Qëniet e gjalla u shfaqën për herë të parë në Tokë

Qëniet e gjalla u shfaqën për herë të parë në Tokë.

Provat nga fosilet më të lashta tregojnë se jeta ka ekzistuar në Tokë për më të shumën e historise së saj. Paleontologjistët në Australinë Perëndimore kanë zbuluar shkëmbinj të shtresëzuar të njohur si stromatolitë[1] që duket të kenë rezultuar nga veprimi i baktereve të paktën 3.4 miliard vite më parë, dhe fosile të cianobaktereve (alga blu-të gjelbëra) janë datuar si rreth 3.5 miliard vite të vjetra. Të tjera prova kimike sugjerojnë se jeta mund të këtë lindur shumë më përpara, brenda pak qinda milionë vitesh pasi sipërfaqja e Tokës u ftua përfundimisht. Të kuptosh se si filloi jeta është njëherësh një problem shkencor nxitës dhe i vështirë. S’ka prova fosile që të tregojnë për jetën më të vjetër se 3.5 miliard vite, të paktën ende nuk janë gjetur. Ri-krijimi i kushteve që cuan në lindjen e këtyre organizmave të vjetër është e vështirë sepse dihet shumë pak, në mos fare, mbi karakteristikat kimike dhe fizike të Tokës së hershme. Gjithsesi, shkencëtarët kanë qenë duke zhvilluar hipoteza se si organizmat vet-replikues mund të jenë formuar dhe mund të kenë filluar të evoluojnë, dhe kanë testuar mundësinë për të ndodhur të këyre hipotezave nëpër laboratorë.  ndërsa asnjë nga këto hipoteza nuk ka arritur të gjëjë konsensusin e plotë, disa progrese janë bërë mbi këto pyetje themelore.

Që prej 1950-ës qindra eksperimente laboratorike kanë treguar se përbërjet kimike më të thjeshta të Tokës, përfshirë ujin dhe gazet vullkanike, mund të kenë reaguar për të formuar disa nga njësitë molekulare themelore të jetës, si molekulat që përbëjnë proteina, ADN-në apo molekulat që përbëjnë membranat qelizore. Edhe meteoritet e ardhur nga hapësira e jashtëme (jashtë Tokës) përmbajnë disa nga këto njësi themelore, molekula bazë, dhe astronomët duke përdorur radio-teleskopë kanë gjetur dis anga këto molekula në hapësirën ndëryjore.

Që të mund të fillonte jeta duheshin plotësuar disa kushte, tre kushte. Së pari, grupet e molekulave që mund të ripordhonin vetveten duhet të takoheshin, të mbidheshin sëbashku. Së dyti, kopjet e këtyre asemblazheve molekulare duhet të shfaqnin variacion, në mënyrë të tillë që disa prej tyre të ishin më të afta në shfrytëzimin e rezurseve dhe në përballjen me sfidat e ambientit. Së treti, variacionet duhet të jenë të trashëgueshme, në mënyrë që disa variante të mund të rriten në numër në kushte ambientale të favorshme.

Ende asnjë nuk e di se cili kombinim molekulash takoi i pari këto kushte, por kërkuesit shkencorë kanë treguar se si ky proces mund të këtë punuar duke studiuar një molekulë të njohur si ARN. Kërkuesit, së fundmi, zbuluan se disa molekula ARN-je mund të rrisin shkallen e zhvillimit të disa reaksioneve kimike specifike, përfshirë replikimin e pjesëve të molekulave të ARN-ve të tjera. Nëse një molekulë si ARN-ja mund të riprodhonte vetveten (ndoshta me asistencën e ndonjë molekule tjetër, apo molekulave të tjera), ajo mund të krijonte bazat për jetën e një organizmi të thjeshtë. Nëse keto molekula vet-replikuese paketoheshin në fshikëza apo membrana kimike, ato mund të kenë formuar “protoqeliza” – versionet e para të qelizave të thjeshta. Ndryshime në këto molekula mund të shpinin në variacione, si për shembull, replikimi me eficient  në një ambient karakteristik. Në këtë mënyrë, seleksioni natyror do të mund të fillonte të operonte, duke krijuar mundësi (oportunitete) për “protoqelizat” që kishin inovacione, apo risi molekulare, në rritjen e kompleksietit.

Ndërtimi i një hipoteze (totalisht) të pranueshme mbi origjinën e jetës do të kërkojë që shumë pyetje të zgjidhen. Shkencëtarët që studiojnë origjinën e jetës nuk e dinë akoma se cilat sete me elementë kimike mund të kenë filluar të parat replikimin e vetvetes. Edhe nëse arrihet që, që  nga elementë të thjeshtë të  ndërtohet një qelizë e gjallë në një laborator, nuk do të thotë se natyra ndoqi të njëjtën rrugë miliarda vite me pare, në Token e hershme. Historia e shkencës tregon se edhe pyetje shumë të veshtira si ajo mbi mënyrën e lindjes së jetës bëhen të zgjidhshme si pasojë e avancimeve në teori, e zhvillimit të instrumenteve të reja dhe e zbulimit të fakteve të reja.


[1] Stromatolitët modern janë formuar nga organizma njëqelizorë; për nga struktura u ngjajnë shume strukturave te formuara nga disa prej gjallesave te par ate Tokës.

Advertisements

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s