Ksilema dhe Floema

Sistemi indor transporues perbehet nga dy lloj indesh, Ksilema dhe Floema

Sistemi indor vaskular, i ndodhur ne mes te indit mbeshtetes, transporton materialet e nevojshme per bimes nepemjet dy indeve: floemes dhe ksilemes. Si floema ashtu dhe ksilema vazhdojne ne gjithe gjatesine e trupit te bimes.

Qelizat percjellese te ksilemes jane trakeidet dhe elementet enezore


Ksilema percjell ujin dhe mineralet e tretura nga rrenjet tek kercelli dhe gjethet dhe siguron mbeshtetje strukturore. Ne bimet me lule ksilema eshte nje ind kompleks i perbere nga kater lloje qelizash: trakeidet, elementet enezor, qelizat e parenkimes dhe fibra. Dy nga kater llojet e qelizave qe perbejne ksilemen (trakeidet dhe elementet enezore) transportojne ujin dhe mineralet e tretura ne te. Ksilema permban edhe fibra qe sigurojne mbeshtetje, dhe qelizat e parenkimes, te njohura si parenkima e ksilemes, qe sherbejne si rezervuar.

Trakeidet dhe elementet enezore kane funksion transportues. Ndersa rriten, te dy llojet e qelizave shkojne drejt apoptozes (vdekjes se programuar). Si pasoje, trakeidet e maturuara dhe elementet enezore jane bosh ne brendesine e tyre, duke patur vetem muret e jashtme. Trakeidet, qelizat kryesore te transportit te ujit, tek gjimnospermat (pisha) dhe bimet pa fara (si fieri) jane qeliza te gjata qe vijne duke u ngushtuar ne njerin nga skajet. Uji transportohet ngaposhte-lart duke kaluar nga njera trakeide tek tjetra duke kaluar permes hapesirave qe  formohen atje ku muri qelizor dytesor mungon. 


Pervec trakeideve bimet me lule zoterojne edhe elemente te tjere enezore shume funksional. Diametri qelizor i elementeve qelizore (trakeve) eshte (mestarisht) me i madh se ai i trakeideve. Elementet enezore (trakete) jane bosh, por ndryshe nga trakeidet qe ne muret fundore (te terthorta) kane vrima, ato (pra trakete=elementet enezore) ne muret e tyre te terthorta jane te hapura. Elementet enezore (trakete) jane te vendosura njera mbi tjetren dhe uji rrjedh nga nje element enezor tek tjetri. Nje kolone me trake te vendosura njera mbi tjetren (enë), ngjan me nje miniature pipeze per thithjen e ujit. Elementet enezore (trakete) kane vrima ne muret e tyre anesore qe lejon edhe transportimin anesor te ujit nga njera enënë tjetren.

Qelizat shoshe jane elementettransportues te floemes


Floema transporton lenden organike (materialin ushqyes), pra karbohidratet e formuar gjate fotosintezes, dhe siguron mbeshtetje strukturore. Ne bimet me lule floema eshte nje ind kompleks i perbere nga kater lloje qelizash. Qelizat shoshe, qelizat shoqeruese, fibrat dhe qelizat dhe qelizat parenkimatike te floemes. Fibrat qe gjenden ne sasi me te medha tek bimet barishtore sigurojne mbeshtejte strukturore shtese per trupin e bimes.

Lenda organike kalon permes qelizave shoshe te floemes (qe jane nder qelizat me te specializuara te bimet) ne forme tretesire (e tretur ne uje). Elementet e qelizave shoshe lidhen nga fundi i tyre njeri me tjetrin duke formuar tubat e qelizave shoshe. Muret fundore te qelizave, te quajtura pllaka shoshore, kane nje sere vrimash nepermjet te cilave citoplazma zgjatet/kalon nga nje qelize shoshe tek tjetra. Qelizat shoshe, ne pjekurine  tyre jane ende te gjalla por disa nga organelet (organthet) e tyre si berthama, vakuolat,mitokondrite dhe ribozomet shperbehen ose tkurren ndersa qeliza piqet (maturohet). Qelizat shoshe jane nder qelizat eukariote qe mund te funksionojne edhe pa berthame. Keto qeliza zakonisht jetojne per me pak se nje vit, por ka edhe perjashtime. Disa palma kane elemente te qelizave shoshe qe jetojne per rreth 100 vjet.


Afer cdo qelize shoshe ka nje qelize shoqeruese qe merr pjese ne funksionimin e qelizes shoshe. Qeliza shoqeruese eshte e gjalle dhe zoteron nje berthame. Kjo berthame kontrollon aktivitetin e te dy qelizave (qelizave shoshe dhe shoqeruese). Midis qelizave shoshe dhe atyre shoqeruese ka nje numer te madh plazmodezmash. Plazmodezmat jane kanale citoplazmatike qe kryejne lidhjen e dy citoplazmave te dy qelizave. Qelizat shoqeruese luajne nje rol thelbesor ne zhvendosjen e sheqerit neper tubat e ndertuar nga qelizat shoshe drejt pjeseve te tjera te bimes.

 

© mbi tekstin, Rinstinkt, 2012

—————————————————————————————

Advertisements

2 mendime mbi “Ksilema dhe Floema

    • E gjen nëpër libra… Por nëse do që të më bësh mua të shkruaj diçka duhet të paguash. Asgjë nuk është falas, as shëndetësia – dikush paguan për to. 🙂

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s