Fjalorth | rinstinkt

A

Absorbim – transporti i lëndëve ushqyese nga aparati tretës drejt gjakut.

Acetabularia – algë njëqelizore me një bërthamë të vetme që arrin në disa centimetra. Përdoret në studimet mbi rolin e bërthamës në trashëgimi.

Acetil koenzima A (Acetil CoA) – një acetil tioesterazë e koenzimës A, e prodhuar gjatë zbërthimit të karbohidrateve, disa aminoacideve si dhe gjatë oksidimit të acideve lyrorë. Acetil koenzima A është një transportues i rëndësishëm i grupit acetil të shumë reaksioneve metabolike.

Acetilim – procesi i  shhtimit të një grupi acetil në një molekulë të dhënë.

Actiltransferaza – një nga grupet e enzimave që katalizon transferimin e grupeve acetil.

Acid nukleik – zinxhir molekular i përbërë nga monomerë që quhen nukleotide. Në acidet nukleikë përfshihen acidi ribonukleik (ARN) dhe acidi dezoksiribonukleik (ADN).

Aerob – që nuk mund të jetojë pa praninë e oksigjenit. Të gjitha kafshët dhe bimët e larta janë aerobe. Disa baktere dhe kërpudha janë aerobë-anaerobë fakultativë.

Aerobik – çdo proces metabolik, siç është frymëmarrja aerobike, që ka nevojë për oksigjen.

Aerobiologji – shkencë biologjike që studion qeniet e gjalla, të cilat jetojnë në atmosferë dhe nuk kanë kontakt me tokën.

Aerobiozë – mënyra e të jetuarit të gjallesave aerobe.

Agar-agar – lëndë e qullët, polisakarid i nxjerrë nga muri qelizor i disa algave të kuqe, që përdoret në laborator si mjedis për kulturat qelizore (për shembull, për rritjen e një baktereve).

SIDA – sëmundje tepër e rrezikshme dhe ngjtiëse që shkaktohet nga një retrovirus, i cili infekton dhe shkatërron përbërësit jetësorë të sistemit imunitar. HIV-i (Virusi i Imunodefiçencës Humane), transmetohet në rrugë seksuale, me transfuzionin e gjakut, transmetohet nga nënë shtatëzënë tek fëmija si dhe më qumështin nga nëna te fëmija.

Ajroplankton – tërësia e sporeve, polenit, mikroorganizmave etj., që qëndrojnë pezull në ajër.

Aktinomicete –  grup kërpudhash prokariote gram pozitive që mund të gjenden në tokë, në baltën e përrenjve dhe lumenjve si dhe në fundin e liqeneve. Në këtë grup përfsihen shumë lloje, nga dis prej të cilave nxirren edhe antibiotikë.

Aktinomicina – antibiotikë të prodhuar nga aktinomicetet që bllokojnë transkriptimin e informacionit gjenetik si në qelizat bakteriale ashut edhe ato eukariotike. Aktinomicina C dhe Aktinomicina A përdoren edhe si medikamente antikancerogjenë.

Aktinomykozë – sëmundje infektuese që prek njeriun dhe kafshët, e shkaktuar nga veprimi i aktinomiceteve.

Akuakulturë – kultivimi i kontrolluar i kafshëve dhe bimëve në ujëra të ëmbla ose të kripura. Një vend të rëndësishëm në akuakulturë zë kultivimi i peshqve dhe midhjeve.

Akuatik – që jeton në ujë ose në afërsi të tij.

Algat blu të gjelbëra – emërtim i përgjithshëm për cianobakteret.

Algat e errëta – emër i zakonshëm për algat Phaeophyceae, të cilat janë kryesisht detare dhe përmbajnë pigmentin e errët fukoksantinë.

Alogami – pjalmëzim i kryqëzuar, gjatë të cilit pjalmi bie në krezën e një luleje tjetër të po asaj bime ose në lulet e një bime tjetër të llojit të vet.

Alokarpi – fruti që rrjedh nga pjalmëzimi i kryqëzuar.

Amanita – kërpudha që rriten në pranëverë dhe në vjeshtë në livadhe dhe pyje. Ndër amanitat ka kërpudha që janë helmuese deri në vdekje, ashtu siç ka lloje që janë të ngrënshme, nga më të shijshmet.

Amebë – gjallesë njëqelizore me përmasa nga 30-50 mikrometër, që rritet në ujëra të kripura, të ëmbla dhe në tokë të lagësht. Ameba zhvendoset me anë të këmbëve të rreme, pseudopodeve.

Ameboid – që karakteriozohet nga formimi i pseudopodeve, këmbëve të rreme, brenda të cilave “rrjedh” citoplazma. Makrofagët janë të aftë për lëvizje ameboide, me anë të të cilës arrijnë të zhvendosen dhe kapin gjahun e tyre.

Amenorrhea – mungesa e menstruacioneve.

Amenotropizëm – orientimi i trupit, pra kurbimi i trupit të bimës në drejtim të rrymës së ajrit.

A-amanita – lëndë e cila nxirret nga kërpudha Amanita phalloides dhe shërben si inhibitor i ARN polimerazës II. Kjo e fundit shërben si katalizator në polimerizimin e ARN mesazherëve. Veprimi inhibues shprehet vetëm te eukariotët.

Amilazë – enzimë që gjendet në pështymë dhe në lëngun pankreatik të kafshëve dhe që shërben për të katalizuar procesin e thyerjes së niseshtesë (që është një makromolekulë) në maltozë.

Amilozë – një nga përbërësit e amidonit. Amiloza përfaqëson një polimer të D-glukozit. Vargu i amilozës është i padegëzuar. Në prani të jodit jep ngjyrë blu.

Aminë – lëndë që përmban grupin funksional –NH2.

Aminoacide aromatikë – aminoacide të pajisura me një zinxhir aromatik. Të tillë janë fenilalanina, triptofani dhe tirozina.

Aminoacide – një grup lëndësh që kanë si formulë të përgjithshme RCH(NH2)COOH. Aminoacidet kanë një grup amin (-NH2) dhe një grup karboksilik (-COOH). Aminoacidet janë njësitë bazë ndërtimore të vargjeve polipeptidike dhe proteinave. Çdo aminoacid mund të ekzistojë në formën D dhe L, forma që dallohen mes tyre nga aftësia për të kthyer djathtas ose majtas dritën e polarizar (në një polarizator).

Anaerobë – që mund të jetojnë në mungesë të oksigjenit. Disa organizma janë anaerobë të detyruar, me qenë se ato nuk mund të jetojnë as në prani të sasive të pakta të oksigjenit, ashtu siç ka disa organizma të tjerë që konsiderohen si anaerobë fakultativë meqë janë të aftë të jetojnë si në prani të sasive të ulta të oksigjenit ashtu edhe në sasi normale të tij.

Anterozoidë – gamentët mashkullorë (spermatozoidët) të bimëve.

Antibiogramë – ekzaminim mikrobiologjik që lejon vlerësimin e ndjehsmërisë së një bakteri ndaj antibiotikëve të ndryshëm.

Antibiotik – përbërje organike e prodhuar nga mikroorganizma ose nëpërmjet sintezës kimike (artificiale), e cila në tretësira të holluara shkatërron apo inhibon rritjen dhe zhvillimin e një organizmi tjetër. Zbulimi i antibiotikëve filloi me penicilinën, më 1929-ën, që u pasua nga dhjetëra antibiotikë të tjerë.

Antibiozë – veprimi i ushtruar nga antibiotikët.

Antisepsi – tërësia e metodave që përjashtojnë mundësinë e infeksioneve mikrobike. (Shiko: Metoda të kontrollit mikrobik)

Antiseptikë – lëndë që kanë aftësi për shkatërrimin e mikroorganizmave infektues.

ATP sintetazë – kompleks enzimatik që katalizon sintezën e ATP-së nga ADP-ja dhe acidi fosforik, në memranën e mitokondrive, të kloropasteve dhe në membranën bakterore.

ATPazë – enzimë që transformon ATP-në në ADP.

Azotobakter – gjini bakteresh aerobike azotofiksuese.

B

Baktere – emër i përgjithshëm për një grup të madh gjallesash prokariote; shumica janë njëqelizore, por njihen edhe forma shumëqelizore.

Baktericid – baktervrasës, që ka aftësi të shkatërrojë bakteret.

Bakteriofag – çdo lloj virusi që infekton bakteret. Bakteriofagët janë tëorganizmat e parë e prodhuar në gjenetikën molekulare e veçanërisht si vektorë klonimi.

Bakteroklorofilat – pigmente të ndryshme fotosintetike të tipit të kloroffilës që gjenden në bakteret fotosintetike.

Bakteriolizinë – lëndë që shkakton shkatërrimin e baktereve.

Bakteriologjia – disiplinë e mikrobiologjisë që studion bakteret.

Bakteriostatikë – lëndë të ndryshme që kanë aftësi të inhibojnë rritjen e baktereve, por që nuk mund t’i vrasin ato.

Bazidiomicetet – kërpudha, sporet e të cilave prodhohen në bazide.

Bazidiospore – spore aploide të prodhuara nga disa  bazidiomicete siç janë kërpudhat e zakonshme.

Betacianina – kompleks pigmentesh flavonoidë tek lulet.

Bioteknologji – drejtim i shkencave biologjike të zbatuara që ka të bëjë me manipulimin e organizmave të gjalla për qëllime shkencore apo tregtare.

Biocenoza – bashkësi organizmash që jetojnë në një biotop të caktuar.

Biodegradimi – shpërbërja e lëndëve të ndryshme nën veprimin e organizmave të gjalla si bakteret dhe kërpudhat.

C

Celulozë – polisakarid linear i ndërtuar prej mbetjesh  të glukozës. Celuloza është një ndër komponimet kryesore organike të biosferës që takohet te bimët e gjelbërta dhe algat.

Centriole – organele çift që ndërtohen nga një seri mikrotubthash. Centriolet ndodhen jashtë membranës bërthamore të qelizave shtazore dhe mungojnë në qelizat bimore. Gjatë profazës centriolet vendosen në polet e kundërta të qelizës dhe organizojnë miikrotubthat (mikrotubujt) e boshtit mitotik apo mejotik.

Centrozomë – organel e qelizave bimore që ndodhet afër bërthamës. Në këtë organelë kapen fijet e boshtit gjatë mitozës dhe mejozës.

Cikli i azotit – qarkullimi dhe rishfrytëzimi i molekulave të azotit në biosferë. Cikli i azotit realizohet kryesisht nga proceset metabolike të organizmave të gjalla (baktereve azotofiksues psh.).

Ciliatë – kategori protozoarësh trupi i të cilëve është i pajisur me qerpikë të shumtë, të cilët shërbejnë për të lëvizur.

Cilie – thënë ndryshe qerpikë. Janë struktura në formën e qimeve që dalin nga sipërfaqja e shumë qelizave eukariote (eukariotike).tek gjallesat njëqelizore ciliet kryejnë procesin e lëvizjes, ndërsa tek qelizat stacionare si qelizat e epitelit të hundës, krijojnë një rrymë materiali që lëviz në një drejtim të caktuar mbi sipërfaqen qelizore.

Citoplazmë – përmbajtja e qelizës që gjendet apo përfshihet brenda membranës plazmatike (membranës qelizore).

Citoskeleti – quhet rrjeti proteinik brendaqelizor i qelizave eukariotike. Citoskeleti është i përbërë nga fijëza dhe mikrogyptha që cilët i japin qelizës një formë të caktuar në varësi të tipit qelizor. Citoskeleti nuk është një strukturë statike, duke qenë se ndërtohet, ndryshoet dhe shpërbëhet vazhdimisht në shumë pjesë të tijat, në varësi të proceseve që kryen qeliza në ato pjesë.

Citozol (citosol) – pjesa e citoplazmës që gjendet jashtë membranave të organeleve të ndryshme qelizore.

 

D

Dekompozues – gjallesa si bakteret apo kërpudhat qëë janë në gjendje të dekompozojnë lëndën organike të vdekur deri në elementë joorganikë.

Diploide – gjallesat që në qelizat e tyre kanë dy sete homologe kromozomesh. Zakonisht ato simbolizohen me 2n.

 

E

Ekzocitozë – procesi sipas të cilit sekretohen molekulat e ndryshme prej një qelize eukariotike. Lënda që do të sekretohet paketohet në qeskëza të vogla të cilat zhvendosen drejt membranës plazmatike. Membrana e qeskëzës (tastëzës) shkrihet me membranën qelizore dhe përmbajtja, si pasjojë ekskretohet jashtë qelizës.

Ekzoskelet – veshje e jashtme, skelet  i jashtëm që siguron mbështetje për indet e këmbënyjëtuarve dhe insekteve.

Endoplazmatike – organele qelizore të formuara nga një sistem vakuolash dhe kanaledh që quhet rrjet endoplazmatik.

Enteroviruse – viruse me material gjenetik të përbërë nga ARN-ja dhe që jetojnë në zorrët e vertebratëve.

Enzimë – proteinë me veti katalitike që kontrollon shpejtësinë dhe drejtimin e një reaksioni kimik në një organizëm të gjallë. Enzima nuk konsumohet gjatë një reaksioni, ashtu siç futet ashtu edhe del. (Shiko: Enzimat si leva biokimike)

 

F

Fermentim alkoolik – prodhimi i alkoolit etilik nga sheqeri në kushte anaerobe nën veprimin e mikroorganizmave të ndryshme.

Fitoplankton – term që shërben për të shprehur tërësinë e protistëve fotosintetikë të ujrave tëkripura dhe të ëmbla.

Flagjel (kamxhik) – zgjatim sipërfaqësor i disa qelizave, funksioni themelor i të cilit është lëvizja dhe të ushqyerit. Nga pikëpamja strukturore flagjeli është i ngjashëm me ciliet, pa i përbërë nga nëntë çifte mikrotubthash me një çift qëndror, por më i gjatë. (Shiko: Tipe të ndryshme të pozicionimit të flagjelëve bakterorë)

Fotosintezë – sinteza e lëndëve organike në qelizat e bimëve të larta, algave dhe disa baktereve duke shfrytëzuar energjinë e dritës. Procesi i fotosintezës zhvillohet në organele që quajtura kloroplaste që përmbajnë pigmentin klorofilë.

Fototrofë – (mikro) organizma që shfrytëzojnë energjinë e dritës për të sintetizuar lëndë organike më komplekse duke u nisur nga dioksidi i karbonit (kryesisht).

Fototropizëm – rritja ose lëvizja e një bime në drejtimin nga vjen drita.

 

H

Hife – fije degëzuese që formojnë trupin vegjetativ tek kërpudhat.

 

I

Informacion gjenetik – informacion për sintezën e ARN-së dhe të proteinave. Informacioni gjenetik gjendet në ADN.

Izomerë – përbërje organike të cilat kanë formulë kimike të njëjtë por formulë strukturore të ndryshme. Shembull izomerësh janë glukozi (glukoza) dhe fruktoza, sheqerna me gjashtë atome karboni (C6H12O6) por që kanë formula strukturore të ndryshme.

 

K

Kalori – njësi e nxehtësisë e barabartë me sasinë e nxehtësisë që duhet për të ngritur temperaturën e 1gr uji nga 14.5 në 15.5 oC. 1 Kkal është e barabartë me 1000 kal.

Karnivorë (mishngrënës) – term që përdoret për të treguar kafshët që ushqehen me mishin e kafshëve të tjera.

Karoten – pigment me ngjyrë portokalli. Karoteni sintetizohet tek bimët si produkt anësor i fotosintezës në formën e beta-karotenit. Karoteni është prekursor i vitaminës A.

Karotenoide – pigmente të tretshme në yndyrna që kanë ngjyrë portokalli, të verdhë, të kuqe ose të errët.

Kapsid – veshja e jashtme proteinike e një virusi.

Karbohidrate – përbërje që përmbajnë karbon, hidrogjen dhe oksigjen. Tek karbohidratet përfshihen mono dhe disakaridet, si dhe polisakaride të tilla si niseshteja dhe glikogjeni.

Kemotaksi (?) – reaksion i qelizave të lëvizshme (si makrofagët) ose mikroorganizmave drejt një nxitësi kimik në përputhje me gradientin e tij të përqëndrimit.

Klorofilë – një ndër pigmentet fotosintetikë kryesor të bimëve të gjelbra dhe algave. Klorofila është e ndërtuar nga  një unazë porfirinike që përmban magnez në qendër dhe është e esterifikuar në një zinxhir të gjatë alifatik alkooli. Klorofila është e lokalizuar në membranat e tilakoidëve të kloroplasteve. Pigmenti i klorofilës ka aftësi të thithi (absorbojë) rrezet e spektrit të dritës nga rajoni i kuq dhe ai blu-vjollcë.

Kloroplaste – kloroplastet janë organele gjysmë-autonome që takohen në citoplazmën e qelizave të të gjitha bimëve të gjelbra dhe që kanë për funksion themelor fotosintezën. Kloroplastet përmbajnë klorofilë dhe pigmente të tjera me aftësi fotosintetike. Në kloroplaste gjenden molekula ADN-je dhe ARN-je informative si dhe makineria molekulare për sintetizimin e disa proteinave.

Koloni – grup qelizash të njëjta që kanë origjinë të përbashkët, nga një prind i vetëm.

Konjugim – bashkimi i përkohshëm ose shkrirja e plotë e dy gametëve. Konjugimi në gjallesat njëqelizore ka të bëjë me bashkimi e dy qelizave dhe shkëmbimin midis tyre të materialit gjenetik.

Kromatinë – material nukleoproteinik i përbërë nga ADN dhe proteinat histonike. Kromatina mund të ngjyroset me ngjyrues bazik. Kromatina gjendet në bërthamën e qelizave eukariotike dhe organizohet për t’u transformuar në kromozome të dukshme gjatë ndarjes qelizore.

Kromozom – fije gjatësore të përbëra nga ADN-ja, e cila është e paketuar në një strukturë kompakte si pasojë e lidhjes me histonet. Kromozomet janë bartësit e gjeneve të ndryshme.

 

L

Litik – shkrirës. Thuhet zakonisht për fagët (bakteriofagët), viruse, që infektojnë dhe shkatërrojnë bakteret.

Lizogjenik – gjendje joaktive e viruseve të cilat ndodhen në një bakter të gjallë.

Lizozome – organele qelizore citoplazmatike që përmbajnë enzima tretëse. (Shiko këtu)

 

M

Membranë qelizore – strukturë me përshkueshmëri përzgjedhëse që kufizon qelizën.Membrana qelizore apo plazmatike është e ndërtuar nga yndyrna, proteina dhe karbohidrate.

Mur qelizor – strukturë jo e gjallë që vesh membranën qelizore të algave, bimëve të gjalbra, kërpudhave dhe baktereve. Muri qelizor i bimëve të gjelbra është i ndërtuar kryesisht nga fibra celuloze; muri qelizor i kërpudhave është i ndërtuar nga kitina ndërsa ai i baktereve prej peptidoglikani.

 

O

Organele – strukturë qelizore e specializuar për të kryer një funksion të caktuar.Mitokondritë, kloroplastet, lizozometaparati i Golxhitrrjeti endoplazmatik etj. janë organele qelizore.

 

P

Parazitizëm – mënyrë jetese ku një gjallesë jeton si endoparazit apo ektoparazit tek një tjetër gjallesë pa e eliminuar atë.

Prokariote – term që u referohet qelizave të mbretërisë Monera. Qelizat prokariote nuk e kanë të mbështjellë materialin gjenetik nga membrana bërthamore. Në këto qeliza mungojnë pothuaj të gjitha organelet (qelizore) me përjashtim të ribozomeve që duhen për sintezën proteinike.

 

Q

Qelizë – njësia bazë ndërtimore dhe funksionale e organizmit të gjallë, që e përbërë nga protoplazma,që kufizohet nga një membranë plazmatike në gjallesat shtazore dhe nga një mur i fortë jo i gjallë tek qelizat e gjallesave bimore. Disa gjallesa përfaqësohen nga një qelizë e vetme dhe quhen njëqelizore. Shembuj të tillë janë bakteret, protozoarët dhe disa alga.

 

Rr

Rrjet endoplazmatik – sistem gypthash membranorë tek qelizat eukariotike, në të cilin sintetizohen shumë lyra dhe proteina.

Rrjeti endoplazmatik i ashpër – rrjet endoplazmatik tek qeliza në muret (membranën) e të cilit ka të fiksuar ribozome që i japin një pamje të kokrrizuar.

Rrjeti endoplazmatik i lëmuar – rrjet endoplazmatik në muret e të cilit nuk karibozome, pra me sipërfaqe të lëmuar.

 

S

Sifilis – sëmundje seksualisht e transmetueshme (sëmudje veneriane) që shkaktohet ngaTreponema pallidum pallidum.

Simbiozë – bashkëjetesa e dy llojeve që përfitojnë nga njëri-tjetri.

Spore – strukturë rezistente ndaj kushteve të pavaforshme të mjedisit rrethues që kanë mure shumë të fortë dhe brenda tyre kanë bërthamën. (Shiko: Sporet bakterore)

 

T

Transporti aktiv – lëvizja e lëndëve të ndryshme për t’u futur ose dalë në qelizë ose organelat qelizore përmes membranës që i rrethon ato, duke u mbështetur në një mekanizëm që është i ndryshëm nga i i difuzionit pasiv apo transportit pasiv. Transporti aktiv kryen transportin e molekulave kundër gradientit të përqëndrimit. Transporti aktiv përfshin disa proteina transporti dhe ka nevojë për energji.

Trupi bazal – strukturë cilindrike që gjendet në bazën e aksonemës së flagjelit (kamxhikut) ose cilieve tek eukariotët.

 

V

Virus – pjesëz apo thërrmijë parazitare pa bërthamë e përbërë nga acidi nukleik dhe një veshje proteinike. Viruset mund të riprodhohen vetëm brenda qelizave të gjalla, tek të cilat shfrytëzojnë aparatin e tyre proteino-sintetik.

Advertisements

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s