Proteina provokuese

Proteina provokuese; kuriozitete mbi proteinat

 

Cdonjëri nga ne kanë trupin e tij disa qinda mijra proteina të ndryshme.

Rrjetat dhe fibrat e mëndafshit të merimangave janë të ndërtuar prej proteinës së fortë dhe të përkulshme, fobroinës. Mëndafshi i merimangës është më i fortë sasa një cilindër çeliku me të njëjtin diametër, për më tepër që është shumë më elastik. Kështu, shkencëtarët shpresojnë ta përdorin atë në produkte të ndryshëm si veshjet antiplumb dhe artikulacionet (nyjet) artificiale. Pjesa e vështirë është korrja (vjelja) e mëndafshit, sepse merimangat janë shumë më pak bashkëpunuese se krimbat e mëndafshit.

Drita që lëshojnë xixëllonjat (buburrecat ndriçues) është e mundur nga një proteinë e quajtur luçiferazë. Edhe pse shumica e grabitqarëve u qëndrojë larg këtyre insekteve shije-hidhët, disa bretkosa hanë aq shumë xixëllonja saqë shkëlqejnë edhe vetë.

Helmi vdekjeprurës i kobrave, akrepave dhe peshqve tullumbace përmban proteina të vogla që veprojnë si toksina (helme) nervore. Disa kërmijë deti i shtangosin (trullosin) pretë e veta (ndonjëherë fatkeqësisht edhe njerëzit) me rreth 50 helme të tillë. Një nga këto toksina (helme) është zhvilluar (përpunuar) në formën e një droge të quajtur Prialt, e cila përdoret për të trajtuar dhimbjet e forta, për të cilat as edhe morfina nuk mund të bëjë gjë.

Ndonjëherë anijet që udhëtojnë në Paqësorin veri-perëndimor lnë pas tyre një gjurmë të shndritshme jeshile të mistershme. Gjurma (e shndritshme) prodhohet nga një proteinë e kandilëve të detit (meduzave) kur këta shtyhen (shtypen) nga anijet. Kjo proteine fluoreshente ka qenë në interesin e Marinës për shumë vite. Shumë biologë qelizorë e përdorin këtë proteinë për të shënjuar përbërësit qelizorë që po studiojnë.

Nëse ndonjë recetë ju kërkon bri rinocerronti apo pendë abisi (lloj shpendi ujor i rajoneve tropikale), zëvendësojini me flokët ose thonjtë tuaj. Janë të gjithë të përbërë prej së njëjtës gjë – alfa keratinës, një proteinë e fortë rezistente ndaj ujit që është, gjithashtu, përbërësi kryesor i leshit, luspave, zhguallit të breshkave dhe shtresës së jashtme të lëkurës tuaj e time. 🙂

© rinstinkt

Reklama

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s