Evolucioni biologjik dhe njeriu

Evolucioni biologjik shpjegon origjinën dhe historinë e llojit tonë

Studimi i të gjitha formave të provave (pra jo vetëm fizike) ka sjellë përfundimin se njerëzit kanë evoluar nga primatët ancestralë. Në shekullin e 19-të, ideja se njerëzit dhe majmunët kishin një para-ardhës të lashtë të përbashkët ishte ende një fantazi, dhe ishte një temë mbi të cilën debatohej shumë nga shkencetarët e kohës së Çarls Darvinit, po ashtu edhe në vitet e mëpasshme. Dozat e ironisë dhe të talljes nuk mungonin; madje ndonjëherë shërbenin edhe si argument.

Por sot nuk ka asnjë dyshin rreth marrëdhënieve të ngushta evolutive midis njerëzve dhe primatëve të tjerë. Duke përdorur të njëjtat metoda shkencore dhe mjete që janë përdorur për të studjuar evolucionin e specieve të tjera, kërkuesit shkencorë kanë mbledhur një numër gjithnjë e më të madh fosilesh dhe provash të tjera molekulare që tregojnë kiartë se të njëjat forca përgjegjese për evolucionin e formave të tjera të jetës në Tokë janë përgjegjese edhe për evolucionin biologjik të karakteristikave të njerëzve.

Bazuar në forcën e provave të krahasimit të ADN-së, para-ardhësi i përbashkët i njerëzve dhe shimpanzevemendohet se ka jetuar afërsisht 6 deri në 7 milion vite më parë në Afrikë. Pema evolutive që të çon nga ky para-ardhës ancestral deri tek njerëzit modernë përmban një sërë degëzimesh anësore, që përfaqësojnë popullatat dhe speciet që janë zhdukur. Kështu duket se në të shkuarën planeti ynë ka qenë populluar nga lloje të ndryshme speciesh, të ngjashme me njeriun.

Rreth 4.1 milion vite më parë në kontinentin mëmë, Afrikë, u shfaq një specie e re, të cilën antropologët e vendosin në gjininë Australopitekus, që do të thotë “majmun jugor”. Truri i një të rrituri të Australopithecus-it kishte pothuajse të njëjtën madhësi me atë të majmunëve modernë (sikundër është dokumentuar nga madhësia e kafkës tek fosili).
Duket se Austrolopitekusi e kalonte një pjesë të kohës së vet duke u kacavjerrë nëpër pemë, sikurse tregojnë këmbët e shkurtra dhe tiparet e gjymyrëve të sipërme. Por Australopithecusi mundej gjithashtu të ecte drejt mbi dy këmbë, sikurse njerëzit. Shenjat e këmbeve[1] të lëna nga një prej Ausralopitekusëve të hershëm të Afrikës mund të shihen në fotografinë e mëposhtëme; shenjat janë ruajtur në formën e tyre origjinale nga hiri vullkanik i ngurtësuar.

Gjurmët në Laetoli Tanzani

Rreth 2.3 milion vite më parë, specia më e hershme Homo, gjinia të cilës i përkasin  të gjithë njerëzit modernë, evoluoi duke filluar në Afrika. Kjo specie (e parë, e hershme e Homo-ve) njihet si Homo habilis (“njeri i aftë”). Madhësia mesatare e trurit të Homo habilisit, sikundër është përcaktuar nga kafkat e datuara 2 milion vite më parë, ishte rreth 50 përqind (50%) më e madhe se ajo e Australopitekusëve të hershëm. Mjetet e para prej guri u shfaqën, apo më mirë të themi datohen, rreth 2.6 milion vite më parë.

Rreth 1.8 milion vite më parë, u shfaq një specie më e evoluar, Homo erectus-i (“njeri i ngritur”). Kjo specie u shpërnda nga Afrika në Euroazi.

Speciet më të aferta, pergjithesisht, kanë tru me të madh se ato të mëparshmet.

Provat tregojnë se njerëzit anatomikisht modernë (Homo sapiens – “njeri i ditur”) me trup dhe tru si yni, evoluan në Afrikë prej formave më të hershme të njerëzve. Fosili më i vjetër i njohur i një njeriu modern (Homo sapiens) është më pak se 200,000 vite i vjetër. Anëtarët e këtij grupimi u shpërndanë në Afrikë dhe më së fundmi në Azi, Australi, Europë dhe në dy Amerikat, duke zëvendësuar popullatat e hershme njerëzore që jetonin në disa pjesë të botës.


[1] Behet fjale për gjurmët (e këmbëve), 3.75 milion vite të vjetra të gjetura në Afrikën Lindore në Laetoli, Tanzani. (fotografia)

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s