Biologjia molekulare dhe evoluconi

Biologjia molekulare ka konfirmuar dhe zgjeruar përfundimet e përftuara mbi evolucionin nga lloje të tjera provash

Charles Darwini dhe biologë të tjerë të shekullit të 19-të mbërritin në përfundimet e tyre duke mos ditur pothuajse asgjë rreth bazave molekulare të jetës. Që prej atëhere aftësia për të ekzaminuar molekulat biologjike në detaj ka dhenë prova të tjera të reja mbi mekanizmat dhe udhën e evolucionit. Këto prova të reja konfirmuan plotësisht konkluzionin e përgjithshëm të skicuar nga mbetjet fosile, nga shpërndarja gjeografike e specieve, dhe nga lloje të tjera vëzhgimesh. Për më tepër, ajo ka dhënë informacion të ri mbi marrëdhëniet evolutive midis specieve dhe mbi mënyrën se si evolucioni ndodh.

ADN-ja kalohet nga një gjeneratë në tjetrën drejpërsëdrejti nga një prind tek pasardhësi (në organizmat me riprodhim joseksual) ose nëpërmjet bashkimit të qelizave ADN-përmbajtëse, spermatozoidit dhe qelizës vezë (në organizmat me riprodhim seksual). Sekuenca e nukleotidëve të ADN-së mund të ndryshojë nga një brez në tjetrin për shkak të mutacioneve; nëse këto ndryshime bëjnë që të lindin trakte avantazhuese, sekuenca e re e ADN-së ka shumë mundësi që të perhapet në një popullatë në  brezat e ardhshëm. Për më tepër, mutacionet neutrale që nuk kanë asnjë efekt në traktet e një organizmi mund të ruhen brenda një popullate ndërsa ADN-ja kalon midis brezave. Si rezultat, ADN-ja përmban një regjistër (regjistrim) të ndryshimeve gjenetike të shkuara, përfshirë ndryshimet përgjegjëse për përshtatjet evolutive.

Duke krahasuar sekuencat e ADN-së të dy organizmave, biologët mund të zbulojnë ndryshimet gjenetike që kanë ndodhur që prej kohes kur këto dy organizma ndanin (apo kishin) një paraardhes të perbashket. Nëse dy specie kanë një paraardhes të perbashket relativisht të afert, sekuencat e ADN-së se tyre do të kenë me shumë ngjashmëri sesa ato (sekeuencat e ADN-se) të dy organizmave me një paraardhësi të perbashket mjaft të largët. Për shembull, sekuencat e ADN-së se njerëzve, të cilat ndryshojnë (variojnë) në një shkallë të vogël  ndërmjet individeve dhe popullatave, mesatarisht diferencohen vetëm nga pak përqind nga ADN-ja e shimpanzeve, duke reflektuar kësisoj prejardhjen tonë të përbashkët relativisht të afërt (të vonë!, të re!!!). por sekuencat e ADN-së njerëzore janë shumë me shumë të ndryshme nga ato të miut, pulës apo peshkut, duke reflektuar rritjen e distancës evolutive midis nesh dhe këtyre organizmave. Diferenca edhe më të mëdha të sekuencave të ADN-së vërehen kur krahasohet ADN-ja  jonë (njerëzore) me atë të mizave, krimbave dhe bimëve. Gjithashtu, mund të vërehen ngjashmëri të sekuencave të ADN-së midis formave të jetës, pavaresisht distancës kohore që ka kaluar që prej paraardhësit të tyre të përbashkët.

Njerëzit dhe bakteret, për shembull, ndajnë disa ngjashmëri në sekuencat e ADN-së në disa gjene, dhe këto ngjashmëri përputhen me sistemet molekulare dhe ngjashmëritë funksionale. Evolucioni biologjik shpjegon se pse mund të studiohen organizmat e tjerë për të kuptuar proceset biologjike kritike të jetës njerëzore. Një pjesë e mirë e kërkimit shkencor biomjekësor bazohet në të përbashkëtat biologjike të të gjitha qenieve të gjalla.

Studimi i molekulave biologjike ka bërë më shumë se dokumentimi i marrëdhënieve evolutive  ndërmjet gjallesave. Ajo, gjithashtu, mund të tregojë se si ndryshimet gjenetike prodhojnë tipare të reja tek organizmat gjatë kursit të historise evolutive. Për shembull, biologët molekularë kanë qenë duke ekzaminuar funksionin e proteinave rregullatore që bëjnë që  gjenet e tjera të një qelizë “të ndizen” apo “fiken”  ndërsa organizmi zhvillohet nga një vezë e pllenuar. Ndryshime të vogla në këto proteina, në  rajonin e ADN-së në të cilin këto proteina lidhen, ose edhe në molekula të vogla të ARN-së mund të kenë efekte dramatike (të rëndësishme) në anatominë dhe funksionin e një organizmi. Këto ndryshime mund të jenë përgjegjese për disa nga inovacionet më të rëndësishme evolutive që kanë ndodhur me kalimin e kohës, si zhvillimi i gjymtyrëve nga tetrapodët e hershëm të organizmave më të thjeshtë. Për më tepër, biologët kanë zbuluar se proteina rregullatore të ngjashme veprojnë në organizma mjaft të ndryshëm si miza, miu dhe njerëzit, pavaresisht miliona  e miliona viteve që ndajnë këto organizma nga paraardhësi i tyre i përbashkët. Provat e ADN-së sugjerojnë se mekanizmat themelore që kontrollojnë format biologjike janë vendosur, apo konsoliduar përpara ose gjatë evolucionit të organizmave shumë qelizore dhe janë konservuar (ruajtur), me modifikime të vogla, që prej asaj kohe.

 

[Nëse postimi të pëlqeu, dhe do të qëndrosh i/e azhornuar, mos harro të vendoshësh një “Like” tek faqja e blogut në Facebook.]

Një mendim mbi “Biologjia molekulare dhe evoluconi

  1. Pingback: Kimia dhe Jeta Biologjike. | rinstinkt

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s