Dhimbja nga artriti i kyçeve

Dhimbja e artritit

Disa kompani farmaceutike kanë divizione të tëra që i kushtohen biologjisë strukturore; shumë e përdorin atë si një përqasje përplotësuese, në partneritet me të tjera, më tradicionale,  mjete zbulimi të dogërave. Në shumë raste, struktura e një molekule (shënjestër) përcaktohet pas ekranizimit (screening), ose edhe pasi droga futet në treg.

Rasti i Celebrex-it. Fillimisht i dizenjuar për të trajtuar osteoartritin dhe artritin reumatoid tek të rriturit, Celebrex-i u bë e para drogë e aprovuar që trajtonte (për të trajtuar) një gjëndje të rrallë të quajtur FAP (PAF), ose Polipozë adenomatoze (gjëndërngjashme) familjare, që çontë në zhvillimin e kancerit të kolonit.

Normalisht, dhimbja dhe gungëzimi (fryrja) i artritit, trajtohen me drogëra si aspirina ose Advil-i (ibuprofen), të ashtuquajturat NSAIDs, ose drogërat anti-inflamatore jo-steroidike. Por këto medikamente mund të shkaktojnë dëmtime në organet gastrointestinale, përfshirë ulcerat gjakuese. Në fakt në një studim të kohëve të fundit u gjet se efekte të tilla anësore shkaktojnë më shumë se 100 mijë shtrime spitalore dhe 16,500 vdekje çdo vit. Sipas një studimi tjetër, nëse këto efekte anësore do të përfshiheshin në tabelat ku listohen të dhënat e vdekshmërisë, ato do të renditeshin në vendin e 15-të, pra shkaktari i 15-të më i madh i vdekjeve në Shtetet e Bashkuara.

Artriti reumatoid është një çrregullim i sistemit imunitar (mbrojtës) që prek më shumë se 2 milion Amerikanë, duke shkaktuar dhimbje, mbirje dhe fryrje të kyçeve. Artriti reumatoid mund të gjymtojë (paralizojë) duart, pulset, këmbët, gjunjët, bërrylat, dhe shpatullat. Gjithashtu mund të shkaktojë inflamacion (skuqje) të organeve të brendshme dhe mund të çojë në invaliditet të përhershëm. Osteoartriti ka disa simptoma të ngjashme, por zhvillohet më ngadalë dhe prek vetëm disa kyçe (nyje).

 

Një zbulim me fat (rastëror) i lejoi shkencëtarët të të përftonin vetitë ant-inflamatore të NSAIDs-ave pa patur efektin anësor të shkaktimit të ulcerës.

Duke studiuar drogërat në nivel molekular, kërkuesit mësuan se NSAIDs-at bllokonin aksionin (veprimin) e dy enzimave ngushtësisht të lidhura njëra me tjetrën, të quajtura ciklooksigjenaza. Shkurtimisht këto enzima quhen COX-1 dhe COX-2.

Edhe pse enzimat kanë disa veti dhe funksione të ngjashme, ato kanë, gjithashtu, edhe ndryshime të rëndësishme. COX-2 prodhohet në përgjigje të dëmtimeve ose infeksioneve dhe aktivizon molekula që nxisin (japin shtysën fillestare – shkrepin) inflamacionin dhe përgjigjen imunitare. Duke bllokuar COX-2, NSAIDs-at zvogëlojnë inflamacionin dhe dhimbjen e shkaktuar nga artriti, dhimbjet e kokës dhe ndrydhjet.

Në kontrast, COX-1 proshon molekula, të quajtura prostaglandina, që mbrojnë veshjen (qelizat veshëse) e stomakut nga acidet tretës. Kur NSAIDs-at bllokojnë këtë funksion, fillon e shfaqet ulcera.

Për të krijuar një dhimbje-vrasës efiçient që nuk shkakton ulcera, shkencëtarët kuptuan se duhet të zhvillonin një ilaç që çaktivizonin COX-2 por jo COX-1. Një përbërje e tillë, pra me veti të tilla, u gjet duke përdorur kiminë mjekësore standard dhe u etiketua me emrin Celebrex. Celebrex-i u bë menjëherë droga më  shitur në historinë e  Shteteteve të Bashkuara.

Njëkohësisht, shkencëtarët ishin duke punuar mbi strukturën e enzimave COX. Nëpërmjet biologjisë strukturore, ata mund të shihnin saktësisht se përse Celebrex-i “fikte” (çaktivizonte) COX-2 dhe jo COX-1.

Strukturat tre-përmasore të COX-2 dhe COX-1 jnë pothuajse identike. Por është një aminoacid që ndryshon. Aminoacidi gjendet në sitin aktiv të COX-2 që krijon një xhep lidhës ekstra. Në këtë xhep ekstra lidhet Celebrex-i.

Pamje e “zmadhuar”e siteve aktivë të COX-1 dhe COX-2, që tregon se pse Celebrex-i mund të lidhet me një nga dy enzimat, por jo me tjetrën. E tërë diferenca bëhet nga një aminoacid i vetëm. Në një vend kritik të proteinës (enzimës), COX-2 përmban një aminoacid Valinë, një aminoacid i vogël që krijon një xhep në të cilin droga (në të verdhë) mund të futet dhe të lidhet. Në të njëjtin pozicion COX-1, përmban Izoleucinën, e cila e shtyn drogën (Celebrexin) jashtë, pra nuk e lejon që të lidhet.
(From Nature ©1996 Macmillan Magazines Ltd.)

Rinstinkt 2012

——————————————————————————–

Advertisements

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s