Një shpresë e re kundër tuberkulozit

Një shpresë e re kundër sëmundjes së tuberkulozit

mycobacterium tubercolosisQuhet epimerazë dhe mund të jetë çelësi për fitoren e luftës ndaj tuberkulozit.

Epimeraza është një enzimë e përfshirë në sintezën e murit qelizor të Mycobacterium tubercolosis, mikroorganizmit përgjegjës për sëmundjen e tuberkulozit. Lajmi i mirë është se një grup biologësh strukturorë të Universitetit të Pavias arriti të përshkruaj në detaje strukturën molekulare të enzimës dhe këto të dhëna mund të përdoren tani për të filluar dizenjimin e ilaçeve të drejtuar kundër molekulës, për ta “vënë në tapet” dhe për të vrarë kështu bakterin.

Lajmi, vjen në një moment kyç të betejës kundër tuberkulozit, një sëmundje që vazhdon të vrasë dy milion persona në vit, edhe falë shfaqjes së formave rezistente ndaj shumë, për të mos thënë ndaj të gjithë, ilaçeve të përdorur për ta luftuar.

Nga ana tjetër, kërkimi shkencor ka qenë statik për shumë kohë dhe vetëm në dhjetëvjeçarin e fundit ka marrë gjallëri, duke identifikuar armë potenciale të reja farmakologjike. Mes tyre shquhen benzotiazinonët dhe është pikërisht nga ata që merr shkas linja e re e kërkimit.

Gjithçka filloi tre vite më parë, kur ekipi i mikrobiologëve të Giovanna Riccardi-t, gjithnjë të Universitetit të Pavias, dhe në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të konsorciumit ndërkombëtar New Medicines for Tuberculosis, identifikoi shënjestrën qelizore të një prej benzotiazinonëve, BTZ043-it. Bëhet fjalë për epimerazën, një enzimë kyç për jetën e bakterit dhe një kandidat ideal për t’u bërë shënjestër jo vetëm e BTZ043-it (që është shumë i efektshëm in vitro, po më pak i efektshëm in vivo), por edhe e ilaçeve të tjerë. Për të dizenjuar molekula të tjera, duhet të kesh strukturën e molekulës shënjestër dhe për ta përftuar Riccardi u kërkoi ndihmë kolegëve kristalografë Andrea Mattevi-t dhe Claudia Binda-s.

Grupi përcaktoi si strukturën e epimerazës veças, po ashtu edhe atë të enzimës së lidhur me inhibitorin e vet, BTZ043-in.

Kërkuesit shkencorë presin rezultate të mëdha nga kërkimi i agjentëve të rinj me veprimtari kundër epimerazës. Ndërkohë, vazhdon eksperimentimi klinik i nja dhjetë ilaçeve të reja antituberkulare.

  • J. Neres, F. Pojer, E. Molteni, L. R. Chiarelli, N. Dhar, S. Boy-Röttger, S. Buroni, E. Fullam, G. Degiacomi, A. P. Lucarelli, R. J. Read, G. Zanoni, D. E. Edmondson, E. D. Rossi, M. R. Pasca, J. D. McKinney, P. J. Dyson, G. Riccardi, A. Mattevi, S. T. Cole, C. Binda, Structural Basis for Benzothiazinone-Mediated Killing of Mycobacterium tuberculosis. Sci. Transl. Med. 4, 150ra121 (2012).

Rinstinkt 2012

————————————————————————————————-

Advertisements

Një mendim mbi “Një shpresë e re kundër tuberkulozit

  1. Pingback: Robert Koh (Robert Koch) | instinkt

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s