Variacioni i bashkëlidhur, njeriu dhe evolucioni

Njeriu nga pikepamja biologjike perkufizohet si “kafshë kulturore vertikale”.

Charles Darwin-i futi i pari konceptin e “variacionit të bashkëlidhur”,  duke menduar një lidhje dhe një sinkronizëm midis këtyre ngjarjeve:

  1. Shfaqja e drejt-qëndrimit (dhe të qëndrimit bipedal)
  2. Shfaqja e  një “truri të madh”
  3. Shfaqja e aftësisë për të ndërtuar mjete (kultura)

Në realitet “variacioni i  bashkëlidhur” ekziston dhe është dokumentuar nga fosilet, por nuk është një ngjarje sinkronike, duke qene se demonstrohet një sekuence e këtij lloji:

Drejt-qëndrimi (qëndrimi mbi dy këmbë) =>

Lirimi i dorës nga funksionet e deambulacionit =>

Truri i madh = aftësi për te ndertuar mjete (kultura)

Drejt-qëndrimi (qëndrimi mbi dy këmbë): është një gjëndje anatomikisht dhe biomekanikisht e mundur në të gjithë primatët aktualë të super-familjes Hominoidea, edhe pse përdoren vetëm rastësisht (me okazione).

Ashtu sikurse qëndrimi mbi mbi katër gjymtyrë (këmbë) dhe qendrimi me shtyllë (kolonë) horizontale (është fëmijnore: remineshencë funksionale) është i rastësishëm tek njeriu!!

Fosilet tregojnë se drejt-qëndrimi dhe ecja me dy këmbë pre-ekzistonin para njeriut. (gjurmët e Laetoli-t, Tanzani)

Funksioni i “kapjes së preçizionit” është tipike e njeriut dhe është konsekuente me “lirimin” e dorës nga detyrat e deambulimit ( detyra për të ruajtur ekuilibrin trupor në një pozicion të caktuar).

Kontrolli neuronal i dorës “së liruar” ndezi mekanizmin e rritjes cerebrale (trunore).

Edhe në rasstin e rritjes se masës cerebrale, fosilet konkordojnë.

Përgjithësisht fosilet pre-humane dhe humane demonstrojnë se “variacioni i bashkëlidhur” i Darwin-it është një fenomen që ka ndodhur realisht, jo në mënyrë sinkronike, por asinkronike.

Një mendim mbi “Variacioni i bashkëlidhur, njeriu dhe evolucioni

  1. Pingback: Përsiatje mbi të qenit Njeri | instinkt

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s