Kristalografia me rreze-x: Arti martohet me Shkencën

Kristalografia me rreze-x: Arti martohet me Shkencën

Si do ta ekzaminonit formën e diçkaje që është vështirë të shihet edhe me mikroskopin më të fuqishëm? Shkencëtarët duke u përpjekur që të vëzhgojnë vendosjen komplekse të atomeve në molekula kanë të njëjtin problem, kështu që  e zgjidhin në mënyrë indirekte. Duke përdorur një koleksion molekulash identike – zakonisht proteina – krahas një sërë pajisjesh të specializuara dhe teknikash modelimi kompjuterik, shkencëtarët janë të aftë të llogarisin (të zbulojnë) se si ngjan një molekulë e caktuar (e izoluar).

Dy metodat më të përdorura për të zbuluar strukturën molekulare  janë kristalografia me rreze-x (thënë ndryshe edhe difraksioni me rreze-X) dhe spektroskopia me anë të rezonancës nukleare magnetike. Shkencëtarët që përdorin kristalografinë me rreze-X, rrisin kristale solidë të molekulës që janë duke studiuar. Ata që përdorin rezonancën magnetike i studiojnë molekulat në tretësirë. Secila teknikë ka avantazhe dhe disavantazhe. Së bashku, ato u japin shkencëtarëve një pamje kalimthi të strukturave të jetës.

Më shumë se 85% e strukturave proteinike që njohim janë përcaktuar duke përdorur kristalografinë me rreze-X. Në thelb, kristalografët shënjestrojnë rreze-X me fuqi të lartë drejt një kristali të vogël që përmban miliarda e miliarda molekula të njëjta. Kristali i shpërndan rrezet-X në një zbulor (detektor) elektronik si një top diskoje që e përhap dritën në pistën e kërcimit. Zbulori (detektori) elektronik është i të njëjtit tip sikundër edhe kamerat dixhitale që përdoren për të fiksuar (kapur) pamjet.

Pas çdo “shpërthimi” rrezesh-X, që mund të zgjas nga pak minuta deri në disa orë, kërkuesit e rrotullojnë kristalin duke futur të dhënat mbi orientimin e tij të duhur  në kompjuterin që kontrollon aparatin e rrezeve-X. Kjo i lejon shkencëtarët që të kapin në tre përmasa mënyrën se si kristali i përhap ose përthyen rrezet-X.

Intensiteti i çdo rrezeje të përthyerë “ushqen”  një kompjuter, i cili përdor një ekuacion të quajtur transformimi Fourier për të llogaritur pozicionin e çdo atomi të molekulës së kristalizuar.

Rezultati është një pamje dixhitale tre-përmasore e molekulës. Pamja përfaqëson vetitë kimike dhe fizike të substancës dhe mund të studiohet imtësisht, atom pas atomi, në detaje, duke përdorur softuerë të sofistikuar grafikash kompjuterike.

(c) rinstinkt

Advertisements

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s