Prova në mbështetje të evolucionit biologjik

Shumë fusha të shkencës kanë gjetur prova që mbëstesin evolucionin biologjik

Shumë lloje provash kanë kontribuar në të kuptuarit shkencor të evolucionit biologjik dhe pasojave të tij. Disa nga këto prova, si fosilet e kafshëve që kanë një kohë të gjatë që janë zhdukur (të gjendshme nëpër shkëmbinjtë sedimentarë) dhe shpërndarja gjeografike e specieve – ishin të njohura për shkenctarët e shekullit të 19-të dhe më parë. Të tjera lloje provash, si krahasimi i sekuencave të ADN-së, mundën të përdoreshin vetëm në shekullin e 20-të dhe të 21-të, me avancimin e njohurive mbi acidet nukleike dhe njohuritë teknike.

Provat për evolucionin nuk vijnë vetëm nga shkencat biologjike por edhe nga kërkimet historike dhe moderne në antropologji, astrofizikë, kimi, gjeologji, fizikë, matematikë dhe disiplina të tjera shkencore, ku përfshihen edhe shkencat e sjelljes dhe shkencat shoqërore.

Astrofizika dhe gjeologjia kanë treguar se Toka, planeti ynë, është mjaftueshëm e vjetër që evolucioni biologjik të mund të ketë rezultuar në speciet që shihen sot. Fizika dhe kimia kanë sjellë metoda datimi që kanë përcaktuar kohën (kohëzgjatjen) e ngjarjeve evolutive kyçe, thelpësore. Studime në specie të tjera, kanë treguar jo vetëm vazhdimësi fizike por edhe ngjashmëri të sjelljes midis specieve të ndryshme. Antropologjia ka siguruar prova të reja mbi origjinën e njeriut dhe ndërveprimin midis biologjisë dhe faktorëve kulturorë në formësimin e sjelljeve njerëzore dhe sistemeve sociale.

Si në çdo fushë aktive të shkencës, shumë pyetje kërkojnë ende përgjigjje. Biologët vazhdojnë të studiojnë marëdhëniet evolutive midis organizmave, ndryshimet gjenetike që prekin formën dhe funksionin e organizmave, efektet e organizmave në ambientin fizik të Tokës, evolucionin e inteligjencës dhe të sjelljeve shoqërore, dhe shumë e shumë çështje të tjera interesante. Por në çdo rast bëhen pyetje për të mësuar më shumë mbi si, dhe jo kur; evolucioni ka ndodhur dhe vazhdon të ndodh. Shkencëtarët po hetojnë më tej mbi mekanizmat që prodhojnë ndryshime evolutive dhe pasojat e këtyre ndryshimeve. Gjithsesi nuk duhet thenë se evolucion do të thotë progres; kjo nuk është e vërtetë.

Evolucioni biologjik është pjesë e një narrative historike që kërkon vëmendje, që kërkon shpjegim, dhe për të cilën shkencëtarët kanë mësuar mjaft gjëra të reja këto pak shekujt e fundit. Narracioni fillon me formimin e universit, sistemit diellor, dhe të Tokës, e cila rezultoi me  kushtet e nevojshme që jeta, sipas konceptimit tonë antropo-centrik, të mund të lindte dhe zhvillohetj…

Ndërsa  shumë pyetje mbeten ende mbi origjinën e jetës në Tokë, shfaqja e jetës vuri në lëvizje një proces biologjik që vazhdon edhe më sot. Sot, kapituj të rinj të këtij narracioni po zbulohen nëpërmjet studimit të proceseve gjenetike,  përgjegjëse për ndryshimet evolutive.

 

[Nëse postimi të pëlqeu, dhe do të qëndrosh i/e azhornuar, mos harro të vendoshësh një “Like” tek faqja e blogut në Facebook.]

2 mendime mbi “Prova në mbështetje të evolucionit biologjik

  1. Ka dicka te rendesishme qe nuk sqarohet sa duhet ne argumentin tuaj. Evolucioni biologjik eshte fakt dhe jo teori pra nuk ka shume nevoje per prova. Thjesht permendja qe njerezit e kane shfrytezuar procesin e evolucionit ne favor te tyre prej mijera vitesh psh. duke pershtatur bimet me te cilat ushqehen dhe se fundmi kafshe te ndryshme shtepiake si qeni ku jane krijuar raca te reja qe nuk ekzistonin vetem pak dhjetevjecare me pare thjesht duke perdorur seleksionim artificial mjafton.

    Ajo cfare ama ka nevoje per prova dhe permiresim te vazhdueshem eshte teoria e seleksionimit natyral e formuluar se pari nga Darvini dhe Uallace ku fakti i evolucionit shpjegohet me mekanizmat e kombinimit seksual dhe mutacioneve ku natyra sherben si seleksionuesja.

    Mendoj se eshte ndryshim mjaft i rendesishem qe nuk duhet lene pa permendur asnjehere.

    • Mirë!
      Po, evolucioni është fakt!
      Natyrisht, mund të ishte sqaruar më mirë se çfarë kam bërë unë, por jam i sigurt se edhe ashtu siç është shkruar nuk është shkruar keq.
      Evolucioni është fakt! Përveç gjitarëve me push, ngjyrë, dhe trup “të modeluar”, që ne kemi krijuar dhe krijojmë, dhe mbajmë tek shpitë tona për t’u argëtuar!, janë edhe të ashtuquajturit viruse, që njeriut nja ca herë i shkaktojnë ca probleme, ndër të cilat edhe influenca (apo gripi)… dhe që na pëlqen apo jo, evoluojnë herë pas here… me qëllim mbijetesën e vet.

      Ajo cfare ama ka nevoje per prova dhe permiresim te vazhdueshem eshte teoria e seleksionimit natyral e formuluar se pari nga Darvini dhe Uallace ku fakti i evolucionit shpjegohet me mekanizmat e kombinimit seksual dhe mutacioneve ku natyra sherben si seleksionuesja.

      Ah! Këtu, ka një gabim të vogël. SEleksioni natyror nuk është teori! Mund të themi se është më së paku fakt. Sikundër është fakt seleksioni(mi) artificial, pra ai që ju (ti) më lart e ngatërroni me procesin e evolucionit! Evolucioni ndodh me anë të seleksionit natyror (apo artificial). Evolucioni pa seleksionin (dhe kur thuhet seleksion kihen parasysh një sërë faktorësh që veprojnë, të gjithë të shtyrë nga nevoja për të mbijetuar) nuk mund të… kryhet, ndodh apo zhvillohet!🙂

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s