë karakterizohet nga një frekuencë tipike (e veçantë) e varianteve të veçuara.

Fusha e studimit të antropologjisë përfshin studimin e të gjithë ndryshueshmërisë anatomike (që nga ajo molekulare, tek ajo indore, e deri tek niveli i organizmit) dhe studimin e ndryshueshmërisë fiziologjike.

Sigurisht, bëhet fjalë për një fushë të pafund, që shtrihet në miliona variante dhe miliarda e miliarda kombinime variantesh.

Mjekut në praktikë i interesojnë vetëm disa nga këto variante dhe pak kombinime (kombinacione) të tyre.

Advertisements

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s