Fosilet dhe dokumentimi i zhvillimit të evolucionit

Fosilet japin prova të rëndësishme në dokumentimin e zhvillimit të evolucionit

Në fillim të shekullit të 19-të, natyralistët vëzhguan se fosilet gjendeshin në një renditje të caktuar në shtresat e shkëmbinjve sedimentarë. (Shkëmbinjtë sedimentarë janë formuar nga depozitimi i shresave të njëpasnjëshme të materialeve të derdhura në det nga lumenjtë e ndryshëm. Ndryshimet tektonike, të pllakave të Tokës, bëjnë që këto shtresa të dalin mbi det, duke formuar malet apo kodrat – që ne shohim sot, e ku gjejmë edhe fosilet.).Materialet më të vjetër janë të depozituar më në thellesi dhe shtrihen më afër fundit të shkëmbit sedimentar  krahasuar me sedimentet e depozituara në një kohë të mëvonshme, të cilët janë më sipërfaqësore. Gjithsesi,  ndonjëherë shkëmbinjtë më të vjetër mund të gjenden sipër shkembinjve më të rinj; kjo ndodh atje ku ka patur thyerje dhe njëkohësisht ngritje ose zbritje të një shtresë në raport me një tjetër.

Fosilet që u ngjajnë organizmave bashkëkohorë shfaqen në sedimentet e reja,  ndërsa fosilet që ngjajnë shumë pak me organizmat bashkëkohorë shfaqen në sedimentet më të vjetra. Bazuar në këto vëzhgime, shumë natyralistë, përfshirë gjyshin e Çarls Darvinit, propozuan teorinë sipas së cilës orgaznimat ndryshojnë me kalimin e kohës. Por, duhet thënë se ishin Çarls Darvini i dhe Alfred Russeli të parët që identifikuan seleksionin natyror si forcën tërheqëse që qëndronte pas evolucionit, ose atë që Darwini quajti “prejardhje me modifikim” (“descent with modification”).

Kur Darvini publikoi librin (studimin) e vet “Mbi Origjinën e Specieve” (On the Origin of Species) në vitin 1859, paleontologjia ishte ende një shkencë rudimentare, në fillimet e veta. Shkëmbinjë sedimentarë nga periudha të ndryshme kohore ishin të panjohur ose nuk ishin studiuar në mënyrën e duhur, bazuar mbi metoda shkencore. Darvini kaloi rreth 20 vite të jetës së vetë duke mbledhur prova që mbështesnin idenë e tij përpara se ta bënte atë publike.

Një shekull e gjysmë që prej atëhere, paleontologët kanë gjetur shumë forma të ndërmjetme që nuk ishin të njohura në kohen e Çarls Darvinit. Në një sërë vendesh, shkëmbinjtë sedimentarë që janë midis 540 milion dhe 635 milion vite të vjetër, përmbajnë gjurmë të organizmave shumëqelizorë me trup të butë, dhe shenja apo gjurmë të fosilizuara në sedimente me të hershme (rreth 1 miliard vite më parë) që tregojnë për një krijese krimb-ngjashme (të ngjashme me krimibin). Disa nga këto organizma, ka shumë mundësi  që  të kenë qënë forma të ndërmjetme midis organizmave shumë qelizorë, që ishin banorët e vetëm të Tokës për 2 ose me shumë miliard vitet e para të historisë së jetës në të, dhe organizmave me trup të fortë që shfaqen me shumicë në fosilet me vjetërsi rreth 540 milion vite. Në mënyrë të ngjashme disa nga organizmat që u shfaqën gjatë asaj periudhe ishin forma tranzitore, kalimtare, midis organizmave më të hershëm me trup të butë dhe linjave evolutive më të mëdha si peshqit, artropodët (këmbënyjëtuarit) dhe moluskët që kanë mbijetuar deri në ditët tona.

Fosili i Tiktaalik-ut

Sikundër mund të shihet në fotografinë përkrah, Tiktaalik-u[1] është një formë tranzitore, pra kalimtare, midis peshqve dhe tetrapodëve të hershëm që jetuan në Tokë. Fosilet prej 330 milion vitesh më parë dokumentojnë evolucionin e amfibëve nga katërkëmbëshve të hershëm. Skelete të mirëmbajtur nga shkembinjë që janë 230 milion vite të vjetër, tregojnë dinozaurët duke evoluar nga një linjë zvarranikësh, paraprirëse. Një shembull jetëgjatë i një formë kalimtare (tranziti) është Arkeopteriksi, një fosil i vjetër 155 milion vite që ka skeletin e një dinozauri të vogël por edhe krahë dhe pupla.


[1] Skeleti pothuajse i plotë i një fosili kalimtar zog-ngjashëm që u zbulua në Kinë në 2006-ën.

[Të pëlqeu postimi? Nëse po, atëhere mos harro të vendoshësh një “Like” tek faqja e blogut në Facebook.]

——————————————————————————————-

10 mendime mbi “Fosilet dhe dokumentimi i zhvillimit të evolucionit

  1. Këto të fundit nuk kanë as edhe një ndryshim nga këto të përditshmet…
    Më shkoi mendja që do merrje shembull, atë gjënë e dal mode “Arkeopteriksin”😛 Hahaha
    Ai s’është gjë tjetër vëçse një lloj shpendi i zhdukur,shkencëtarët kanë konstatuar se ata kanë pasur mundësi të fluturojnë njëlloj si gjithë shpendët e tjerë…. Po më vie për të qeshur me arsyetimet e evolucionistëve… Do ulja kokën po të mbanin ndonjë vlerë shkencore …Si mendon me dy fosile dëshiron që ta vërtetosh një teori me të meta dhe të pabazë…

    • Tjetrë herë mundohu të jesh më i qartë në atë që shpreh, përndryshe nuk do ta lë komentin të kalojë…
      Nëse shprehesh qartë dhe arsyeshëm do të të dalin të gjitha komentet. Përndryshe jo.🙂

  2. Që të kuptosh evolucionin duhet më parë të dish se cfarë është seleksioni natyror (apo edhe ai artifical), dhe që të dish këto të fundit duhet të kesh njohuri nga biologjia mbi materialin gjenetik, gjenet dhe mutacionet.
    Duhet të kuptosh se cfarë janë mutacionet dhe përse ato janë të rëndësishme në krijimin e aberracioneve gjenetike, të cilat kur janë të vlefshme, trashëgohen dhe i japin individit në të cilin janë realizuar një plus (+) krahasuar me individë të tjerë të species.
    Këta individë që “zhvillojnë” mutacione gjenetike apo mutacione në sjelljen e vet, kulturën e vet (krahasuar psh me një sjellje që ndiqet nga pjesa tjetër e individëve të popullatës – dhe këtu kemi të bëjmë edhe me evolucionin kulturor), këta individë pra, kanë një avantazh krahasuar me të tjerë individë dhe ky avantazh u jep mundësinë që të mbijetojnë e mëpastaj të riprodhohen e kështu si përfundim të trashëgojnë këtë tjetërsim gjenetik favorizues tek pasardhësit e vet.
    Ky proces i mutacioneve, i mbijetesës, trashëgimisë së tjetërsimeve favorizuese qëndron në thelp të krijimit të specieve të reja të cilat brez pas brezi ndryshojnë nën influencën e faktorëve rrethanorë.

    I kupton këto që shkruajta?

    Nëse jo, më thuaj çfarë nuk kupton… (Mos komento bosh siç ke bërë deri më tash. Nëse do debat, më thuaj çfarë nuk kupton apo çfarë kundërshton nga këto që të shkruajta. Shkrimet me sa duket nuk po i kupton dot, apo nuk do t’i kuptosh.)

    • Darvini ka thënë : “Përzgjedhja natyrore nuk mund të bëjë asgjë deri sa të mund të ndodhin ndryshimet e përshtatshme”

      Përzgjedhja natyrore nuk ka fuqi evolutive ajo vetëm sa i eliminon të dobëtit (ata që nuk mund të përshtaten)

      Budallallëku i Mendjelehtësisë së Lamarkut mendonte se po t’ju priteshin krahët antarëve të një familjeje për breza me rresht , atëherë fëmijët e tyre do të lindnin pa krahë… A je i pajtimit me këtë pseudo-shkencë dogmatike?

      Darvini mendonte se disa arinjë duke u përpjekur të gjuajnë ujë , me presionin e Seleksionimit natyrorë brez pas brez u kthyen në BALENA.
      Si po të duket ;Përrallë interesante apo jo?

      Në kohën e Darvinit nga niveli primitiv biologjik i shkencës nuk njiheshin ligjet themelore të trashëgimisë… E kështu shembujt e tyre të kotë nuk mirreshin si të çuditshëm…

      BioGjenetika demonstroj se nuk ishin veçoritë e fituara fizike por, vetëm gjenet që trashëgoheshin…

      Nuk është e vërtetë që mutacionet japin kontribut për Evolucionin , ato vetëm sa e dëmtojnë informacionin gjenetikë…

      A mund të japësh vetëm një shembull i mutacioni i cili shkakton dhe krijon një “Informacion komplet të ri Gjenetik”?
      Me respekt pres përgjigje…

      • 1) Thua:

        Darvini ka thënë

        Dhe akoma, thua:

        Darvini mendonte se

        Është e rëndësishme që herë tjetër të sjellësh referencat përkatëse nëse do të citosh dikë, apo të thuash se kush ka thënë çfarë… Kupton?

        1.1) Megjithatë, nuk ka rëndësi çfarë thotë x apo çfarë thotë y. Rëndësi ka çfarë është e vërtetë dhe e demonstrueshme.

        2) Thua:

        Darvini mendonte se disa arinjë duke u përpjekur të gjuajnë ujë , me presionin e Seleksionimit natyrorë brez pas brez u kthyen në BALENA

        Jo. Nuk është e vërtetë. Këtë e thua ti, dhe siç ta thash më sipër pa sjellë referenca. Nëse ti e ke kuptuar kështu siç e ke shprehur më sipër kjo flet për ty dhe kapacitetin tënd të arsyetimit.

        Nga këto që shkruan duket se nuk di çfarë thua. Ke njohuri tepër mediokre nga biologjia. Të këshilloj që përpara se të ngresh kritika ndaj ndonjë gjëje, qoftë teoria evolutive apo tjetërçka, më parë ta kuptosh atë. Dhe jo të recitosh budallëqe të të pavërteta apo gjysmë të vërteta si këto më sipër.

        3) Thua:

        Në kohën e Darvinit nga niveli primitiv biologjik i shkencës nuk njiheshin ligjet themelore të trashëgimisë… E kështu shembujt e tyre të kotë nuk mirreshin si të çuditshëm…

        Po gjenetika nuk njihej në kohën e Ç. Darvinit. Zbulimet e Mendelit erdhën më vonë. Megjithatë gjenetika vetëm sa e përforcoi dhe ofroi një vëzhgim më të imët mbi procesin evolutiv, duke ofruar një dritare mbi tjetërsimet gjenetike që janë në bazë të çdo gjallese dhe të trashëgimisë që këto lënë pas.
        Lexo këtu: Sinteza moderne
        dhe këtu: Themele të biologjisë evolutive.

        Lexo, kupto e pastaj pyet.

        Të lutem më thuaj çfarë nuk kupton, dhe jo të më recitosh gjëra kot si më sipër.

  3. Nuk qëndron problemi tek shprehja siç more shembull fjalët e mia si : Darvini ka thënë dhe Darvini mendonte…
    Nuk është problem tani do ta citoj thënien Origjinale të Darvinit:
    “Unë nuk shohë vështirësi që një racë ariu të bëhet , si pasojë e seleksionimit natyror, gjithnjë e më shumë me karakteristika ujore, me gojë gjithnjë e më të madhe,deri në krijimin e një gjigandi si balena”(1)

    Jo i nderuar mendeli ishte prift dhe si i tillë kundërshtonte rreptësisht teorinë e Evolucionit si atë të Darvinit njashtu edhe atë të Lamarkut…

    Unë thashë që Ligji i Gjenetikës ,
    Shkenca Bashkohore ka vërtetuar se trashëgimit ndodhin vetëm në GJENE e jo në veçoritë fizike…

    Ju Evolucionistët, nuk jeni aspak tolerant në debat vetëm keni dëshirë të injoroni dhe të mendoni se vetëm ju jeni më të mençurit… Jo i nderuar nuk është apsolutisht e vërtetë që pala e kundërt me ju (kreacionistët) janë të mangët, përkundrazi ne zotërojmë fakte të panumërta që dëshmojnë kundër evolucionit…

    A mund të jepni një shembull të një mutacioni gjenetik ose procesi evolucionist që shton informacionin në gen?

    REFERENCAT ( )
    ————————————————————————
    Ç.Darwin ,, The Origins of Species” A facsmile of the first Edition , Harvard University press.1964 s. 184…

    • Thua:

      Nuk është problem tani do ta citoj thënien Origjinale të Darvinit:
      “Unë nuk shohë vështirësi që një racë ariu të bëhet , si pasojë e seleksionimit natyror, gjithnjë e më shumë me karakteristika ujore, me gojë gjithnjë e më të madhe,deri në krijimin e një gjigandi si balena”(1)

      E marrim të mirëqenë se kjo është vërtetë një thënie e Darvinit dhe se përkthimi është korrekt. Tani, ajo që nuk kupton ti dhe që të lë gojëhapur, dmth të habitur, është se si nga një racë/specie me kalimin e kohës, brez pas brezi, të dali një apo më shumë raca/specia të tjera…
      Për të kuptuar se si ndodh ky fenomen, duhet të kuptosh shumë hallka që janë të ndërlidhura. Ariu dhe balena aty janë sa për ilustrim. Por le të marrim një shembull të vërtetuar, atë të evoluimit të sqepit të zogjve. Zogjtë, në varësi të ambientit ku jetojnë mënyrës se si ushqehen dhe aktiviteteve që bëjnë kanë forma, madhësi dhe karakteristika të ndryshme të sqepit njëri nga tjetri. Përse vjen dhe si vjen kjo? Kjo vjen me ndryshime të ngadalta, nga brezi në brez.
      Supozojmë se një zog/individ i species X zhvillon apo lind me një tjetërsim gjenetik që e bën sqepin më të fortë apo më rezistent gjatë thyerjes së farave. Atëherë ky individ do të ketë atë që quhet avantazh selektiv, krahasuar me individët e tjerë të species së vet. Këtë avantazh selektiv ky individ me anë të riprodhimit, ia kalon pasardhësve të vet, të cilët gjithashtu mbartin avantazhin selektiv, që kujtojmë erdhi nga një mutacion rastësor.
      (Ky është roli i mutacioneve rastësore. Nodnjëherë mutacionet janë të dëmshme sepse të pavlera; ndonjëherë nuk bëjnë as mirë as keq, e ndonjëherë tjetër mutacionet japin të mira… kur formojnë apo fuqizojnë ndonjë karakteristikë.)
      Me kalimn e brezave, këta zogj, që janë pasardhës të zogut tonë fillestar, mund të pësojnë të tjera mutacione të rastësishme të cilat shtojnë e kështu rimodelojnë, e njëkohësisht selektojnë vetëm ata individë që mbartin karakteristika favorizuese për ambientin ku jetojnë…
      Me kalimin e brezave, shekujve, mijëvjeçarëve, mijëra vjeçarëve etj etj, pra kohë evolutive (që shkojnë përtej konceptit njerëzor të kohës – dhe këtu hyjnë në punë fosilet si dokumente që i shpëtojnë kohës) rezulton se këta pasardhës janë “larguar” tepër nga individët fillestarë, që ne morrëm si shembuj.
      Këtu, konkludojmë, me përkufizim, se për shkak të diferencave kemi dy specie të ndryshme…


      Thua:

      Unë thashë që Ligji i Gjenetikës ,
      Shkenca Bashkohore ka vërtetuar se trashëgimit ndodhin vetëm në GJENE e jo në veçoritë fizike…

      Thashë gjë të kundërtën? Trashëgimia është gjenetike, me përkufizim.🙂 Ti ke ato karakteristika fizike sepse i ke të trashëguara, sado të përziera, pjesërisht nga nëna e ppjesërisht nga babai yt biologjik. Nuk ka dyshim, pra, se trashëgimia është gjenetike.

      Ju Evolucionistët, nuk jeni aspak tolerant në debat vetëm keni dëshirë të injoroni dhe të mendoni se vetëm ju jeni më të mençurit…

      Më duket se jam treguar më se tolerant me ty. Unë nuk të injorova, pavarësisht se ti shkruan budallëqe dhe gjëra të pakuptimta, e madje edhe kontradiktore. Unë, të them të vërtetën, më duket sikur po komunikoj me një fëjim të kopshtit. (Çfarë moshe dhe shkollimi ke, meqë ra fjala?)
      Mençurinë nuk e gjykoj dot, por di të them se nga fusha e biologjisë je injorant – dhe ky është një konstatim që del nga gjykimi i atyre që ti shpreh. Nuk ka asgjë për t’u ofenduar këtu… Kështu e mendoj.


      Thua:

      A mund të jepni një shembull të një mutacioni gjenetik ose procesi evolucionist që shton informacionin në gen?

      Me pak fjalë, kjo është një shprehje komplet idiote. Ky debat mbyllet këtu.
      Nëse do të vazhdosh debatin, duhet më parë të informohesh dhe t’i përdorësh termat/fjalët me kuptimin e tyre të gjithëpranuar. Të këshilloj të lexosh këto shkrimet/postimet dhe të komentosh/pyesësh për gjëra specifike pa kaluar nga një degë në tjetrën.
      Postimet: 1) Transkriptimi dhe Translatimi i informacionit gjenetik; Mutacionet e Gjeneve;
      2) Mutacionet, popullatat dhe evolucioni;
      3) Biologjia molekulare dhe evoluconi;
      4) Roli i mutacioneve ne evolucion.

      Shëndet.

  4. Po të jap një citim:

    I am a creationist and an evolutionist. Evolution is God’s, or Nature’s method of creation. Creation is not an event that happened in 4004 BC; it is a process that began some 10 billion years ago and is still under way.
    Theodosius Dobzhansky, “Nothing in Biology Makes Sense Except in the Light of Evolution”

    (1973)

  5. O Romero, lexoi ore ato qe po te thote rinstinkt dhe pastaj derdellit… Nuk e kupton se ai po te ben nje favor te madh duke u treguar i duruar me ty dhe duke te te shpjeguar?

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s